E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Rasti Armstrong rrezikon çiklizmin ndërkombëtar

lancelance
x
lance
lance
Madhësia e gërmave - +
Një figurë e rëndësishme në lëvizjen olimpike thotë se rrëfimi i ish yllit të çiklizmit Lance Armstrong se ai përdori drogë për të shtuar forcën sportive mund të rrezikojë sportin e çiklizmit në lojërat e ardhshme olimpike ..
 
Anëtari i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Dick Pound tha për agjencinë e lajmeve Reuters se një gjë e tillë mund të shihet nëse  vërtetohet se Federat Ndërkombëtare e Çiklizmit ka vepruar në mënyrë të papërshtatëshme në rastin Armstrongut.
 
Shefi i Agjencisë amerikane Anti-Doping, Travis Tigart, ka thënë se Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit ka pranuar një dhuratë prej 100 mijë dollarësh nga Lance Armstrong, dhe se kjo shumë mund të shihet si përpjekje e Armstrongut për të mbuluar përdorimin ilegal të drogës.
 
Personalitetja televizive Oprah Winfrey konfirmoi mbrëmë se ish-kampioni i botës në çiklizëm, Lance Armstrong foli hapur mbi  përdorimin drogës gjatë garave Tour de France, ku ai fitoi 7 prej tyre..
 
Winfrey i tha mbrëmë programit televiziv CBS News se ajo dhe Armstrong kishin rënë dakord që të mos diskutonin rreth intervistës para se ajo të transmetohej në rrjetin e saj më vonë këtë javë. Por Opra Winfrey tha se vendosi të flasë, sepse rrëfimi tashmë ishte konfirmuar nga burime të lajmeve.
 
Armstrong bëri një rrëfimin emocional gjatë një interviste të hënën. Winfrey tha Armstrong nuk foli aq hapur sa ajo kishte shpresuar, por mbeti e kënaqur nga përgjigjet.
 
Prej kohës, Lance Armstrong, 41-vjeçar i mbijetuar i kancerit,  kishte mohuar përdorimin e drogës  pavarësisht zërave të vazhdueshme për të kundërtën..
 
Në gusht, Armstrongut iu hoqën 7 titujt fitues të Tour de France pasi Agjencia amerikane Anti-Doping tha se kishte prova se ai ishte kishte përdorur doping për të përmirësuar formën sportive.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive