E dielë, 26 tetor, 2014

Lajme / Ballkani

Shqipëria dhe Kosova në raportin për treguesit e lirisë së shtypit

x
Sipas raportit të ri të organizatës Gazetarët pa Kufij për Treguesin e Lirisë së Shtypit në Botë, Shqipëria renditet në vendin e 102, duke zbritur 6 pikë nga një vit më parë. Kosova është në vend të 85, duke u ngritur një pikë.

Raporti shpreh shqetësim sidomos për Maqedoninë, e cila zbriti 22 vende duke u renditur e 116-a në listë. Përsa i përket Ballkanit, raporti flet për vazhdimin e dukurive të tilla si procese gjyqësore ndaj gazetarëve të bazuara në ligje shpesh të papërshtatshme, dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njerëzve të medias dhe kontrolli i ekonomisë gri mbi disa pjesë të rëndësishme të medias.

Të gjitha këto raporti i cilëson si pengesa ndaj së drejtës për të raportuar lajmin dhe i së drejtës së njerëzve për të marrë informacion. Pas shembujve të rrezikshëm të Hungarisë dhe Italisë, thuhet në raport, parlamenti i Maqedonisë po përgatitet për të ligjëruar censurën. Për Hungarinë, në raport thuhet se ajo ra në vend të 56, ose 16 pikë më poshtë, pasojë kjo e ligjeve shtypëse ndaj medias, gjë që ndikon mbi mënyrën se si praktikohet gazetaria.

Por më shqetësues, thotë raporti, është rasti i Greqisë, e cila ra në vend të 84, ose 14 vende më poshtë. Në raportin e organizatës thuhet se gazetarët në Greqi janë të ekspozuar ndaj zemërimit popullor dhe ndeshen me dhunë të vazhdueshme nga ana e ekstremistëve dhe e policisë. Gazetarët dhe fotoreportërët në Greqi, thuhet në raport, duhet të përballen tani edhe me veprimtarët ultra të dhunshëm neonazistë të Partisë Agimi i Artë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Vasel Malaj nga: SHBA
31.01.2013 13:36
Ne SHqiperi shtypi dhe Mediat nuk kan fuqi te pasqyrojne ne thelb realitetin. SHtypi dhe Mediat ne SHqiperi jane vene ne sherbime te Neo-Diktatures dhe pasqyrojne me shume ngjarjet qe kane te bejne me Diktatoret Komuniste si per shembull reabilitimi i Enver Hoxhes, Mehmet shehut dhe familjeve te tyre kriminale. Duke ju dhene rastin ne media dhe shtyp, qellimi i tyre familjareve te Diktatoreve eshte se kerkojne te transmetojne tek brezat e ardheshem LULZIMIN ne Kopshtin e krimeve makabre te Diktatures.


nga: bardhi
31.01.2013 10:25
Me thene te drejten nuk e kam te qarte se ne cfare te dhenash bazohen keto raporte per lirine e shtypit.

Verej se Hungaria, ndonese per lirine e shtypit eshte kritikuar shume nga BE, bazuar ne nje ligj te aprovuar nga parlamenti i saj per kufizimin e lirise se shtypit, organizata e gazetareve pa kufij e rendit ate ne vendin e 56.
Nderkaq ne Shqiperi, ndonese legjislacioni ne fuqi i jep mediave liri te plote, renditet ne vendin e 102 duke rene 6 pike me poshte.
Nuk jepen te qarta kriteret e vleresimit te lirise se shtypit.
Mund te jem i gabuar, por si emigrant, duke ndjekur mediat euro-perendimore, kam pershtypjen se ne Shqiperi, ne te kundert vihet re nje konceptim i shtrember i kesaj lirie, duke abuzuar me te.
Mediat shqiptare jane te mbushura per dite me akuza politike nga me ekstremet te mbushura me nje gjuhe te ashper deri ne banalitete, qe ne me te shumten e rasteve jane thjeshte subjektive, produkte te shpifjeve per efekte propogandistike partiake.
Nuk dijme per asnje rast kur per nje gazetar te kene nderhyre organet e drejtesise per shtremberime te qellimeshme te realiteteve.
Paradoksalisht, degjojme apo lexojme gazetare apo analiste qe bejne deklarime ekstremiste deri antikombetare qe cilesojne jo vetem duke pergjithesuar gjithe politikanet, por edhe gjithe shqipetaret si te korruptuar e deri ne bandite apo hajna.
Nuk me ka rastisur te lexoj ne shtypin evropian qe te dalin gazetare e te denojne gjithe popullin e tyre se bashku me politikanet duke i quajtur psh. se ne gjermanet, ne francezet apo ne anglezet jemi populli me i korruptuar ne bote.
Kam pershtypjen se ne Shqiperi, nje vend qe kaloi ne diktaturen me te eger staliniste te Evropes, ku liria e shtypit ishte totalisht e ndaluar, sot eshte kaluar ne ekstremin tjeter, ne nje liri te tepruar, ku shkelen ne emer te te drejtave te njeriut, te drejtat e gjithe shoqerise per te mare informacione realiste, pa shtremberime te qellimeshme politike e mbrenda etikes gazetareske, qe besoj se organizata e gazetareve pa kufij i ka te specifikuara ne regulloret e saj.
A ka ne menyre te terthorte shkelje te lirise e pamvaresise se shtypit ?
Sigurisht qe po.
Shkelje e lirise se shtypit ne radhe te pare eshte edhe abuzimi me kete liri.
Nje tjeter dukuri teper e perhapur ne mediat shqiptare, eshte censura qe ushtrojne vete mediat, per mendimin ndryshe te lexuesve.
Ka disa gazeta qe ne faqet e tyre online, ne menyren me flagrante e me te shemtuar, jashte cdo norme demokratike por edhe etike, pasqyrojne vetem komentet e lexuesve militante te rrjeshtimit te tyre politik, bile duke lejuar edhe banalitete e gjuhe teper ordinere deri ne sharje te ndyra e kercenime kriminale ndaj kundershtareve politike.
Nese ne renditjen qe i ka bere organizata e gazetareve pa kufij Shqiperise, eshte pasur parasysh ky fenomen, justifikohet plotesisht jo vetem vendi i 102-te, por edhe me poshte.


nga: Anonim
31.01.2013 08:08
Gazetaret ne Shqiperi nuk jane vetvetja por servile bajate te pushtetit te Berishes sic eshte TVSH i cili paguhet me taksat e shqipetareve apo TV KLAN i cili eshte bere nje televizion ne duart e Berishes.gazetaret ndryshe kane presione psikologjike dhe ekonomike .Ne Greqi gazetaret sulmohen nga neonazistet e Agimit te Arte sepse flasin te verteten e popullit grek..


nga: Flamur Collaku nga: Tirane. Shqiperi
31.01.2013 00:00
Nuk më vjen mirë që vendi im kalon në vendin e 102 për lirinë e medias. Por kjo organizatë ka monitoruar dhe sipas rezultateve kalon në këtë vend. Nen Kosoven e cila është vend të cilit po i sistemohen institucionet për çdo ditë.
Nuk mund të kaloj pa cituar rastin konkret kur nga një media e shkruar u botua një pjese e artikullit denoncues për afere korruptive gjigande dhe pjesën e dytë nuk e botuan sepse botuesi u manipulua nga personat e denoncuar.
Ditën që u botua arriten dhe gazetën e zhduken nga tregu dhe nuk kishte kopje. E zhduken nga faqja elektronike e gazetës. E rinxoren ne faqen elektronike por përsëri e kane zhdukur.
Kur i drejtova thirrjen disa gazetave për ta botua vetëm njëra u përgjigj sepse tjerat pengoheshin nga personat e denoncuar. Mendoj se stafet e gazetareve kanë rritje te nivelit të punës së tyre në një shkalle kualifikimi të kenaqeshme. Pronaret e gazetave dirigjojne dhe nuk lejojnë të botohen artikuj që demtojne persona që sillen mirë me personat e denoncuar. Është humbje e madhe ku liria e medias është cenuar, dëmtuar. Ky është një nga pushtetet i cili duhet te ruhet me fanatizëm.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
25.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Trafikimi i grave; rriten denoncimet

Organizatat World Vision, USAID dhe NetHope kanë ofruar së bashku një aplikacion kompjuterik që qytetarët të denoncojnë shpejt rastet e dyshuara për trafikimin e vajzave.
Më tepër

Shqipëri, monumentet kishtare në rrezik

Disa kisha që janë Monumente të rralla në Jug të Shqipërisë rrezikojnë të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme.
Më tepër

Shkodër, zhvillohet Dita Biçikletave

Në Shkodër u zhvillua sot Dita e Biçikletave, pjesë e Programit Europian "EUROVELO", ku janë përfshirë 42 vende.
Më tepër

Kryeministri i Maqedonisë viziton Brukselin

Komisioneri i BE për zgjerim Shtefan Fyle ka pritur kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski në një takim në Bruksel ku ka theksuar nevojën për reformat e dosmosdoshme në disa fusha të këtij vendi.
Më tepër

Mali, një dyvjeçare vdes nga Ebola

Një dyvjeçare në Mali, familja e së cilës kishte udhëtuar së fundmi në Guine, ka vdekur nga virusi i Ebolës.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A part of a traditional wooden Christmas nutcracker figure and other wooden parts stand on a table in one of the factory rooms in the Erzgebirgische Holzkunst Gahlenz company in Gahlenz, southeastern Germany. The traditional wooden Christmas figures manufactured in the Erzgebirge mountain region are being sold all over the world.

  • A man watches fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border.

  • A women works on the CT1SL428, a protective suit for use in handling people infected with the Ebola virus, in a sewing room of Lakeland Industries Inc., in Anqiu, some 500 kilometers south of Beijing, China, Oct. 23, 2014.

  • A dog walks around a sculpture "breaching,"created by artist Michael Greve at the Sculpture by the Sea exhibition in Sydney, Australia. Sculptures created by 109 artists from 16 countries, are displayed across the costal area of Sydney.

  • Britain's Queen Elizabeth presses a button to send her first Tweet during a visit to the 'Information Age' Exhibition at the Science Museum in London.

  • Astana team rider and Tour de France winner Vincenzo Nibali of Italy dressed in a hakama writes the Chinese character of "King" with a giant brush during a calligraphy performance, which is also an exchange event with local students, in Saitama, north of Tokyo.

  • Guests walk along the 'Peak Walk' bridge during a media preview, at the Glacier 3000 in Les Diablerets, Switerland. Built between the Scex Rouge and View Point at an altitude of 3,000 metres (9,800 feet) the 107 m (351 feet) long and 80 cm (31 inches) wide hanging bridge is the first in the world to connect two peaks with one another.

  • Caroline Wozniacki of Denmark serves to Petra Kvitova of the Czech Republic during their WTA Finals singles tennis match at the Singapore Indoor Stadium (picture taken with in-camera multiple exposure).

  • Umbrellas, symbol of pro-democracy demonstrators, hang between footbridges at the protesters' encampment in central Hong Kong, China.

  • Pro-democracy protesters point and scuffle with a man (C) holding a Chinese flag who came to the protesters' barricade to oppose them blocking roads at Mongkok shopping district in Hong Kong.

  • A man uses binoculars to watch fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border. Kobani, also known as Ayn Arab, and its surrounding areas, has been under assault by extremists of the Islamic State group since mid-September and is being defended by Kurdish fighters.

  • Local people watch as a man beats a traditional drum while participating in a parade to celebrate New Year of the ethnic Newaris in Katmandu, Nepal.

  • Kabuki actor Kyozo Nakamura performs female role of "Fuji-musume," The Wisteria Maiden, during a demonstration at Kabuki Gallery in Tokyo.

  • A farmer carries a fully grown cabbage after plucking it out from the main crop which will be harvested early next month, and used to make Kimchi, at the Chilgol vegetable farm on the outskirts of Pyongyang, North Korea.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.