E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / SHBA

Alabama, lirohet fëmija i rrëmbyer

FBI-ja tha se negociatat me rrëmbyesin u përkeqësuan dhe policët ndërhynë nga frika se fëmija ishte tepër në rrezik.

alabama hostage
alabama hostage
Madhësia e gërmave - +
Policia në shtetin amerikan të Alabamës sulmoi bunkerin ku mbahej peng një fëmijë 5-vjeçar, duke e çliruar fëmijën dhe duke lënë të vdekur rrëmbyesin.
 
Rrëmbyesi, një 65-vjeçar, e kishte mbajtur fëmijën për gati një javë pasi e rrëmbeu nga autobusi i kopshtit dhe vrau shoferin e autobusit.
 
FBI-ja tha se negociatat me rrëmbyesin u përkeqësuan dhe policët ndërhynë nga frika se fëmija ishte tepër në rrezik.
 
Policia thotë se sulmoi strehimin e nëndheshëm pasdite e së hënë për të shpëtuar fëmijën 5 vjeçar. Burimet policore thonë se djali nuk është dëmtuar fizikisht dhe tani ndodhet për kontroll në një spital lokal.
 
Policia nuk ka thënë se si vdiq rrëmbyesi apo cili kishte qenë motivi i rrëmbimit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
05.02.2013 13:42
Policise i uroj suksese te njepasnjeshme ne neutralizimin dhe asgjesimin e krimineleve qe luajne dhe marrin jete njerezish,kurse femijes ketij engjelli per moshen qe ka,sherim te shpejte dhe nje jete sa me te bukur brenda me te mires se mundeshme njerezore.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive