E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Mundësitë dhe sfidat për Presidentin Obama

x
Madhësia e gërmave - +
Dan Robinson
Mandati i dytë paraqet shanse të mëdha për Presidentin Barak Obama, por edhe sfida si përsa i përket çështjeve të brendshme ashtu edhe në lidhje me politikat e jashtme. Analistët shprehen se ai është i vendosur të gjejë mënyrat për të arritur rezultate konkrete. 
 
Krijimi i vendeve të punës dhe nxitja e rritjes ekonomike do të vazhdojnë të jenë objektivat kryesorë brenda vendit për Presidentin Obama gjatë mandatit të tij të dytë.
Por gjasat janë që ai të mos gjejë bashkëpunimin që do të dëshironte nga  opozita republikane.

Për një nga çështjet kryesore, rritja e tavanit të borxhit të vendit, zoti Obama po qëndron i palëkundur.

"Ne kemi mundësi të krijojmë një paketë masash që e realizon këtë. Unë jam i gatshëm të zhvilloj bisedime, por nuk do ta bëj një gjë të tillë ndërkohë që dështimi i tyre kërcënon popullin amerikan."

I nxitur nga masakra e muajit të kaluar të 26 fëmijëve dhe mësuesve në një shkollë të shtetit Konektikat, programi i mandatit të dytë të zotit Obama përfshin legjislacion mbi armët.

Shoqata Kombëtare e Armëve po e kundërshton ashpër presidentin lidhur me propozimin e masave të reja për kontrollin e armëve.

Zoti Obama është i vendosur të realizojë edhe reformën e imigracionit, një objektiv i papërfunduar gjatë mandatit të parë. Por, kjo do të kërkojë krijimin e aleancave në Kongres.

"Duhet të shfrytëzojmë momentin, dhe shpresa ime është që të propozojmë një ligj, dhe të fillojmë procesin në Kongres menjëherë pas inaugurimit të mandatit të dytë".

John Hudak i Institutit Brookings parashikon se zoti Obama do të kërkojë të arrijë rezultate në çdo mënyrë të mundur.

"Mendoj se Presidenti dëshiron që pas tij të zgjidhet sërish një demokrat, dhe mënyra më e mirë që një demokrat të fitojë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 është që zoti Obama të jetë një shembull i realizimit të politikave."

Përsa i përket çështjeve të jashtme, Presidenti Obama do të mbikqyrë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, e planifikuar për vitin 2014.

Programi bërthamor i Iranit dhe veprimet e mundshme të ushtrisë izraelite mund të kërkojnë vendime kritike, ashtu si dhe konflikti i dhunshëm në Siri.
Analistët presin që zoti Obama të jetë i kujdesshëm në rastet e dërgimit të aseteve ushtarake amerikane jashtë vendit, duke u mbështetur më tepër tek partnerët ndërkombëtarë.

Ish diplomati Karl Inderfurth punon për Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

"Mund të ketë raste, gjatë katër viteve të ardhshme, kur trupat amerikane mund të duhet të dërgohen diku, ku ne nuk e parashikojmë tani. Por do të jetë i rëndësishëm një nivel i lartë ndikimi i atyre rasteve tek interesat jetike kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe partnerët që na mbështesin."

Analistët thonë se përvoja në politikën e jashtme e Presidentit mund ta ndihmojë atë në marrëdhëniet kyçe me homologët e tij të huaj, duke përfshirë udhëheqësin e ri të Kinës, Xi Jinping, dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive