E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Industria shqiptare e detit, me mungesa të mëdha

x
Madhësia e gërmave - +
Ilrian Agolli
Industria ushqimore e Shqipërisë është ringritur me fabrika moderne, por që vuajnë për lëndët e para vendase.  Një prej këtyre sektorëve është edhe peshkimi, i cili nuk dërgon asgjë ne fabrikat e konservimit, ndonëse Shqipëria ka hapësira të mëdha detare.
 
Mungesa e një flote të rregullt peshkimi ka detyruar fabrikat, që të marrin peshkun nga Kroacia dhe shtete të tjera mesdhetare.



Industria shqiptare e detit po bën përpjekje për t’u ringritur, ndërkohë që ka mbetur shumë prapa shteteve fqinje në Mesdhe. Bashkimi i Investitorëve Shqiptarë po mundohet të nxitë bashkëpunimin midis institucioneve publike e private në ngritjen e një flote peshkimi, e cila duhet të furnizojë fabrikat moderne të konservimit që janë ngritur.
 
Presidenti i Unionit të Investitorëve shqiptarë Kujtim Shkreli, thotë se në Shqipëri janë ndërtuar disa fabrika moderne konservimi, që eksportojnë në Europë, Japoni, ShBA, Kanada dhe ka standartet më të larta ushqimore në botë, por nuk shesin asgjë në Shqipëri. Fabrika Eurofish me 600 punëtorë, për shembull, përpunon një sasi të madhe peshku; 25 milionë konserva në vit ose 5 mijë tonelata peshk në vit.
 
“Vitin e kaluar ne kemi marrë nga Kroacia 4,5 milionë kilogramë peshk, një eksport i jashtëzakonshëm për Kroacinë, që për ne është puna vetëm e një fabrike. Kjo sasi peshku kapet fare afër Shqipërisë, por mund të kapet lehtësisht edhe këtu kur të ngrihet një flotë peshkimi. Ngritja e kësaj industrie ka kushtuar miliona euro dhe fillimisht u ndërtua me qëllimin që të shfrytëzojë peshkun vendas. Por ne peshk nga vendi nuk kemi asnjë kilogram, sepse mungon flota e peshkimit për këtë lloj peshku që përpunojmë ne. Ka 20 vjet që nuk peshkohet ky lloj peshku i vogël blu si sardele, skumbria dhe açuge, ndonëse deti Adriatik dhe Jon janë përplot me to” - thotë zoti Shkreli.
 
Shqipëria ka rreth 300 anije të vogla peshkimi që bëjnë gjueti spontane të paorganizuara, ndërkohë që fabrikat e përpunimit dhe konservimit marrin peshkun nga Kroacia, Tunizia dhe shtete të tjera mesdhetare për të përballuar kapacitetet e larta prodhuese. Por pse biznesi shqiptar i kësaj fushe nuk ngre vetë një flotë për të furnizuar fabrikat e konservimit? Specialistët thonë se për këtë duhet nisma biznesi të guximshme dhe bashkëpunim me qeverinë dhe pushtetin vendor të qyteteve bregdetare për t’i shërbyer flotës.
 
“Ngritja e një flote ka të bëjë edhe me një program të caktuar ministror që në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve portuale të krijojnë kushte për strehimin e këtyre anijeve, furnizimin e tyre me ujë dhe energji baterish. Nga ana tjetër, ministria e arsimit duhet të ngrejë shkolla marine për detarë dhe motoristë. Mjafton një fotokopje e modeleve të organizimit të peshkimit që ekzistojnë në çdo shtet tjetër, si për shembull Italia, dhe problemi do të ishte i zgjidhur” - thotë zoti Shkreli.
 
Industria ushqimore e detit në Shqipëri ka mbetur aq e pazhvilluar sa jo vetëm peshkun nuk e kap më vetë, por blen nga jashtë edhe lëndë të tjera ushqimore si vaji i ullirit, kripa dhe kutitë metalike për konservimin. Paradokset e prapambetjes së kësaj fushe lidhen me faktin që Shqipëria është prodhuese e madhe e vajit të ullirit dhe kripës, ka hapësira detare të konsiderueshme, por përsëri fabrikat moderne që kanë ndërtuar bizneset furnizohen me peshk, vaj dhe kripë nga shtete të tjera.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
02.02.2013 21:35
Industria e Peshkut nuk po zhvillohet me ritme te larta sepse mungon fllota e peshkimit per te kapur peshkun ne ujrat teritoriale por marin inport peshk nga Kroacia reth 4.5 milion KG peshk ,Qeveria Berisha ka lene ne harese flloten e peshkimit por agroindustrine dhe mer prodhime bujqesore dhe blegtorale reth 500 milion euro ne vit..kjo vjen se ka nje Ministri te Bujqesise te mefshte dhe jo profesinale me militante partiake..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Sindikatat protestojnë në Romë

Mijëra punëtorë protestuan sot kundër qeverisë së re italiane, duke bërë thirrje për reforma urgjente të ligjeve të punës
Më tepër

Video Maqedoni: Shoqata e gazetarëve reagon ndaj ligjit të medias

Gazetarët e vlerësojnë atë si diktatorial pasi sipas tyre synon të ketë kontroll të madh ndaj mjeteve të informimit të të gjitha llojeve
Më tepër

Artisti JR pushton Times Square-in e Nju Jorkut

Ai fitoi çmimin prestigjioz TED dhe e përdori shumën që të krijonte galeri gjigande portretesh nëpër qytete të ndryshme të botës
Më tepër

Video Port i ri peshkimi në Durrës

Ai financohet me një kredi të favorshme nga Banka Islamike dhe parashikohet të përfundojë në fund të vitit tjetër.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive