E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Arkeologjia shqiptare dhe mbështjetja amerikane

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
SHBA sapo i dhuruan arkeologjisë shqiptare një fond prej 103 mijë dollarë për të mirëmbajtur koleksionet shkencore dhe modernizuar mjediset muzeale të Qendrës Albanologjike.

Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu nënshkroi grantin për mirëmbajtjen e fondit arkeologjik të Qendrës për Studime Albanologjike, financim ky si pjesë nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. 
Specialistët shqiptarë pohojnë se ky grant do të shërbejë për mbrojtjen dhe kujdesin e mjediseve të mbi 20 mijë objekteve arkeologjike të fondit themelor dhe afro 50 mijë të tjera të fondit studimor.
 


Drejtuesi i degës shqiptare të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve, Ilirian Gjipali, thotë se pasi të jenë rehabilituar dhe modernizuar mjediset e ruajtjes së objekteve të kësaj Qendre, në fazën e dytë do të punohet për restaurimin e objekteve, skedimin dixhital të vlerave historike dhe ekspozimin më të mirë të tyre. Mirëmbajtja e fondeve themelore po bëhet ndërkohë që në terren veprojnë 20 ekspedita për kërkime të reja arkeologjike, 15 nga të cilat janë projekte bashkëpunimi të shkencëtarëve shqiptarë me ata amerikanë, italianë, francezë dhe gjermanë etj.
 
Granti i SHBA për arkeologjinë administrohet nga dega shqiptare e Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve. Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e trashëgimisë kulturore mbështet përpjekjet e shkencëtarëve në 100 vende në zhvillim në të gjithë botën. Dhurata nga amerikane nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ardhur edhe si një ndihmë domethënëse me rastin e 65 vjetorit të arkeologjisë shqiptare.
 
Qendra e Studimeve Albanologjike ruan një koleksion prej mbi 20 mijë objektesh arkeologjike nga periudha prehistorike e deri tek ajo mesjetare, të zbuluara në Shqipëri. Shumë prej tyre janë shembuj unikë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe kanë rëndësi të jashtëzakonshme.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Meleq Zerani nga: Tirane
19.01.2013 20:55
Zbulimet arkelogjike dhe kryesisht Qyteterimi i Pelionit te lashte e te fshehtat e tij ne treven e Korces dhe kryesisht ne Devoll do te tregojme per fillimet e shtetit Ilir dhe eshte deshmi per Ballkanin dhe Evropen sepse Pellgu i Korces eshte thesari i kombit shqipetar qe kerkon mendje te ndritura per ti zbuluar keto thesare arkelogjike te treves te Korces..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive