E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / SHBA

Obama: "Tani është koha për reforma në sistemin e imigracionit"

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti amerikan Barak Obama thotë se tani është koha për kuptim të përbashkët, gjithëpërfshirës për reformën e imigracionit për të zgjidhur statusin e banimit të 11 milionë emigrantëve të paligjshëm në vend.
 
Duke folur në Las Vegas, Nevada, të martën, zoti Obama tha se reformat e emigracionit të paraqitura nga një grup senatorësh nga të dy partitë kryesore politike janë në përputhje me parimet dhe politikat e tij .
 
Presidenti tha se programi i tij i emigracionit ka tri qëllime kryesore: të përqëndrohet në zbatimin më të arsyeshëm e më të fortë; të krijojë një shteg për emigrantët pa dokumente për të fituar shtetësinë; dhe  përmirësimin e sistemit ligjor të imigracionit në mënyrë që vendi të vazhdojë të jetë një magnet për më të mirët dhe më të zgjuarit e botës.
 
Plani i reformës që senatorët paraqitën të hënë përfshin po këto tre qëllime.
 
Zoti Obama tha se është inkurajuar që ligjvënësit duket se kanë dëshirë të vërtetë për të përfunduar shpejt një plan të ri emigracioni, por ai shtoi se duhet vepruar shpejtë. Presidenti tha se çështja nuk duhet të zhytet në debate emocionale dhe pafund.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive