E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Tkurret ekonomia amerikane

x
Madhësia e gërmave - +
Ekonomia amerikane u tkurr paksa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, për shkak të shkurtimit të shpenzimeve qeveritare dhe ngadalësimit të eksporteve.

Në raportin që Departamenti i Tregtisë publikoi sot,  thuhet se ekonomia u  tkurr me 0,1 për qind në tremujorin e katërt. Kjo është shifra më ulët për ekonominë amerikane, që nga viti 2009, gjatë recesionit.

Raporti del ndërsa konsumatorët amerikanë ndeshen me taksa më të larta dhe Washingtoni është duke shqyrtuar shkurtime të tjera buxhetore. Po ashtu eksportet janë pakësuar për shkak të recesionit në Evropë, duke ulur kërkesën për mallra amerikane.

Rritja ekonomike u dëmtua gjithashtu kur bizneset amerikane i pakësuan rezervat, pasi menaxherët shqetësoheshin se nuk do të ishin në gjendje të shisnin të gjithë mallin. Por nuk kemi vetëm lajme të këqia sot nga ekonomia amerikane. Në raport thuhet se rritja  e përgjithshme për vitin 2012 ishte 2,2 për qind, pak më e lartë se sa vitin e kaluar.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Nesti nga: Tirane
30.01.2013 22:43
Jam me se i bindur se kete vit Ek.Amerikne do te ritet ,pasi me aprovimin e Ligjit te Emigracionit ne se do arihet aprovimi,do riten investimet si ne tregun e banesave dhe ne ate te konsumit e levizjeve nga ky kontigjent prej mbi 11 miljon banoresh ,qe deri tani ka qene i margjinalizuar.Nga llogaritjet me rezulton se do te futen me shume ne qarkullim reth 50-60 bilion $ .Pa permendur ketu faktore te tjere.Mendoj se ritja ne 2013 do jete mbi 2,3%.
Suksese kabinetit Obama.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive