E martë, 21 tetor, 2014

Lajme / Kulturë

Dy ikona të kinematografisë konkurojnë për Oskarin

x
Dy ikona të kinematografisë, Steven Spielberg dhe Ang Lee, po konkurojnë për çmimet e lakmuara të Oskarit këtë vit në kategoritë regjizori më i mire dhe filmi më i mirë. Filmi dramatik Lincoln i  Spielbergut ka marrë 12 kandidatura për çmimet Oskar ndërsa Life of Pi i Ang Lee ka 11 kandidatura. Nuk është e qartë se cili, mes pesë kandidaturave për regjizorin më të mirë do të fitojë, por Spielberg dhe Lee kanë lënë gjurmët e tyre në kinemanë bashkëkohore amerikane.
 
Me Lincoln,  Steven Spielberg ka krijuar jo vetëm një film të denjë për Oskar, por edhe një klasik të ri.
 
Spielberg ka qenë një forcë në Hollywood për gati katër dekada.
 
Suksesi i tij i parë i madh ishte Jaws, filmi rreth kërkimit të një peshkaqeni vrasës në brigjet e Long Island në Nju Jork. Filmi fitori tre çmime të akademisë dhe e bëri Spielbergun të cilësohet mjeshtër të këtij zhanri, një titull që e riafirmoi me filmin fantastiko-shkencor, Close encounters of the Third Kind.
 
Pak vite më vonë, Spielberg u kthye me E.T. the Extraterrestrial, historia prekëse e një djali i cili miqësohet me një jashtëtokësor të bllokuar në tokë. Ai u bë filmi që grumbulloi më shumë të ardhura në të gjitha kohërave.
 
Filma të tjerë të suksesshëm, si triologjia e Indiana Jones, pasuan.
 
Nga aventurat, Spielberg u kthye tek dramat historike. 
 
Arritja që i dha një tjetër kurorë ishte filmi epik i vitit 1993, Schindler’s List, bazuar në historinë e Oskar Schindler, i cili vuri jetën e tij në rrezik për të shpëtuar jetët e më shumë se një mijë hebrenjve.
 
Filmi i dha Spielberg çmimin e parë të Oskarit për regjizorin më të mire dhe filmin më të mirë.
 
Saving Private Ryan, Spielberg përqëndrohet përsëri në Luftën e Dytë Botërore dhe fitoi një tjetër çmim të Akademisë për regjizorin më të mirë.  
 
Tani, 15 vjet më vonë me Lincoln, Spielbergu është një forcë e vazhdueshme në kinematografi, duke skalitur histori për miliona adhurues të filmit. 
 
Filmi kandidat për Oskar i Ang Lee Life of Pi, rreth një djali indian që mbetet në mëshirën e një tigri, është një mjeshtëri vizuale. Kinematografia e krijuar nga Lee dhe efektet e veçanta e bëjnë detin dhe tigrin kinetic, karaktere dytësor.
 
Për Ang Lee, suksesi erdhi me vonesë në jetë.
 
Ai u vlerësua nga kritika në vitin 1995 për filmin, Sense and Sensibility. 
 
Qysh atëherë, ai është bërë i famshëm për trajtimin me nuance të historive nga kultura të ndryshme.
 
Në vitin 1997, ai realizoi The Ice Storm , film rreth një familje të shkatërruar në rrethinat e Nju Jorkut.
 
Në vitin 1999, filmi i tij Crouching Tiger Hidden Dragon, rreth artit marcial kinez, fitoi Oskarin në kategorinë e filmit më të mirë të huaj. 

Por momenti kulmor në karrierën e tij erdhi në vitin 2005 me Brokeback Mountain, filmi rreth dashurisë së ndaluar mes dy kaubojsave në Perëndimin Amerikan. Historia prekëse dhe me ndjenjë e Lee e vë romancën e homoseksualëve përpara audiecës. Filmi ishte pretendent në kategorinë e filmit më të mirë por nuk arriti të fitojë, pikërisht për subjektin që trajtonte. Megjithatë Ang Lee mori Oskarin si regjizori më i mirë.
 
Këtë vit me Life of Pi, Lee përqëndrohet në një familje indidane dhe në universalitetin e besimit si një burim force dhe kurajoje.
 
Ang Lee dhe Steven Spielberg ndjekin njëri tjetrin si regjizorët më mjeshtër të brezit të tyre.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
21.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Korea e Veriut liron amerikanin J. Fowle

Shtetasi amerikan Jeffrey Fowle, një ndër tre amerikanët e ndaluar nga Korea e Veriut, është liruar.
Më tepër

SHBA, masa të reja kundër Ebolës

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare thotë se u ka kërkuar të gjithë pasagjerëve që vijnë në SHBA nga Liberia, Guinea, apo Sierra Leone të futen në vend përmes një prej pesë aeroporteve të pajisur me kapacitete për të diagnostikuar sëmundjen vdekjeprurëse.
Më tepër

"Xhilli in Albania"

"Xhilli in Albania" është emri në internet i një vajze amerikane që punon në Shqipëri prej një viti si vullnetare e Korpusit të Paqes.
Më tepër

Aktivitete kundër trafikimit të qënieve njerëzore

Përmasat e trafikimit të grave dhë te fëmijëve kanë ardhur në rënie, por institucionet dhe organizatat po synojnë mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut.
Më tepër

Kosovë, ende pa zgjidhje kriza institucionale

Analistët thonë se vendi është duke u futur në një krizë të thellë dhe se qytetarët e saj po vuajnë pasojat.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • British Guardsmen form the honor guard during the ceremonial welcome ceremony for Singapore's President Tony Tan Keng Yam at the start of a state visit at Horse Guards Parade in central London.
  • Britain's Catherine, Duchess of Cambridge, left, and Prince William, Duke of Cambridge, attend the welcome ceremony for Singapore's President Tony Tan Keng Yam at Horse Guards Parade in central London.
  • Britain is facing strong winds and rain from the remnants of Hurricane Gonzalo, local media reported. Waves crash into the shoreline at Blackpool, northern England.
  • A woman poses for a photo with the paper fold umbrellas at the occupied area in Causeway Bay, a shopping district of Hong Kong.
  • Former Secretary of State Hillary Rodham Clinton, center, gathers with legislators for a photo after speaking at a fundraiser for Democratic congressional candidates in San Francisco, Oct. 20, 2014.
  • Oscar Pistorius, left front, greets family members as he is led out of court in Pretoria, South Africa. Pistorius received a five-year prison sentence for culpable homicide in the shooting death of his girlfriend.
  • A worker cleans the windows at the new headquarters of the European Central Bank during a media tour at the construction site in Frankfurt, Germany. The ECB is supposed to move into the building by the end of 2014.
  • Customers shop for lanterns at a Diwali market in Mumbai, Oct. 20, 2014. Hindus decorate their homes and places of worship with flowers and lights during Diwali, the Hindu festival of lights, which will be celebrated across the country on Thursday.
  • An Atlanta Hawks cheerleader preforms during the first half of an NBA pre-season basketball game against the Charlotte Hornets in Atlanta, Oct. 20, 2014.
  • A Palestinian boy looks at statues made of fiberglass and covered with clay by Palestinian artist Eyad Sabbah, which are depictions of Palestinians who fled their houses from Israeli shelling during the most recent conflict, in Gaza City.
  • A journalist tosses a balloon into the air as he poses for his TV crew (not pictured) amongst stands for balloons that will be used in the installation "Lichtgrenze" (Border of Light) at a warehouse in Berlin.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.