E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Finalja e kampionatit të futbollit amerikan

x
Madhësia e gërmave - +
Në këtë ndeshje luajnë dy ekipe fizike me mbrojtje të fuqishme dhe me organizatorë të shkëlqyer të lojës sulmuese. Lojtari i skuadrës “Baltimore Ravens”, Joe Flacco, i cili ka marrë pjesë në ndeshjet finale të kampionatit kombëtar të futbollit amerikan në pesë sezonet që ai ka luajtur këtë sport, ka përmirësuar aftësitë e tij. Ai ka luajtur ndeshje të mira dhe me statistika të nivelit të lartë në tre ndeshjet eliminatore që i ka fituar “Baltimore Ravens” këtë vit, duke përfshirë realizimin e tetë pasimeve që kanë rezultuar në gola.

Një performancë e shkëlqyer sot do të vërtetonte pretendimin që ai ka bërë në fillim të këtij sezoni se është një nga organizatorët më të mirë të lojës sulmuese në kampionat.

Ndërsa Flacco ka një stil tradicional, organizatori i lojës sulmuese të San Francisko 49ers, Colin Kaepernick, është më i shkathët në pasime dhe më dinamik në vrapimet për të fituar terren në fushë. Ai është një lojtar me aftësi shumë-dimensionale, i cili ka sjellë revolucion në rolin e organizatorit të lojës sulmuese në kampionatin kombëtar të futbollit amerikan. Kapernick është në vitin e tij të dytë në kampionatin kombëtar të futbollit amerikan dhe duke filluar në mesin e këtij sezoni, ai ka drejtuar ekipin e tij në 7 fitore dhe dy humbje.

Loja që do të zhvillohet sot ka edhe një element të veçantë familjar, që ka tërhequr vëmendjen e medias. Për herë të parë në historinë e ligave të sporteve mëdha të amerikane si bejsbolli, hokej dhe futbolli, trajnerët e dy ekipeve finaliste janë vëllezër. Trajneri i “Baltimore Ravens” John Harabaugh dhe trajneri i San Francisko 49ers Jim Harabaugh janë trajnerët më të mirë të kampionatit. Babai i tyre, Jack Harbaugh, për disa dekada ka qenë trajner i disa ekipeve të futbollit në nivel kolegji.

Sezonin e kaluar, në përballjen e parë mes vëllezërve Harbaugh, Baltimore Ravens mundi San Francisko 49ers me rezultat 16 me 6.
Trajneri i “Baltimore Ravens”, John Harabaugh tha sot se ekipi i tij është gati për ndeshjen finale.
“Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshje”.

Finalja që do të zhvillohet sonte ka një rëndësi të veçantë për yllin veteran të skuadrës “Baltimore Ravens”, Ray Lewis. Kjo është ndeshja e fundit e karrierës së tij 17 vjeçare si futbollist profesionist.

Kanali televiziv CBS do të transmetojë ndeshjen e cila fillon sonte në ora 18:30 në Nju Orlins të Luizianës. Ndeshja do të ndiqet nga miliona shikues dhe gjatë pushimit mes pjesës së parë dhe të dytë këngëtarja e njohur Beyonce do të këndojë para tifozëve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive