E premte, 24 maj, 2013

Lajme / SHBA

Sigurimi për ditën e inaugurimit

x
Madhësia e gërmave - +
Më shumë se 500 mijë vetë pritet të dalin në zonën mes ndërtesës së Kongresit amerikan dhe Shtëpisë së Bardhë për inaugurimin presidencial të hënën. Kjo është sa një e treta e njerëzve që morrën pjesë në inaugurimin e parë të presidentit Barack Obama katër vjet më parë. Megjithatë një ngjarje e madhe si kjo paraqet sfida për sigurimin.

Inaugurimet presidenciale janë të përgatitura me kujdes. Betimi në praninë e personaliteteve të larta të huaja dhe të vendit. Lëvizja e presidentit për dhe në Shtëpinë e Bardhë, turmat masive që mblidhen përgjatë kësaj rruge. Të gjitha këto përbëjnë sfida për sigurimin.  

Jessica Zuckerman është eksperte për sigurinë në Fondacionin Heritage.
 
“Ngjarja zhvillohet në një zonë të gjerë. Kam parasysh paradën e inagurimit dhe ceremoninë e betimit. Ka probleme për të siguruar se këto perimetra janë të sigurta pa ndërprerë biznesin e përditshëm.”
 
Zyrtarët kanë punuar për një plan të sigurisë për inaugurimin për më shumë se një vit. Shërbimi Sekret amerikan, që ruan presidentin çdo ditë, është në krye të misionit dhe do t’i bashkohen forcat federale dhe lokale nga më shumë se 80 juridiksione në mbarë vendin.
 
Ata do të kenë sytë dhe mendjen në majat e ndërtesave, në qiell dhe mbi turmat.
 
Përsëri, Jessica Zuckerman.
 
“Vëmendje do të përqëndrohet për të kapur çdo gjë të pazakontë. Mbetet i njëjti parim, në se sheh diçka, thuaj diçka. Ata do të shohin gjithçka që mund të përbëj një kërcënim të mundshëm.”
 

6 mijë trupa të Gardës Kombëtare do të jenë pjesë e Departamentit të Policisë së Washingtonit. Ata do të ndihmojnë me kontrollin e trafikut dhe të turmës.  Barrierat janë vendosur përgjatë ndërtesave federale dhe përgjatë shtegut të parades për të kontrolluar rrjedhën e turmës dhe qasjen në zonat e sigurisë.  
 
Sigurimi do të koordinohet nga një qendër komande në një vend të fshehtë jashtë qytetit. Zyrtarët thanë se kanë marrë masa për çdo të papritur në mënyrë që të mos ndërpriten procedurat e inagurimit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive