E martë, 21 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA shton sigurinë në misionet diplomatike

x
Madhësia e gërmave - +
Michael Lipin
Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton tha se sulmi vdekjeprurës i shtatorit të kaluar në një mision amerikan në qytetin lindor të Libisë, Bengazi, e shtyu atë të ndërrmerte disa masa urgjente për përmirësimin e sigurisë në postet diplomatike anembanë botës.

Por disa diplomatë amerikanë shprehin shqetësimin se rregullat e reja të sigurisë të vendosuar nga Uashingtoni mudn ta vështirësojnë punën e kolegëve të tyre jashtë vendit.

Protestues anti-amerikanë, të zemruar nga një film i realizuar në Amerikë për profetin Muhamet, sulmuan ambasadën amerikane në Kajro në 11 shtator të vitit të kaluar.

Ky sulm përkoi me sulmet nëpër misione të tjera të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, si ai në ambasadën amerikane në Sanna të Jemenit- duke detyruar Shtetet e Bashkuara që të urdhërojnë  përmirësime mbarëbotërore për sigurinë diplomatike.

Sulmi më i ashpër ishte kur persona të dyshuar si militantë të Al Qaidës sulmuan kompleksin diplomatik amerikan në qytetin e Bengazit në Libi duke vrarë katër amrikanë, mes tyre edhe ambasadorin e Shteteve të  Bashkuara.

Në një seancë dëgjimore përpara Senatit amerikan sekretarja e Shtetit  Hillary Clinton u tha ligjvënësve, se ajo ka marrë disa hapa urgjentë në përgjigje të këtyre incidenteve.


“I kërkova Departamentit të Mbrojtjes që të bashkonim ekipet e agjencive tona dhe të vendosnim qindra marinsa shtesë. Emërova për herë të parë një zëvendës  ndihmës sekretar shteti për postet me rrezikshmëri të lartë, që misioneve në vendet e rrezikshme t’u kushtohej vëmendjea e duhur”. - tha ajo

Zonja Clinton tha se ajo kishte përcaktuar më shumë se 20 misione amerikane anembanë botës si zona me rrezikshmëri të lartë e që kërkonin siguri më të rreptë. Por, ajo nuk i specifikoi ato, duke thënë se informacioni është sekret.

Një shoqatë e diplomatëve amerikanë thotë se dërgimi i më shumë marinsave për të ruajtur misionet me rrezik të lartë është një hap pozitiv.

Presidentja e Shoqatës së Korpusit Diplomatik Amerikan Susan Johnson thotë se shumë konsullata amerikane dhe disa ambasada nuk kanë trupa marinsë.

“Marinsat janë kryesisht për të mbrojtur e siguruar ndërtesat më shumë se për mbrojte personale. Por prania e tyre në një rast jo të zakontë jep kohë, e ndihmon për të parandaluar ose për evakuim dhe për të pakësuar rrezikun, ndaj ne i mirëpresim, por këto forca nuk kanë mbërritur ende”. - tha zonja Johnson

Zonja Johnson thotë se ajo shpreson që zyrtarët e Uashingtonit nuk do t’ua vështirësojë diplomatëve mundësinë për kontakte me popullatën në vendet ku shërbejnë.

Në një shembull të përpjekjeve për komunikim me popullatën vendase, diplomatët amerikanë në Kabul ftuan disa afganë në ambasadë në një festë të organizuara për zgjedhjet në muajin nëntor.

Zonja Johnson thotë se diplomatët gjithashtu duan që të jenë të aftë të vendosin kontakte jashtë ambasadave të tyre dhe e kanë shprehur më qartë këtë kërkesë që nga sulmi në Bengazi.
                
Zonja Johnson thotë se një tjetër mënyrë për të përmirësuar sigurinë është përmes shtimit të fondeve federale për trainimin e diplomatëve për gjuhën dhe njohuritë mbi vendin ku do të shkojnë.

Ajo thotë se këto lloj trainimesh do t’i bënin diplomatët më të aftë për të shmangur situata të rrezikshme dhe për t’u kundërpërgjigjur në raste të tilla.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Moti me stuhi të fuqishme pritet të përhapet përgjatë pjesëve të tjera të zonës së mesme perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive