Lidhje

Panariti, takim me ambasadorë për Preshevën


Në Tiranë, ministri i Jashtëm Edmond Panariti thirri sot në takime të vecanta ambasadorët e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara, OSBE-së dhe disa vendeve të rëndësishme europiane për të diskutuar rreth situatës së krijuar në Preshevë.

Tirana reagoi me tone të forta ndaj ndërhyrjes ditën e dielë të forcave të xhandarmërisë serbe të cilat hoqën një pllakë përkujtimore kushtuar të rënëve të ushtrisë clirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Sipas autoriteteve të Shqipërisë një veprim i tillë dëshmoi frymën raciste dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve nga ana e Beogradit. Kryeministri Sali Berisha nga ana e tij deklaroi se marrëdhëniet me Serbinë pas kësaj ngjarjeje do të rishikohen. Për situatën e krijuar sot u diskutua dhe në komisionin e jashtëm të parlamentit ku ishin thirrur përfaqësues të ministrisë së jashtme.

Shqipëria është zotuar se do ta ngrejë këtë cështje edhe pranë institucioneve ndërkombëtare duke vlerësuar se këto zhvillime cënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.
XS
SM
MD
LG