E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Bota

Britania, përfundoi kriza e pengjeve në Algjeri

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretari britanik i Mbrojtjes Philip Hammond thotë se kriza e pengjeve në Algjeri ka marrë fund dhe se janë vrarë edhe njerëz të tjerë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi sot në Londër me homologun e tij amerikan Leon Panetta, zoti Hammond tha se terroristët janë të vetmit që mbajnë përgjegjësi për vdekjet. Ministria e Jashtme britanike thotë se më pak se 10 britanikëve nuk u dihet fati.

Këto komente erdhën menjëherë pasi agjencia algjeriane zyrtare e lajmeve APS tha se forcat speciale të vendit kanë filluar një sulm përfundimtar ndaj islamikëve, të cilët kanë mbajtur disa pengje në një kompleks gazi në një shkretëtirë të Algjerisë.

Agjencia APS njoftoi se forcat speciale kanë vrarë  11 terroristë me lidhje me Al Kaidën. Sipas burimeve, rrëmbyesit kanë vrarë të paktën 7 pengje të huaja, por se kjo shifër mund të rritet. Franca tha sot se Algjeria dha përgjigjen më të përshtatshme për situatën e pengjeve, sepse ata nuk mund të zhvillonin negociata me terroristët.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se Uashingtoni "do të marrë të gjitha masat e nevojshme" për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimi i militantëve në Algjeri dhe vende të tjera në rajon.

Duke folur për krizën e pengjeve në Algjeri, zoti Paneta tha gjatë një interviste në Londër për rrjetin televiziv BBC, se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë vendet e tjera për të parandaluar krijimin e një baze të militantëve islamikë në rajon. Ai tha se qëllimi është që al-Kaida të mos lejohet "të kryejë sulme të ngjashme terroriste" me ato të ndërmarra në Algjeri. Zyrtarët e SHBA-së konfirmuan dje se mes të vrarëve ishte dhe një shtetas amerikan.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

U përkujtua 40 vjetori i revoltës së Spaçit

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive