E enjte, 24 korrik, 2014

Lajme / Ballkani

Shqipëria: "Marrëdhëniet me Serbinë do të rishikohen"

Kjo deklaratë bëhet në vazhdën e reagimeve ndaj heqjes nga ana e forcave policore serbe të pllakës përkujtimore të UÇPMB-së në Preshevë

BERISHA
BERISHA
Në Shqipëri kanë vazhduar reagimet ndaj heqjes nga ana e forcave policore serbe ditën e dielë në Preshevë të pllakës përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Në mbrëmje presidenti Bujar Nishani u shpreh se veprime të tilla dëmtojnë rëndë situatën e brishtë në Luginën e Preshevës, stabilitetin në rajon dhe frymën e dialogut e mirëkuptimit. Më herët kryeministri Sali Berisha kishte deklaruar se Tirana do të rishikojë marrëdhëniet me Beogradin, ndërsa e kish cilësuar ndërhyrjen serbe si shprehje të racizimit dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve nga ana e autoriteteve të Beogradit
 
Autoritetet më të larta të Shqipërisë janë rreshtuar njëzëri kundër vendimit të Beogradit i cili të dielën dërgoi forcat e xhndarmërisë serbe për të hequr nga qendra e Preshevës monumetin e ngritur për nder të pjestarëve të rënë të ish UCPMB-s. Presidenti Bujar Nishani, përmes një deklarate të shpërndarë mbrëmë u shpreh se “ndërkohë që autoritetet lokale dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës po vepronin me maturi dhe në mënyrë institucionale për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, Beogradi përdori forcat policore, duke dëshmuar se nuk është i çliruar ende nga mentaliteti dhe fobitë e së shkuarës dhe se kur bëhet fjalë për shqiptarët ai zbaton standarde të dyfishta”. Sipas presidentit Nishani “veprime të tilla dëmtojnë rëndë situatën e brishtë në Luginën e Preshevës, stabilitetin në rajon dhe frymën e dialogut e mirëkuptimit.”

Nga ana e saj edhe ministria e Jashtme shqiptare i kërkoi “Qeverisë serbe të respektojë dhe zbatojë të gjitha detyrimet dhe angazhimet si shtet anëtar në organizatat ndërkombëtare ku ajo është palë” duke siguruar se:

“Shqipëria nuk do të ndalet së mbrojturi interesat e pakicës shqiptare atje, në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dhe gjithë standardet ndërkombëtare në këtë fushë”.

Më herët gjatë ditës së djeshme kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se “marrëdhëniet me Serbinë do të rishikohen”. Dje u njoftua anullimi i një vizite zyrtare në Beograd të ministrit shqiptar të Shëndetësisë Vangjel Tavo, e parashikuar për në muajin mars. Ndërsa ambasadori I Shqipërisë në Beograd u thirr me urgjencë në Tiranë.

Kryeministri Berisha tha se ngjarjet në luginën e Preshevës “shpalosën dhe një herë me egërsi të vërtetë racizmin, urrejtje dhe frikën ndaj shqiptarëve prej autoriteteve të Beogradit”. Ai premtoi se Shqipëria do të bëjë c’është e mundur për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe se do ta ngrejë këtë cështje edhe pranë organizmave ndërkombëtare. Nga ana tjetër kryeministri ju drejtua me një thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mos përdoren dy standarte, një për serbët e Mitrovicës së Veriut dhe një standart për shqiptarët e Preshëves, që janë sot zona më e varfër në Europë. Serbia – shtoi ai - nuk mund të kërkojë asnjë të drejtë më shumë sec përcaktojnë të drejtat europiane, dhe ato duhen zbatuar si për serbët e Mitrovicës dhe shqiptarët e Preshevës”. Zoti Berisha ju rikthye edhe një herë idesë së  bashkimit të kombit shqiptar “si e vetmja rrugë që shqiptarët të mbrojnë të drejtat e fituara me gjak”.

Kryeministri shqiptar dënoi edhe incidentet që pasuan në Kosovë, më sulme ndaj objekteve apo institucioneve serbe. “Qeveria e Kosovës të marrë të gjitha masat. Eshtë gabim fatal të imitosh falangat e terrorit të Beogradit”, deklaroi kryeministri.

Edhe presidenti Nishani u bëri “thirrje qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kudo në rajon për maturi dhe të veprojnë në mënyrë demokratike”. Ndërsa ministria e Jashtme kërkoi që “shqiptarët kudo në rajon, të qëndrojnë në lartësinë e vlerave evropiane që bashkëndajnë, dhe të shmangin çdo provokim që kërkon të përshkallëzojë gjendjen e sigurisë në rajon, dhe të tjetërsojë përpjekjet legjitime e historike për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të tyre”.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
24.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit. Ditarin ju mund ta ndiqni njëkohësisht edhe në valët e radios.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

SHBA akuzojnë Rusinë për sulme ndaj Ukrainës

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha se forcat ruse qëlluan të enjten me artileri në Ukrainë
Më tepër

E majta shqiptare dështon të miratojë ndryshimet e ligjit për KLD

Disa deputetë të saj, në mënyrë demostrative u larguan nga salla
Më tepër

FMN ul parashikimin për rritjen globale

Përparim i ngadaltë në SHBA, ulje optimizmi për tregjet në zhvillim
Më tepër

Kryeministri i Ukrainës deklaron dorëheqjen

Arseniy Yatsenyuk largohet pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar
Më tepër

Rripi i Gazës: Dhjetëra të vrarë dhe plagosur në një shkollë

Zyrtarët e Shëndetësisë në Gaza thonë se një predhë izraelite goditi shkollën e menaxhuar nga Kombet e Bashkuara
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
24.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A convoy of hearses carry the remains of the victims of the Malaysia Airlines flight MH17 plane crash from an airbase in Eindhoven to Hilversum, The Netherlands, drives through Waardenburg after a Dutch Air Force C-130 Hercules plane and an Australian Royal Air Force C17 transporting the remains arrived from Kharkiv, Ukraine.
  • A Palestinian man cries after bringing a child, wounded in an Israeli strike on a compound housing a U.N. school in Beit Hanoun, in the northern Gaza Strip, to the emergency room of the Kamal Adwan hospital in Beit Lahiya.
  • Light streaks and smoke trails are seen as rockets are launched from Gaza towards Israel, July 23, 2014.
  • Migrant workers sleep under a mosquito net beneath an overpass in Mumbai, India.
  • Race leader Astana team rider Vincenzo Nibali of Italy pushes away a spectator as he cycles to win the 145.5km 18th stage of the Tour de France cycling race between Pau and Hautacam.
  • In this photo provided by the Vatican newspaper L'Osservatore Romano, Pope Francis meets Meriam Ibrahim, from Sudan, with her daughter Maya in her arms, in his Santa Marta residence, at the Vatican. The Sudanese woman, who was sentenced to death in Sudan for refusing to recant her Christian faith, has arrived in Italy along with her family, including the infant born in prison.
  • A visitor takes a nap on a couch at the National Museum of Emerging Science and Innovation, in Tokyo, Japan.
  • A man stands in his backyard and looks at the wreckage of a TransAsia Airways turboprop plane that crashed on Taiwan's offshore island Penghu.
  • Buses are stranded in a flooded street in Fuzhou, Fujian province, China. Typhoon Matm headed into China after hitting Taiwan and it was downgraded from typhoon to tropical storm.
  • A worker installing the bronze statue of Pope John Paul II at St. Mary's Cathedral in Hangburg, Germany gestures.
  • People watch the cruise liner Costa Concordia moving anticlockwise during the refloat operation maneuvers at Giglio Island, italy, July 23, 2014. A convoy of 14 vessels, led by the tug boat Blizzard, towed the Concordia to a port near Genoa in northern Italy where it is going to be broken up for scrap.
  • Candidates of the Miss Las Pinas Water Lily beauty pageant pose with their gowns made from dried water lilies during a media presentation in Las Pinas city, south of Manila, Philippines.
  • A couple look at stone sculptures at the Remic Rapids in the Ottawa River during sunset at Ottawa, Canada, July 23, 2014.
  • German pianist Stefan Aaron plays an orange piano on a "flying carpet" platform suspended from a helicopter, over the Munich airport, July 23, 2014.
  • Chris Keyes is seen outside the convention center during preview night at the 2014 Comic-Con International Convention held in San Diego, California, USA, July 23, 2014.

Interaktive