E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Miss Amerika, 23 vjeçarja nga Nju Jorku

x
Madhësia e gërmave - +
Kurorën e Miss Amerikës e mori këtë vit një 23-vjeçare nga New Yorku. Mallory Hagan fitoi konkurin e bukurisë, nata finale e të cilit u mbajt mbrëmë në pikën turistike Planet Hollywood dhe Kazino në Las Vegas.

Ajo e mori çmimin pasi interpretoi në kërcimin TAP, nën tingujt e melodisë së këngës së famshme të James Brownit “Get up off of that thing”. Kërcimi ishte pjesë e garës për talentin brenda konkurimit.

Bukuroshja Mallory Hagan, po ashtu ju përgjigj sipas një mënyre, e cila u vlerësua nga juria, pyetjes në se duhen vendosur rojet e armatosura nëpër shkolla, pas tragjedisë me armë zjarri që ndodhi muajin e kaluar në shkollën fillore të Newtownit në Connecticut.

Përgjigja e saj e mençur, ishte se dhuna nuk duhet luftuar me dhunë. Çmimi i Miss Amerikës, shoqërohet me një bursë prej 50 mijë dollarësh për të ndjekur studimet. Ajo pritet që këtë vit të mbetërimit të saj si Miss Amerika ta kalojë me turne në mbarë vendin, gjatë të cilave sigurohen fonde për Rrjetin Mrekullia e Fëmijëve, që është fondacioni zyrtar i Miss Amerikës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Fatbardh Doci S.C.New Yor
14.01.2013 03:28

Peshendetje-Congratulatin!
E Nderuara iss.Malloru Hagan!
Peryemersihst te Pershendesim per suksesin e Arritur ne Nje konkurenc shume te madhe mes 51 shteteve.
Mosha e juaj shume e re te korr sukse kaq e te mdhe esht nje premtim per te arthmen.
Duke patur parasysh se ne vlersimin e Miss.amerikes nuk ka cmim vetem per bukuri por jane disa kushte te tjera vlesuse.Nderto pytje interesante ka qene qe e gjith elita american po dskuton problemin e armve pas tragjedise dhe dir sote akoma nuk ka nje pergjigje te pranushma.Ju keni dhene nje pergjigje Filloyofike,Politike,Juridike,Hyjnore

Besojm qe se shpejte edh vashat shqiptare te konkurojne per Miis Americen.

Me urimet me te mira
Bes wishes sincerly
Fatbardh Doci


nga: Anonim
13.01.2013 21:05
Bukurine qe ta ka fal zoti e harmonizuare me zgjuaresine eshte nje Miss i vertete i Amerikes..urime bukuroshes te zgjuar Hagan..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive