E shtunë, 29 nëntor, 2014

Lajme / Bota

Aleanca e Netanyahut fiton zgjedhjet parlamentare

Analistët parashikojnë pak ndryshime në politikat mbi çështjet e sigurimit

israel voting
israel voting
Në Izrael, siç njofton Komisioni i Zgjedhjeve, rezultatet paraprake tregojnë se aleanca e djathtë e Kryeministrit Benjamin Netanyahu ka fituar zgjedhjet e djeshme parlamentare, ndërkohë që partitë e qendrës dhe ato të majta siguruan vende shtesë në parlament, duke bërë që blloku i djathtë dhe ai i majtë të kenë thuajse një numër të barabartë vendesh. Zoti Netanyahu është zotuar të krijojë një qeveri koalicioni gjithëpërfshirëse, por analistët parashikojnë pak ndryshime në politikat e Izraelit lidhur me çështjet e sigurimit dhe çështgje të tjera të rëndësishme rajonale.
 
Aleanca e Partisë Likud e Kryeninistrit Netanyahu dhe partisë së djathtë, Izraeli - Atdheu Ynë, shpallën fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare, duke thënë se zotit Netanyahu do t’i kërkohet të formojë qeverinë e ardhshme.
Sipas parashikimeve, partitë e qendrës morën vota në zgjedhje, duke fituar më shumë vende në parlament. Edhe politikanët e rinj të krahut të djathtë arritën rezultate pozitive. Analistët thanë se kjo tregon se shumë votues duan ndryshime.

Kryeministri Netanyahu u zotua të zgjidhë çështjet shoqërore dhe ekonomike, të cilat mbizotëruan fushatën, megjithatë ai la të kuptohej se politikat e tij mbi sigurimin rajonal nuk do të ndryshojnë.

“Së pari, sigurimi i fuqishëm përballë sfidave, me të cilat ndeshemi. Dhe sfida kryesore ka qënë dhe vazhdon të jetë moslejimi i Iranit që të zotërojë armë bërthamore”.

Liliane Brunswich, e cila votoi në lagjen e pasur të Jeruzalemit, Kolonia Gjermane, tha se siguria përbën shqetësimin e saj kryesor.

“Unë dua që qeveria jonë të mbrojë Izraelin”.
Rezultatet e para tregojnë se aleanca e zotit Netanyahu humbi të paktën 10 vende në parlamentin Knesset. Profesori i shkencave politike, Avraham Diskin tha se mungesa e përparimit për zgjidhjen e konfliktit Izraelito-Arab ka polarizuar elektoratin.

“Gati 70 për qind e votuesve mbështesin zgjidhjen e konfliktit me dy shtete. Ata mbështesin negociatat me Autoritetin Palestinez. Por po ashtu 70 për qind e izraelitëve, megjithëse jo e njëjta përqindje, nuk besojnë se do të arrihet një marrëveshje paqësore”.

Në lagjen arabe Beit Safafa, Khalil Salman thotë se nuk pret shumë nga qeveria e ardhshme.

“Nuk pres që qeveria e re të jetë më e mirë, megjithatë shpresoj të jetë ndoshta pak më e mirë.”
Komentatori politik, Danny Rubinstein thotë se izraelitët janë të shqetësuar rreth shtimit të udhëheqësve islamistë në vendet fqinje në mesin e kryengritjeve në botën arabe.

“Ajo që ndodhi në botën arabe, veçanërisht në Egjipt dhe në Siri, provoi për izraelitët se arabëve nuk mund t’u besohet. Ne mund të arrijmë një marrëveshje me regjimin në Egjipt ose në Siri dhe pa pritur ky regjim bie dhe vjen në pushtet një regjim tjetër”.
Si rezultat, analistët parashikojnë se theksi tek ruajtja e aftësive të sigurimit  do të vazhdojë të jetë në thelb të politikës izraelite në rajon.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
28.11.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Pavarësia, vlerësohen figura historike e studiuesë

Pavarësia, vlerësohen figura historike e studiuesë Presidenti Bujar Nishani akordoi medalje e dekorata për personalitete të ndryshme e akademikë nga Kosova e Maqedonia. Vlerësohet me urdhërin Gjergj Kastrioti, ish zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit Jonathan Moore
Më tepër

Maqedoni, shqiptarët festojnë 28 Nëntorin

Edhe pse 28 Nëntori në Maqedoni nuk ka hyrë në kalendarin e festave zyrtare, shqiptarët e atjeshëm e festojnë këtë ditë përmes manifestimeve në komunat ku përbëjnë shumicën e popullatës.
Më tepër

“Interstellar”, një film që sfidon imagjinatën

Regjisori i njohur Christopher Nolan e çon audiencën përtej galaktikës me dramën e tij të re filozofike fantastiko-shkencore
Më tepër

Bisedimet për ndryshimet klimatike

Marrëveshja globale për klimën një hap më pranë por ende një vit larg
Më tepër

Shqiptarët në Mal të Zi festojnë 28 Nëntorin

Manifestimet për ditën e flamurit u organizuan me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, i njohur si subjekt që merret me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Mal të Zi.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Gates emerge from the water during tests of an experimental project intended to protect Venice from floods.
  • River Plate fans light flares as they cheer before of the Copa Sudamericana second leg semi-final soccer match against Boca Juniors in Buenos Aires.
  • Pope Francis pauses after laying a wreath at the grave site of the Turkey's founder, Mustafa Kemal Ataturk, in Ankara.
  • Britain's Queen Elizabeth II and Prince Philip watch a gymnastics display during a visit to Holyport College in England.
  • The sister of a Lebanese soldier kidnapped by Islamic State militants, cries as she sits on the ground, demanding that the government negotiate with the militants.
  • First lady Michelle Obama and daughters Sasha and Malia welcome the Official White House Christmas Tree to the White House.
  • People shout slogans against the military and interior ministry, during an Islamist protest in the Cairo suburb of Matariya.
  • A visitor takes a photo in a tunnel of lights as people admire the seasonal illumination displays "Canyon d'Azur" in Tokyo's Shiodome business district.
  • A man poses for a photo in front of Auguste Rodin's "The Thinker" at China's National Museum in Beijing.
  • Shoppers wrestle over a television on "Black Friday" at a store in London. British stores were awash with discounts Friday as more retailers than ever embraced U.S.-style "Black Friday" promotions.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.