E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / SHBA

Fundjava e inaugurimit

x
Madhësia e gërmave - +
Pas fitimit të një gare të vështirë presidenciale, Presidenti Barak Obama bëri zyrtarisht betimin për fillimin e detyrës në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Obama nisi dje aktivitetet e fundjavës së inaugurimit në një shkollë të Uashingtonit, ndërkohë që kryeqyteti bën përgatitjet e fundit për ceremoninë publike të betimit të Presidentit.
 
Zoti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama ndihmuan në rregullimet e një shkollë fillore, si pjesë e aktiviteteve kombëtare të shërbimit vullnetar të organizuara nga komisioni i inaugurimit. Ata e nisën traditën përuruese të fundjavës së inaugurimit me zhvillimin e Ditës Kombëtare të Shërbimit katër vjet më parë. Presidenti Obama do të bëjë sërish betimin nesër, një ditë që përkon me festën federale të ditëlindjes së udhëheqësit të vrarë të të drejtave civile Martin Luther King Jr. Zoti Obama e kujtoi atë dje gjatë fjalës së tij.

"Ndërkohë që mendojmë se si do të festojmë këtë fundjavë - edhe inaugurimin - por mbi të gjitha do të festojmë ditëlindjen e Dr. Kingut, më vjen gjithmonë në mend se ai tha se gjithkush dëshiron që të jetë i pari, të gjithë duan jenë në krye, por nëse dëshiron të jesh i tillë, duhet të jesh një udhëheqës në shërbim të të tjerëve, që lufton për drejtësi, që kujdeset për njerëzit."

Zyrtarët parashikojnë se në ceremoninë publike të ditës së nesërme do të marrin pjesë rreth 800 mijë vetë, një shifër shumë më e ulët se 1,8 milionë njerëzit që mbushën rrugët e qytetit katër vjet më parë, për të shënuar fillimin e mandatit të parë të Presidentit Obama.

Për të ndarë me amerikanët entuziazmin e aktiviteteve gjatë inaugurimit kanë ardhur  edhe  vizitorë nga vende të tjera.

"Unë mendoj se kjo është pothuajse një ngjarje botërore, jo vetëm amerikane. Ne të gjithë jemi krenarë për faktin se Amerika është një vend që ka zgjedhur si president një person, i cili disa vjet më parë, teknikisht, nuk kishte të drejtë as të kandidonte për këtë post."

Nesër, inaugurimi i zotit Obama do të pasohet nga një paradë dhe disa ballo.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive