E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / SHBA

USA Today: Armstrong pranon përdorimin e drogës

Ish-kampioni amerikan i çiklizmit i kërkoi falje personelit të organizatës së tij bamirëse, për publicitetin negativ shkaktuar nga akuzat se kishte përdorur drogë

lance
lance
Madhësia e gërmave - +
Gazeta USA Today njofton se ish-kampion bote në çiklizëm, amerikani Lance Armstrong ka pranuar se kishte përdoriur drogës për të rritur formën e tij sportive.

Gazeta tha se një burim konfirmoi se gjatë një interviste të regjistruar të hënën me personaliteten televizive Oprah Winfrey, Lance Armstrong pranoi se ai shkeli rregullat ndërkombëtare të çiklizmi. Deri tani as Winfrey dhe as Armstrong nuk kanë zbuluar hollësi nga intervista që pritet të transmetohet të enjten nga rrjetet televizive amerikane.

Armstrong u bë një atlet të klasit botëror pas kalimit të një rasti të rëndë të kancerit në fillim të karrierës së tij. Shtatë fitoret radhazi të garës raskapitëse me biçikletë, Tour de Francë ai i korri pas rimëkëmbjes nga kanceri.

Dje, ish-kampioni amerikan i çiklizmit Lance Armstrong i  kërkoi falje personalisht personelit të organizatës së tij bamirëse mbi Kancerin, për publicitetin negativ  shkaktuar nga akuzat se ai kishte përdorur drogë për shtimin e forcës sportive.

Shtatë-herë fitues i Tour de France dhe mbijetues i kancerit, Lance Armstrong është themelues i Fondacionit Livestrong  me qëndër në Austin, Texas.

Dëshmitarët thonë se Armstrong u përpoq të mbante lotët ndërsa kërkoi falje, por ai nuk komentoi drejtpërdrejt për akuzat e përdorimit të drogës.  Armstrong i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se është i qetë dhe i gatshëm për të folur sinqerisht.

Kurrë nuk është provuar se Lance Armstrong ka marrë drogë për shtimin e fuqisë sportive dhe vitin e kaluar hetuesit federalë e pushuan çështjen ndaj tij, pasi nuk gjetën ndonjë fakt.

Por një hetim nga Agjencia amerikane Anti-Doping arriti në përfundimin se Armstrong ishte i përfshirë thellë në një program kompleks të sofistikuar të paligjshëm të drogës. Një numër çiklistësh të tjerë kanë dëshmuar se Armstrong kishte përdorur një numër të substancash të ndaluara.

Federata Ndërkombëtare e çiklizmit ia hoqi Lance Armstrongut shtatë titujt si fitues i Tour de France dhe e ka ndaluar të marrë pjesë në gara çiklizmi.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive