E premte, 29 maj, 2015

Lajme / Kulturë

Bashkëpunimi mes Kinës dhe Hollywood-it

x
Mike O’Sullivan
Kina është tregu i dytë më i madh për filmat, mbas Amerikës së Veriut.  Të ardhurat nga shitja e biletave nëpër kinematë kineze janë shtuar me 30% në vit. Kina po zgjeron edhe bashkëpunimin në industrinë argëtuese me Hollywoodin dhe kjo po ndryshon disi mënyrën e biznesit të Hollywoodit.

Një ushtri e huaj pushtoi Shtetet e Bashkuara në riprodhimin e filmit  Red Dawn vitin e kaluar.  Por producentët bënë një ndryshim përpara se filmi të shfaqej. Historia e amerikanëve, që luftonin me të huajt, kishte ushtarë kinezë në rolin e armiqëve.  Tani, ata janë ushtarë të Koresë së Veriut - dhe publiku kinez nuk ofendohet.

Disa filma të njohur me veprim kanë lidhje me Kinën. Filmi që pritet të dalë “IRON MAN 3” është xhiruar pjesërisht në Kinë, dhe skenari i tij është shqyrtuar me kujdes nga zyrtarët kinezë.

Gjithashtu ndjenjat e kinezëve ndikuan në filmin epik “2012”, thotë Stanley Rosen i Universitetit të Kalifornisë së Jugut. Ai studion industrinë kineze të filmit.

“Edhe nëse nuk xhiron në Kinë,  një  film si “2012” duhet të jetë shumë i kujdesshëm në përfshirjen e referencave pozitive për Kinën. Një referencë negative thjesht dëmton rëndë tregun”.

Filmi i fundit me spiunazh “Skyfall” pati skena që u heqën për shikuesit kinezë.

Por shikuesit kinezë i duan filmat e mëdhenj me efekte speciale, ndaj filmat e Hollywood-it sigurojnë  gjysmën e të ardhurave nga kinematë kineze.

Aktorja e lindur në Kinë Lisa Lu interpreton perandoreshën e moshuar në filmin epik të Bernardo Bertolucit të vitit 1987 “Perandori i fundit”, një bashkëprodhim kinez i xhiruar kryesisht në Kinë.

Ajo thotë se tregu i sotëm ka krijuar role të mira për aktorët aziatikë.
Kjo nuk ishte e vërtetë në vitet 1950.

“Skenaret e atëhershëm kishin vetëm role punëtoresh, pastruesesh apo gra të moshuara kineze që kishin një restorant”.
Zgjerimi i klasës së mesme në Kinë i ka dhënë shtytje industrisë kineze të filmit.

Komedia e vitit të kaluar “Lost in Thailand” e regjisorit Xu Zheng ishte sukses i madh për sa i përket të ardhurave, duke u renditur e dyta në Kinë për fitimin e saj mbas filmit Avatar.
Kina është tërheqëse edhe për sheshet e xhirimeve me kosto të ulët dhe pika të shumta xhirimi, thotë Lisa Lu.

“Atje mund të gjesh çfarë të duash”.
Studiot e Hollywood-it po gjejnë partnerë kinezë për bashkëpunimet e tyre dhe kompanitë Disney dhe DreamWorks Animations po investojnë në pikat turistike në Shangai, thotë Stanley Rosen.

“Është një marrëdhënie në zhvillim. Hollywoodi ka nevojë për Kinën, ndërsa tregu në Amerikën e Veriut nuk po zgjerohet. Por edhe Kina ka nevojë për Hollywood-in, pasi shohim kompanitë DreamWorks apo Disney që po shkojnë atje”.
Edhe Kina po vjen në Hollywood. Kompania kineze TCL ka blerë të drejtën e emrit për kinemanë historike kineze Grauman në bulevardin e Hollywood-it. Edhe konglomerati kinez, grupi Dalian Wanda ka blerë rrjetin e madh të kinemave amerikane, AMC.  Lidhjet mes Kinës dhe Hollywood-it pritet të shtohen edhe më tej në atë ardhmen.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
03.02.2013 15:16
tash duhet te kthehemi nga lindja se kinemaja eshte andej

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
28.05.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Debat mbi sfidat ndaj bashkëjetesës fetare

Debati është pjesë e një konference ndërkombëtare dialogun ndërfetar që po i zhvillon punimet në Prishtinë.
Më tepër

Kosovë: Shtyhet debati për ngritjen e Gjykatës së Posaçme

Të premten parlamenti i Kosovës duhej të debatonte ngritjen e kësaj gjykate që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë
Më tepër

Të rinj nga Ballkani në Gjirokastër

Të rinj nga vendet e Ballkanit po e shikojnë Trashëgiminë Kulturore si një mundësi bashkëpunimi dhe ndihme të përbashkët për forcimin e marëdhënieve në rajon
Më tepër

Shteti Islamik dhe taktikat e tij

Fushata për të degraduar dhe përfundimisht shkatërruar kalifatin e vetëshpallur duket se nuk ka arritur shumë për të zmbrapsur luftëtarët e këtij grupimi që po mbjell terror në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Më tepër

Reagime ndaj dënimit të pjesëtarëve të ish-UÇK-së

Dënimi mund të ndërlikojë procesin e ngritjes së një Gjykate të Posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirje të ish kryengritësve shqiptarë në krime lufte
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Simone Arrigoni of Italy attempts to set an apnea diving record, while being pushed by a dolphin, in Torvaianica near Rome, Italy.
  • Students graduating from the School of Law cheer as they receive their degrees during the 364th Commencement Exercises at Harvard University in Cambridge, Massachusetts, USA.
  • Graduating Air Force Academy cadets assemble in unison for their graduation ceremony for the class of 2015, at the U.S. Air Force Academy, in Colorado Springs, Colorado, USA.
  • U.S. player Serena Williams celebrates after winning her match against Germany's Anna-Lena Friedsam during the women's second round of the Roland Garros 2015 French Tennis Open in Paris. Williams won the match 5-7, 6-3, 6-3.
  • Sophia Han, 14, of Tianjin, China, thinks how to spell her word "vermicide" during the 2015 Scripps National Spelling Bee in Oxon Hill, Maryland, USA.
  • An Indian policeman uses a baton to disperse a protester during a demonstration in Srinagar. Indian police detained dozens of protesting government employees in Srinagar as they attempted to reach the civil secretariat, which houses the office of Kashmir's chief minister and his colleagues, to demand their long pending arrears and a regularization of temporary jobs, according to protesters.
  • Students take cover as a jet of water is released from a riot police water cannon during a demonstration to demand changes in the education system in Santiago, Chile.
  • New Orleans Saints safety Pierre Warren hits a pylon during an NFL football organized team activity in Metairie, Louisana, USA..
  • Damaged jet fighter of type Eurofighter is transported on the platform of a truck on German highway 9 near Plech, southern Germany.
  • A Navajo man on a horse poses in front of the Merrick Butte in Monument Valley Navajo Tribal Park, Utah, USA.
  • French bullfighter Sebastian Castella is carried on the shoulders and greeted by supporters as he leaves the bullring after an extraordinary performance during a bullfight of the San Isidro fair Madrid, Spain, May 27, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.