E martë, 09 shkurt, 2016

    Lajme / Kulturë

    Portretet e Manesë në Londër

    manetmanet
    x
    manet
    manet
    Një ekspozitë e re paraqet portretet e piktorit francez të impresionizmit, Edouard Manet. Ekspozita “Manet: Portreti i jetës”, e cila përshkon të gjithë karrierën e këtij artisti enigmatik dhe shpesh të debatueshëm është hapur në Akademinë Mbretërore në Londër.
     
     Ka pasur shumë ekspozita me punimet e Manesë, por për herë të parë, në Londër është hapur një ekspozitë që përqendrohet tek portretet e tij.

    Autoportreti i piktorit, që hap ekspozitën, është një imazh që e paraqet atë si një njeri gjatë kohës së lirë e jo si një artist.

    Edouard Manet përpiqej të pasqyronte imazhe të njerëzve të zakonshëm si subjekte të tij, me personazhet që vinin në jetë mbi kanavacë. Por shumë shpesh ai e krijonte vetë imazhin e "realitetit", dhe personat e vërtetë në pikturë ishin familjarë dhe miq.
    Thjeshtëri i tij, Leon Leenhoff, ishte modeli për këto dy piktura simbolike: "Dreka" dhe "Djali duke bërë flluska".

    MaryAnne Stevens, drejtoreshë e çështjeve akademike e Akademisë Mbretërore të Arteve, shpjegon se si artisti ndërthuri aspekte të ndryshme të shprehjes së tij artistike:

    "Ai është një piktor portretesh plotësisht i angazhuar, por është gjithashtu shumë i rëndësishëm fakti - i pasqyruar edhe në këtë ekspozitë - që kur pikturonte skena nga jeta bashkëkohore, të cilat përbëjnë një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm të artit të tij, ai zgjidhte familjarë dhe miq për t’i pikturuar në portrete, në këto skena të jetës bashkëkohore pariziane."

    Ekspozita përbëhet nga më shumë se 50 vepra, dhe në mesin e tyre ka disa portrete të njeriut që ai pikturonte më shpesh, bashkëshortes së tij, Suzanne Leenhoff. Suzanne është pikturuar si vetvetja në "Madame Manet në Konservator", por ka shërbyer si modele edhe për shumë piktura të tjera si "Gruaja me mace."

    Por është vepra e famshme "Muzikë në parkun e Tyilërisë", e cila më parë nuk konsiderohej si portret, që cilësohet si piktura qendrore e kësaj ekspozite dhe si çelësi për të kuptuar punën e piktorit.

    Kuratorja Stevens shpjegon arsyen.

    "Ajo që nuk përbën risi, është identifikimi i njerëzve në piktura si "Muzikë në parkun e Tyilërisë", "Dreka" apo "Hekurudha". Gjëja e re e sjellë nga kjo ekspozitë është rëndësia e të diturit nga ana jonë se cilët janë njerëzit në pikturë. Është ndryshe nëse thjesht dallon një model të përdorur për pikturën, nga analizimi i faktit që artisti kërkon me ngulm që ne të dimë se ai njeri është Bodleri për shembull, dhe kjo është shumë e rëndësishme." - thotë ajo

    Njeriu i parë në anën e majtë të pikturës me kapelë të gjatë thuhet të jetë vetë Edouard Manet. Njerëzit e tjerë në pikturë përfshijnë gruan e tij dhe poetin Bodler.

    Sophie Ponet Larget-Piet, kritike arti dhe shkrimtare për revistën L'Echo, thotë se më në fund Manet është duke u rizbuluar nga bota e artit:

    "Sytë e të gjithëve janë drejtuar tani tek ky artist, i cili po rifiton “titujt e tij të fisnikërisë”. Ai kishte qenë paksa në hije nga impresionistët sepse ishte asimiluar në atë grup dhe më pas në grupin e post-impresionistëve dhe kubistëve. Me këto dy ekspozita, këtë këtu në Londër dhe atë të mëparshme në Paris, jemi në gjendje të rizbulojmë Manenë që i hapi derën modernizmit."

    Ekspozita “Manet: Portreti i jetës”, është organizuar nga Akademia Mbretërore e Arteve në Londër, në bashkëpunim me Muzeun e Artit Toledo, në Ohajo. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 14 prill.

     

    Ky forum është mbyllur
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    09.02.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit. Ditarin ju mund ta ndiqni njëkohësisht edhe në valët e radios.

    LAJME

    Kabinat mjekësore në Francë

    Kioskat telemjekësore afrojnë pacientët më pranë mjekut
    Më tepër

    Jeta e refugjatëve në Gjermani

    Fatet e një grupi që erdhi së bashku, janë të ndryshme edhe kur bëhet fjalë për vëllezër
    Më tepër

    Austria dhe çështja e emigrantëve

    Ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz tha sot në Beograd se vendi i tij do të pranojë jo më shumë se 37.500 emigrantë dhe refugjatë në vitin 2016.
    Më tepër

    Nacionalizmi dhe institucionet e dobta rreziku kryesor për Ballkanin

    Vlerësimi është pjesë e raporti të përvitshën rreth kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, që u paraqit të martën në Kongres.
    Më tepër

    OKB, gjendje shqetësuese në Alepo

    OKB paralajmëron se në qoftë se forcat pro-qeveritare në Siri arrijnë të rrethojnë qytetin strategjik të Alepos, atëherë deri në 300.000 njerëz mund të mbeten pa ndihmë humanitare
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • The pack rides in the desert during the first stage of the 2016 Tour of Qatar, between Dukhan and Al Khor Corniche.
    • People burn incense as they pray for good fortune on the first day of the Chinese Lunar New Year, at a temple in Chengdu, Sichuan province.
    • Revelers jostle to catch gift items being thrown to them from a super market in celebration of the Chinese Lunar New Year in Manila, the Philippines.
    • North Korean boys play "catch the tail" as they gather at Kim Il Sung Square for Lunar New Year in Pyongyang.
    • A street photographer transports an elephant and a horse made of fiberglass in a cart on the waterfront of Xolotlan Lake in Managua, Nicaragua.
    • Internally displaced people, covered with mud, wait as they are stuck in the town of Khirbet Al-Joz, in Latakia countryside, waiting to get permission to cross into Turkey near the Syrian-Turkish border, Syria, Feb. 7, 2016.
    • People canoe through a flooded forest in Soomaa national park, Estonia, Feb. 7, 2016.
    • Beyoncé, Coldplay singer Chris Martin and Bruno Mars perform during halftime of the NFL Super Bowl 50 football game in Santa Clara, California, Feb. 7, 2016.
    • Waves crash over the Newhaven Lighthouse on the south coast of England as the latest storm hits the country.
    • Nepalese Hindu women take holy bath in Bagmati river during Swasthani Bratakatha festival in Kathmandu, Nepal, Monday, Feb. 8, 2016.
    • A man giving out leaflets to tourists is blown by the wind in Westminster in London. Winds of nearly 100mph battered Britain after another storm slammed into the south coast bringing fierce gusts and torrential downpours.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.