E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Përurimi presidencial për vajzat Obama

sasha and malia obamasasha and malia obama
x
sasha and malia obama
sasha and malia obama
Madhësia e gërmave - +
Çfarë mund të jetë dukur si fillimi i një aventurë të re emocionuese katër vjet më parë për Sasha dhe Malia Obamën, tani është kthyer në rutinë.

Ndërsa ati i tyre mbante fjalimin e tij të dytë përurues, kamerat televizive kapën 11-vjeçaren Sasha duke iu hapur goja si përgjumë. Ajo gjithashtu përshëndeti atin të saj, duke i thënë me mendje, sipas fjalëve të saj "mos ngatërro fjalët", kur presidenti Obama bëri betimin zyrtar të dielën për në Shtëpisë e Bardhë.

14 vjeçarja Malia, me veprimet e saj, bëri gjithashtu të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo rastësisht u kap nga kamerat duke kërcyer pas ritmit te  muzikës së bandës së marshimit, si dhe duke marrë në fotografi babain e saj me telefonin celular gjatë paradës së përurimit.

Pavarësisht se jetojnë në Shtëpinë e Bardhë, të shoqëruar me limousine dhe rrethuar vazhdimisht nga roje të Shërbimit Sekret, Michelle Obama thotë se po përpiqet t'u japë bijave të saj një jetë normale sa më të paprekur që të jetë e mundur nga statusi i tyre si fëmijët e presidentit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive