E premte, 01 gusht, 2014

Lajme / SHBA

Sfidat e mandatit të dytë të presidentit Obama

x
Laura Konda
Presidenti Obama e fillon mandatin e dytë në një moment kritik  të politikës amerikane, kur ndarjet partiake janë thelluar. Por sipas analistëve ai mund të mbështetet në arritjet e mandatit të parë dhe t’i çojë ato më tej. Kolegia Laura Konda i hedh një vështrim mandatit të parë 4 vjeçar dhe sfidave me të cilat do të ndeshet Presidenti gjatë mandatit të dytë.
 
Kur Presidenti Obama filloi mandatin e tij të parë 4 vjet më parë, ai u pa gjerësisht si personifikim i ndryshimit: një udhëheqës i ri, me një vizion të ri, i pari afrikano-amerikan në postin e presidentit të SHBA. Të lodhur nga dy luftra dhe nga kriza ekonomike që kishte prekur botën, amerikanët e pritën me shpresa të mëdha ardhjen e Obamës në Shtëpinë e Bardhë.



Nathan Gonzales, redaktor i botimit në internet The Rothenberg Political Report, thotë se vetë zgjedhja e Presidentit dy herë rresht është një arritje e madhe e tij:

“Mendoj se në mandatin e tij të parë presidenti do të mbahet mend si presidenti i parë afrikano-amerikan…zgjedhjet e viti 2008 ishin historike… Atë vit presidenti pati disa sfida të mëdha në fushën e brendshme dhe atë të jashtme, ai po përballej me luftën në Irak dhe Afganistan, si dhe me situatën e vështirë ekonomike. Ai pati sukses me pakësimin e trupave amerikane në dy fronte, ndërsa në se flasim për ekonominë, njerëzit tani besojnë se jemi në rrugë të mbarë dhe se ai është udhëheqësi i duhur për ta drejtuar vendin edhe për 4 vjet të tjerë”.

Ndërsa profesorja e Universitetin Amerikan, Jennifer Lawless, thotë se dy arritjet kryesore të presidentit Obama ishin reforma e shëndetësisë dhe vrasja e Osama Bin Ladenit:

“Në frontin e brendshëm, miratimi i reformës së kujdesit shëndetësor dhe rregulloret e qeverisë, natyrisht që ishin të rëndësishme. Në frontin e jashtëm, arritje është pakësimi i trupave në Irak dhe Afganistan dhe kapja dhe vrasja e Osama Bin Ladenit….
Është e natyrshme, që çdo president dëshiron të hyjë në Panteonin presidencial me disa arritje, për të cilat ai do të mbahet mend dhe që do të evidentohen në historinë amerikane. Por për arritjen e tyre, Presidentit Obama do t’i duhet mbështetja e Dhomës së Përfaqësuesve me shumicë republikane dhe e Senatit tepër të ndarë në vija partiake. Duke ju referuar historisë, presidentëve të sukesshëm amerikanë, si Linkolni, apo Roosevelti, nuk ju desh të përballen me një ndarje kaq të madhe partiake si ajo me të cilën përballet Obama. Disa kritikë thonë se një nga difektet e mandatit të parë të Presidentit Obama ishte paaftësia e tij për ngushtimin e dallimeve të theksuara partiake në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët. Por profesorja Lawless thotë se për këtë nuk mund të fajësohte presidenti:
          Në mandatin e dytë zakonisht presidentët janë më të vendosur për të vepruar dhe ky është edhe mandati që përcakton trashëgiminë e tyre. Mandati i parë i presidentit Obama u karakterizua nga mungesa e bashkëpunimit me Dhomën e Përfaqësuesve që vazhdon të kontrollohet nga republikanët.  Por, profesorja Lawles thotë se për këtë nuk fajësohet Presidenti:

Mbështetja kombëtare për presidentin Obama është shumë më e madhe se sa për ndonjë udhëheqës republikan. Pra, edhe pse ai nuk ka arritur ndonjë rezulat në bashkëpunim, ai nuk fajësohet për këtë, siç fajësohen republikanët.”
       
Një prej çështjeve për të cilën pritet të ketë bashkëpunim mes të dy palëve gjatë mandatit të dytë presidencial të zotit Obama, është reforma e imigracionit. 

 “Ka optimizëm për reformën e emigracionit, sepse presidenti do që ta realizojë atë, ndërsa republikanët janë të shqetësuar se po humbasin mbështetjen e popullsisë me rritjen më të madhe në Shtete e Bashkuara. Pra, edhe republikanët janë të interesuar për miratimin e kësaj reforme.”

Presidenti do të ketë nevojë për bashkëpunimin e republikanëve edhe për realizmin e pjesës tjetër të agjendës së tij.  Bashkëpunimi ndërpartiak pritet të jetë sfida më e madhe për presidentin në mandatin e tij të dytë.

Studjuesit i referohen përsëri historisë, duke thënë se ai duhet të marrë shembull nga njëri prej parardhësve të tij më të famshëm, Tomas Jeffersoni, i cili edhe pse u ndodh para një Kongresi tepër të përçarë, u tregua veçanërisht i aftë të ndërtojë marrëdhënie të mira personale me Kongresmenët dhe senatorët. Shumica e analistëve besojnë se kjo do të jetë sfida më e madhe e Presidentit Obama në 4 vitet e ardhshme…Për  Ditarin, Laura Konda, Washington.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Kosovë: Dënohen kërcënimet ndaj gazetarëve

Në Kosovë shoqatat e gazetarëve dënuan kërcënimet ndaj gazetarëve të së përditshmes “Bota Sot”.
Më tepër

Lindja e Mesme, armëpushim 72-orësh

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara bënë të njohur se Israeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim pa kushte 72-orësh.
Më tepër

Vjedhja e Bankës, 6 arrestime të reja

Përfundojnë në pranga 5 punonjës të Bankës dhe një i afërm i Ardian Bitrajt, personit të dyshuar si autor i vjedhjes së afër 7 milion dollarëve
Më tepër

Të premten shqyrtohet ligji i imigracionit në Dhomën e Përfaqësuesve

Republikanët në Senat e bllokuan të enjten votimin për ligjin që do të prekte krizën e imigracionit, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e shtyu periudhën e pushimeve të verës për shkak të tij
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
31.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Members of the House of Representatives begin to head for the door on Capitol Hill in Washington as Congress leaves for a five-week summer recess.
  • Codepink activists, dressed to symbolize those wounded and killed in Gaza, rally outside the Israeli Embassy in Washington, DC.
  • Children play on a carnival ride during Eid al-Fitr Holiday in Kabul, Afghanistan.
  • Indian villagers watch rescue operations at the site of a massive landslide in Malin village in Pune district of western Maharashtra state.
  • A couple sit on the promeade and look at the burnt remains of a section of Eastbourne pier, southern England.
  • A close up of newspaper front pages focusing on the Ebola outbreak, including a newspaper (l) reading 'Burn all bodies' in the city of Monrovia, Liberia.
  • Noa (kneeling), the girlfriend of Israeli soldier Guy Algranati, mourns during his funeral in Tel Aviv. Algranati was killed on Wednesday by a booby trap detonated as he and 2 other soldiers uncovered a tunnel shaft.
  • A Palestinian, who fled his family's house following the Israeli offensive, sleeps as he takes refuge inside a classroom at a United Nations-run school in Jabaliya refugee camp in northern Gaza Strip.
  • Ifeoma Nwoye of Nigeria is carried away by her coach after she lost her women's freestyle 55kg wrestling semi-final to Brittanee Laverdure of Canada at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Australia's Olivia Vivian performs at the women's All-Around Artistic Gymnastics at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland, July 30, 2014. (Picture taken with multiple exposure function)
  • A burger set is on display at a McDonald's restaurant in Hong Kong. Many consumers in Shanghai, Beijing and Hong Kong say they plan to scale back their visits to McDonald's, at least for now, but noted that the low prices make it hard to give up.
  • A woman is placing freshly-bought apples in her bag at a market in Warsaw, Poland. Russia said it was banning most fruit and vegetable imports from Poland. Many believe that the ban was imposed as retaliation for Poland’s support for the EU sanctions against Russia over the armed conflict in Ukraine.

Interaktive