E dielë, 07 shkurt, 2016

    Lajme / Ballkani

    21 Janari 2011, opozita kujton 4 manifestuesit e vrarë

    Mbështetës dhe drejtues të partisë socialiste marshim në heshtje në bulevard. Kryetari socialist “procesi gjyqësor po i rivret”. Berisha “ata janë viktima të Edi Ramës”

    x
    Në Tiranë sot opozita shqiptare përkujtoi katër viktimat e 21 Janarit të 2011, të cilët mbetën të vrarë gjatë një manifestimi i cili u kthye në një përleshje të dhunshme me forcat e policisë parpara godinës së qeverisë. Mbështetës së opozitës të udhëhequr nga drejtuesit e partisë socialiste marshuan sot në heshtje. Në rreshtin e parë mbaheshin fotografi të mëdha të Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikajt. Me lule në duar dhe nën tingujt e muzikës funebre në sfond, mbështetësit e opozitës lëvizën në bulevardin qëndror të kryeqytetit, për t’u ndalur, pranë godinës së qeverisë, aty ku mbetën të vrarë, me armë zjarri, katër viktimat e dy viteve më parë. Familjarët e tyre kanë përsëritur këto ditë thirrjet për zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve, duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë te qeveria. 
     
    Hetimet për 21 Janarin të cilat zgjatën më shumë se një vit, u mbyllën pas ekspertizës së realizuar nga FBI-ja amerikane. Ish komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe shoferi i tij, si dhe përgjegjësi i taknologjisë në kryeministri u arrestuan. Zoti Prendi u akuzua për vrasjen e një prej protestuesve. Një tjetër oficer i gardës, Agim Llupo, i arrestuar që në 2011 po ashtu u akuzua për vrasje. Procesi gjyqësor ndaj tyre vazhdon ende. Në qeli është vetëm oficeri Llupo. Ish komandanti është në gjendje të lirë sikurse dhe shoferi i tij, i akuzuar për fshehja të provave. Ndërsa përgjegjësi i teknologjisë Armando Kasaj, u lirua nga akuzat se kishte fshirë pamjet filmike nga kamerat në godinën e qeverisë dhe u shpall i pafajshëm. Nën hetim përfunduan edhe tre deputetë të partisë socialiste, të dyshuar për organizimin e veprimeve të dhunshme, por cështja ndaj tyre u mbyll pasi përfituan nga aministia me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
     
    Pak ditë më parë, përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë, ambasada amerikane, ambasadori i delegacionit të Bashkimit europian Ettore Sequi dhe ambasadori i Osbe-së Eugen Wollfarth, bënë thirrje për “një proces të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike”. Nga ana e saj opozita nuk e ka fshehur asnjëherë skepticizmin ndaj procesit që po zhvillohet për ngjarjet e 21 janarit. Edhe sot kryetari socialist Edi Rama u shpreh se sipas tij vrasjet në Bulevard janë pasuar nga rivrasjet në proces gjyqësor, duke shtuar se “vetëm largimi i pushtetit që vrau mund ta afrojë ditën e vendosjes së drejtësisë”.
     
    Për 21 Janarin foli sot edhe kryeministri Sali Berisha duke rikonfirmuar qëndrimin sipas të cilit, opozita dy vjet më parë kishte tentuar përmbysjen me dhunë të institucioneve. “Ishte akti më I shëmtuar në historinë e institucioneve shqiptare”, deklaroi kryeministri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij. Zoti Berisha bëri përgjegjës kryetarin socialist, ndërsa tha se manifestuasit e vrarë “janë viktimat e Edi Ramës”
    Ky forum është mbyllur
    Përzgjedhja e komenteve
    Komente
         
    nga: Vasel Malaj nga: SHBA
    21.01.2013 21:23
    Jame shume Dakord qe urdheruesit e vrasjeve dhe vrasesit te perballen me Ligjin per vrasjet e 21 Janarit. Nje gje me bene pershtypje qe perse PS, qe eshte Direkt pas ardhesja e PPSH dhe pinjolleve te Diktatures nuk kerkon asnje here denimin e Krimeve dhe te krimineleve Komuniste SHqiptare. Baballaret e tyre kryen krime te tmerreshme jo vetem kunder armiqeve dhe tradhetareve te sajuar nga kjo pjelle e Keqe Sllavo-Komuniste, por kundra qindra foshnjeve te vogla, grave e pleqeve qe vdiqen ne kampet e internimit. Perse nuk kerkojne keta pinjolle te Diktatures komuniste dhe kriminelet e tyre denimin e qindra vrasjeve te djemeve te ne Kufi, si dhe perdhunumin e Kufomave te tyre nga XHELATET qe ata perfaqsojne.Perse Edi Rama, Ilir GJoni e Skender GJinushi si bire XHELATESH Komuniste se Bashku me Gramoz XHelat RUÇIN nuk kerkojne zbardhjen e vrasjeve dhe te krimeve te Komunizmit, por bertasin si gra te keqia BULEVARDEVE te Tirane me nje grushte te bijeve kriminelesh Vrasesish Sllavo-Komuniste,qe as sternipat e tyre nuk e paguajne gjakun dhe gjenocidin qe bene kundra njerezve te pa fajshem ne SHqiperi. Zoteri Ambasador dhe perfaqsues te Komunitetit Nderkombetare, do te ishte ne nderin dhe Dinjitetin tuaj dhe te shteteve qe perfaqsoni , si modele te Demokracise Boterore qe zeri juaj te bashkohet me neve dhe me Zerin foshnjave, qe jane viktima te Diktatures Komuniste e qe edhe nga varri therrasin fjalen DREJTESI!! Kur do te denohen Krimet dhe kriminelet Komuniste dhe MAFIA e tyre ne SHqipri?!!!!!!!!


    nga: Ilir nga: Uk
    21.01.2013 19:45
    Burre shteti Saliu!


    nga: Gramozi
    21.01.2013 16:38
    Ngjarja tragjike e 21 janarit ku u vrane 4 shqipetare te pafajshme akoma nuk eshte zbardhur nga Drejtesia Shqipetare,kjo eshte per te ardhur keq per sistemin e Drejtesise dhe vecanrisht per Prokurorine shqipetare dhe Presidentin Z Nishani.FBI beri ekspertizen e saj por Drejtesia nuk jep Drejtesi.sepse eshte politika qe po e shtyn ne kalendrat greke dhe ky person eshte kryeministri Sali Berisha duke thene se 21 janarit ishte per te mare pushtetin tim personal dhe ish kryprokuroren Ina Rama e quajti lavire bulevardi.,ndersa Edi Rama kerkon drejtesi per 4 te vrarit ne ngjarjen e 21 janarit..Revolta e 21 janarit ishte popullore nga vidio Meta-Prifti ku ndanin parate kesh ne dore..Te gjithe shqipetaret kerkojne drejtesi te pavarur sepse u bene 2 vjet prandaj kryeprokurorit Adriatik LLalla dhe Presidentit Nishani ta zbardhen ngjarjen tragjike te 21 janarit sepse paguheni nga taksapaguesit shqipetare dhe e kini detyre kushtetuese te zbardhni ngjarjen tragjike te 21 janarit ku u vrane 4 shqipetare ..tregohuni burra shteti dhe mos e lini Shqiperine peng te krimit te organizuare dhe te utbashave qe po na marin jeten e shqipetareve me te drejte kryetarja e Parlamentit shqipetar Znj Jozefina Topalli nuk e votoj Adriatik LLallen sepse krimi i organizuare do ta mare peng per te mos zbardhe krimin e organizuare,,faktori nderkombetar OSBE.BE SHBA duhet te inkurajojne organet e Drejtesise per te zbardhur ngjarjet e 21 janarit..KOHA PER VEPRIM,,,,VEPRO TANI,,

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    06.02.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Debati i kandidatëve republikanë për president

    Kandidatët janë gati tësfidojnë njëri-tjetrin në shtetin New Hampshire
    Më tepër

    Bota kritikon lëshimin e raketës nga Pheniani

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po mban një takim urgjent për të diskutuar hedhjen e një rakete me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut
    Më tepër

    Amerikanët bëhen gati për Superbowl-in

    Spektatli i finales së Kampionatit të Futbollit Amerikan, është dita që i ngjan më shumë një feste kombëtare pa qenë e tillë
    Më tepër

    Taivan: Vazhdon kërkimi për të mbijetuar

    Një tërmet i fuqishëm goditi rëndë qytetin e Tainanit në bregun jugperëndimor të ishullit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 24 vetëve
    Më tepër

    Kriza politike në Kosovë

    Partitë në pushtet e mirëpritën ftesën e presidentes Atifete Jahjaga për një takim me udhëheqësit e partive politike për të diskutuar rrugët e zgjidhjes së krizës politike, ndërsa opozita ende nuk ka një qëndrim të përbashkët.
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • An Indian student with his face painted as a tiger interacts with his classmates as he awaits for the judgement of a face painting competition at the Kids for Tigers Annual Tiger Fest in Mumbai.
    • Riot policemen try to avoid a petrol bomb thrown by protesters during a 24-hour nationwide general strike in Athens, Greece. Clashes broke out between police and youths throwing fire bombs and stones, as tens of thousands of people march through central Athens to protest planned pension reforms.
    • President Barack Obama, and University of Alabama football player and Heisman Trophy winner Derrick Henry strike a 'Heisman-pose' for a photo during the National Prayer Breakfast in Washington.
    • Divers wear costumes as they perform at an aquarium ahead of the upcoming Spring Festival inside a zoo in Beijing, China.
    • A monkey trainer touches the head of a sick monkey as it receives treatment in Wuhan, Hubei province, China.
    • Members from Sri Lankan military march during the 68th Independence day celebrations in Colombo.
    • People take photos of bodies of dead stranded sperm whales behind the dyke of Kaiser Wilhelm Koog at the North Sea coast, Germany.
    • Police patrol as revelers take part in the traditional "Weiberfastnacht" (Women's Carnival) celebration in Mainz, Germany.
    • A nominee for queen of the Carnival of Santa Cruz shows off her outfit on the main stage in Santa Cruz de Tenerife on the Spanish Canary island of Tenerife, Feb. 3, 2016.
    • A member of the Maasai Cricket Warriors bowls a ball during a charity cricket match against former Rugby players in Sydney, Australia.
    • Dancers of the Wiener Staatsballett (state ballet) perform during a dress rehearsal the day before the traditional Opera Ball in Vienna, Austria, Feb. 3, 2016.
    • South Korean senior students clad in traditional costumes sit and bow during a joint graduation and coming-of-age ceremony at Dongmyung Girls' High School in Seoul.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.