E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / SHBA

Guantanamo, i akuzuari pushon avokatin

Walid bin Attash, i akuzuar për sulmet e 11 shtatorit 2001, tha se nuk ka besim tek avokatët, dhe se qeveria po pengon mbrojtjen e tij.

Guantanamo
Guantanamo
Madhësia e gërmave - +
Një nga të akuzuarit për drejtimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001 shkarkoi nga detyra një nga avokatët e tij ushtarakë në ditën e parë të seancave paragjyqësore, dje - të hënën.
 
Walid bin Attash u ankua se ai nuk ka besim tek avokatët e tij, dhe tha se qeveria pengon mbrojtjen e tij.
 
Gjyqtarët në seancat e mbajtura, në bazën detare amerikane në gjirin Guantanamo, në Kubë, janë gjithashtu duke debatuar në lidhje me çështjen se sa shumë prej procedurës duhet të bëhet publike.
 
Gazetarët dhe dëshmitarët nuk janë në të njëjtën dhomë më atë të të pandehurve dhe i dëgjojnë dëshmitë nëpërmjet radios.
 
Pentagoni është nën presion nga grupet e të drejtave të njeriut dhe gazetarët për një gjyq të hapur.
 
Katër të dyshuar janë duke u gjykuar, duke përfshirë  organizatorin kryesor të sulmeve, Khalid Sheikh Mohammed. Ata ngarkohen me  3,000 akuza për vrasjes për sulmet më shumë se 11 vjet më parë në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe Pentagon.
 
Avokatët për të pandehurit kërkojnë që çështja të pushohet. Ata pretendojnë se agjentë të qeverisë  amerikane kanë marrë deponime nga të dyshuarit në mënyrë të paligjshme, duke përdorur torturën.
 
Prokurorët e qeverisë do të argumentojnë se metodat e përdorura për të marrë rrëfimet ishin të përshtatshme.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive