E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Bota

Vaksina e re kundër TBC, e pasuksesshme

Një studim i shumëpritur i vaksinës së parë të re të tuberkulozit në gati një shekull tregon se ajo nuk ofron asnjë avantazh të rëndësishëm në krahasim me vaksinën ekzistuese

vaccine
vaccine
Madhësia e gërmave - +
Një studim i shumëpritur i vaksinës së parë të re të tuberkulozit në gati një shekull tregon se ajo nuk ofron asnjë avantazh të rëndësishëm në krahasim me vaksinën ekzistuese në mbrojtjen e foshnjeve nga infeksionet e tuberkulozit. Rezultatet, bazuar në një studim të rreth 3.000 foshnjeve në Afrikën e Jugut, ishin zhgënjyese, por jo krejtësisht të papritura.

Vaksina, i quajtur MVA85A, është më e përparuar sesa më shumë se mbi 10 vaksina të tuberkulozit, të cilat janë duke u provuar klinikisht. Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur për të vlerësuar pse prova dështoi dhe në ç'mënyrë këto rezultate mund të ndikojnë studimet e ardhshme.

Vaksina e vetme aktuale kundër tuberkulozit - e njohur si Bacille Calmette-GuDerin, ose BCG - u zhvillua në vitin 1921. Ajo është përdorur për të imunizuar foshnjet në vendet me përqindje të lartë tuberkulozi. Por mbrojtja e vaksinës BCG zgjat vetëm disa vjet, dhe nuk ofron imunitet kundër bakterit më të zakonshëm të tuberkulozit që sulmon mushkëritë e adoleshentëve dhe të rriturve, dhe që përhapet lehtë përmes kollitjes dhe teshtitjes.

Tuberkulozi vret çdo vit 1 milionë e 400 mijë njerëz në mbarë botën. Më shumë se 9 milionë raste të reja tuberkulozi diagnostikohen çdo vit.
 
Trajtimi rutinë për TB zgjat  6 deri 9 muaj me antibiotikë të fuqishëm - një regjim që mund të jetë i kushtueshëm dhe i vështirë, sidomos në rajonet e varfra dhe të largëta të botës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Nesti nga: Tirane
05.02.2013 21:53
Mendoj se duhet te kerkohet pergjegjesi ne keto raste ,pasi jo vetem qe behen shpenzime nga spitalet e pacientet,por shpenzime behen dhe nga investitoret e Stock-ut ne Burse kur blene aksionet e ketyre kompanive te cilat fitojne nga disa burime .Nder kohe qe produkti i tyre edhe sikur te mos sjelle pasoja ne pacientet ,ai ka sjelle dem ekonomik ne disa drejtime.Minimalisht gjobitja e Institutit qe e ka certifikuar duhet te behet publik dhe te interesuarit duhet te dem shperblehen.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive