E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Evropë

Grevë në Greqi

x
Madhësia e gërmave - +
Në Greqi sot anijet qëndruan të ankoruara, për shkak të grevës së punonjësve të portit. Ata protestojnë mbi një marrëveshjembi pagat, si dhe ndaj reformës së pensioneve dhe të sistemit të shpërndarjes së të ardhurave.

Që nga viti 2009 Greqia ndodhet në një krizë të rëndë financiare dhe vendi po mbijeton nga huatë ndërkombëtare prej miliarda eurosh. Si kusht për marrjen e ndihmave qeveria vendosi masa të ashpëra: shkurtime të shpenzimeve dhe rritjen e taksave, që e ka çuar vendin në një nivel papunësie prej 26 për qind.

Ishujt grekë, shumë prej të cilëve nuk kanë aeroporte, kanë si mjet të vetëm transporti atë detar, dhe kanë mbetur të bllokuar që nga e dita e enjte, kur filloi greva. Sindikata vendosi ta shtyjë grevën fillimisht dy-ditore, deri të hënën dhe ka njoftuar për mbajtajen e greve mbarëkombëtare për më 20 shkurt.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
03.02.2013 09:30
Grevat e vazhdushme ne Greqi kane nje shkaketar te cilet jane politikanet greke te papergjeshme duke punuar me kontabilitete fallso per BE duke e zhytur Greqine ne nje borxh te larte mbi 400 miliard euro dhe vazhdon borxhi me ritme galopante eshte nje shtet me evazion fiskal te madh dhe nuk paguajne taksa greket dhe pasuria kombetare eshte perqendruar reth 30% e ka kisha ortodokse ku detyre paresore te bashkoje kombin artificial midis grekeve dhe arvanitasve dhe po e halmon te gjithe Ballkanin dhe vecanrisht Shqiperine me klerikun Anastasis Janullatusin reth 40% te pasurise kombetare e ka ushtria kur ne kulmin e krizes blinte armatim nga Gjermania dhe Franca dhe rreth 30% te pasurise kombetare e kane politikanet greke dhe fondet e BE i shpenzojne per pensione per shqipetaret per ti bere greke dhe shkolle greke ne Korce e quajtur OMIROS ,ku ne Korce kish lice Francez dhe eshte nje treve etnike shqipetare ka nje minoritet te vogel vllehe ose cobanet te cilet jane pa atdhe dhe atdhe kane shqiperine c.eshte e vertete vllehet kane dhene kontribut per Shqiperine por duhet te investohet ne kete treve e cila ka kulture dhe eshte Evropiane ne te gjitha drejtimet ...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive