E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Evropë

Cameron: Britanikët mund të zgjedhin të tërhiqen nga BE

x
Madhësia e gërmave - +
Kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se nëse fiton partia e tij në zgjedhjet e ardhshme, ai ka në plan të ri-negociojë kushtet e antarësimit të Britanisë në Bashkimin Evropian dhe t’u kërkojë britanikëve të japin mendimin e tyre përmes një referendumi. Propozimi, që lë të hapur mundësinë e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi, është pritur me reagime të forta si në radhët e bllokut edhe përtej kufijve të Evropës:
 
Kryeministri britanik i bëri komentet të mërkurën në një fjalim të shumë-pritur, ku paralajmëroi se zhgënjimi publik nga Bashkimi Evropian ka arritur pikën më të lartë. Ai tha se britanikëve do t’u ofrohej një zgjedhje e thjeshtë për të shprehur nëse duan të qëndrojnë apo të shkëputen nga BE-ja:
           
“Do të hartohet projekt-ligji përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe nëse fiton një qeveri konservatore, ne do ta paraqesim projekt-ligjin menjëherë dhe ta miratojmë në vitin që pason. Ne do t’i përfundojmë negociatat dhe do të zhvillojmë referendumin brenda gjysmës së parë të parlamentit të ardhshëm. Ka ardhur koha që populli britanik të thotë fjalën e tij. Ka ardhur koha të zgjidhim çështjen e Britanisë dhe Evropës”.
        
Mundësia e referendumit pritet t’i acarojë më tej shqetësimet e komunitetit të biznesit, ndërkohë që ka krijuar nervozizëm të ri brenda Bashkimit Evropian. Shqetësime janë shprehur nga fuqi të ndryshme botërore, që theksojnë rëndësinë e pranisë së Britanisë në bllokun evropian dhe paralajmërojnë se largimi i saj do ta dëmtonte ekonomikisht BE-në. Vetë zoti Cameron tha se vendimi i takon popullit britanik:
                
“E kuptoj pse është tërheqëse alternativa e daljes më vete, e zgjedhjes së kursit vetjak. Por ky vendim duhet marrë me maturi. Përkrahësit e secilës alternativë duhet të shmangin ekzagjerimet dhe pretendimet e tyre. Pa dyshim që Britania mund t’ia dalë më vete në botë, nëse vendos të shkëputet nga Bashkimi Evropian. Po ashtu edhe çdo shtet tjetër. Por pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është: a është kjo zgjidhja më e mirë për të ardhmen e vendit?”
        
Megjithatë, kryeministri britanik theksoi  se përparësia e tij është të negociojë traktatin e Bashkimit Evropian dhe jo të shkëputet nga blloku. Kritikët e tij e kanë akuzuar se ai po përpiqet të gjejë një zgjidhje ku çdo vend të specifikojë kushte individuale të antarësisë me Bashkimin.
         

“Nuk mund të kemi kushte individuale për antarësimin në Evropë. Do të përdor një metaforë që miqtë tanë britanikë e kuptojnë shumë mirë. Mendo sikur të antarësohesh në një klub evropian futbolli. Pra bëhesh anëtar, por pasi merr statusin e anëtarit u thua të tjerëve: Do të luajmë ragbi”.
        
Kritikë të tjerë thonë se kjo manovër mund t’i japë fund karrierës politike të David Cameronit.

Vetë kryeministri britanik është shprehur se nuk dëshiron që Britania të largohet nga Bashkimi Evropian, por kërkon negociimin e një traktati të ri mbi antarësimin, pasi antarësimi i bazuar në një formulë të vetme, të njëjtë për të gjithë është gabim.

Zgjedhjet e ardhshme në Britani pritet të zhvillohen në vitin 2015.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Gramozi
24.01.2013 08:58
Modeli i BE sic eshte sot pa struktura te njesuara me merite dhe potenciale te con nje strukture burokratesh ku nuk e mer vesh i pari te dytin,kjo ben qe shtetet si Greqia te punojne me dy bilance fiktive e cila mashtron BE qe kur eshte futur dhe eshte ne nje borxh mbi 400 miliard euro por me e keqja se paguan pensione shqipetareve ne Shqiperi ,ngre shkolle greke ne Korce e quajtur OMIROS ku i jep paret Qeveria Greke.kur Korca eshte etnikisht shqipetare kish Liceun Francez kur nuk kish shtet shqipetar kjo Qeveri shqipetare e beri kete corbe greke..BE DUHET TE VENDOSET SI QEVERISJA E USA DHE ANETARET QE DO TE FUTEN ME MERITE DHE RESURSE.BE DUHET QE NGA 27 SHTETE QE JANE SOT DUHET TA DREJTOJNE SHTETET SI ANGLIA.GJERMANIA,FRANCA.AUSTRIA,ITALIA BELGJIKE DHE HOLLANDA..TE TJERET POSTE TE NIVELIT TE DYTE..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Bisedimet Kosovë - Serbi vazhdojnë të mërkurën

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojnë të diskutojnë të mërkurën rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
Më tepër

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive