E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Transferimi paqësor i pushtetit në SHBA

x
Madhësia e gërmave - +
Jeffrey Young
 Presidenti Barack Obama do të bëjë betimin për mandatin e tij të dytë këtë muaj. Të dielën, më 20 janar ai bën zyrtarisht betimin sipas ligjit. Por ceremonia do të përsëritet për publikun të hënën më 21 janar. Inaugurimi i Presidentit është pika kulmore e një procesi politik që filloi mbi një vit e gjysmë më parë. Ceremonitë i kanë rrënjët në traditë dhe simbolizëm, dhe synojnë vazhdimësinë dhe forcën e sistemit politik amerikan.
 
Në mesditën e 20 janarit, vitin që pason zgjedhjet presidenciale të nëntorit, një president i ri merr detyrën ose presidenti aktual betohet vazhdon mandatin e dytë.
        
Dita e inaugurimit është një traditë e pandërprerë që nga viti 1789, kur Shtetet e Bashkuara zgjodhën Presidentin e parë, George Washington.
        
Ceremonia përcjell mesazhin e forcës dhe qëndrueshmërisë së presidencës amerikane. Siç thotë profesori i Universitetit Georgetown Mark Rom, është një moment me fuqi simbolike për popullin amerikan.
  
“Sepse është momenti kur një president i zgjedhur në mënyrë demokratike lë detyrën dhe një tjetër president i zgjedhur në mënyrë demokratike merr detyrën. Dhe tranzicioni është paqësor dhe ceremonial”.
        
Në rastet kur një president i ri merr detyrën, ai takohet me presidentin që po largohet në Shtëpinë e Bardhë në mëngjesin e ditës së inaugurimit. Ata shkojnë në Kapitol së bashku për ceremoninë e betimit.
        
Atje i presin anëtarë të Kongresit, anëtarët e Gjykatës së Lartë, zyrtarë nga administrata e vjetër dhe shumë prej atyre që do të shërbejnë në administratën e presidentit të ri.
        
Kjo tregon edhe mbështetje për detyrën e presidentit, edhe reflektim për vazhdimësinë politike.
        
Presidenti i ri e bën betimin në mesditë, nën drejtimin e kreut të Gjykatës së Lartë. Edhe prania e tij ka simbolikën e vet, thotë profesori i Universitetit Johns Hopkins, Ben Ginsberg.
“Do të thotë që fakti që ky individ po ushtron pushtet është në përputhje me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, ligjet e Shteteve të Bashkuara dhe urtësinë dhe shpresën e themeluesve të vendit tonë”.

Si kreu i shtetit, presidenti përshëndetet me 21 të shtëna.
       
Ai mban gjithashtu fjalimin e inaugurimit.

         “Sot unë ju them se sfidat tona janë reale, serioze dhe të shumta”.
   
         “E gjithë bota do t’i ketë sytë atje,  i gjithë vendi do të presë të shohë se cili është vizioni i tij për presidencën”.
        
Pasi bën betimin, presidenti shkon në Shtëpinë e Bardhë, para së cilës mbahet një paradë madhështore. Grupe nga i gjithë vendi vijnë  në Uashington, një veprim që simbolizon mbështetjen për presidentin e ri.
        
Më pas në mbrëmje, festimet vazhdojnë dhe presidenti merr pjesë në disa ballo për nder të inaugurimit të tij.
        
Puna e presidentit të Shteteve të Bashkuara është quajtur më e vështira në botë. Por sfidat e mëpasshme fillojnë me një ditë të mbushur me premtim dhe shpresë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Ruzhdi nga: Gjakove
17.01.2013 07:13
Presidentit te tanishem dhe te ardhshem z. Barack Obama i cili se shpejti do të bëjë betimin për mandatin e tij të dytë i uroj shendet e sukses! E prifte dhe e percjellte e mbara!
Kur do te mundemi me thane a me shkrue dicka ngjajshem per Shqiperi dhe per Kosove “Do të thotë që fakti që ky individ po ushtron pushtet është në përputhje me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, ligjet e Shteteve të Bashkuara dhe urtësinë dhe shpresën e themeluesve të vendit tonë”.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive