E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA, zbulohet skema mashtruese me karta krediti

Prokurori federal Paul Fishman thotë se kjo është një nga skemat më të mëdha mashtruse me karta krediti e zbuluar ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Madhësia e gërmave - +
Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se agjentët federalë kanë shkatërruar një skemë mashtrimi prej 200 milionë dollarësh me karta krediti, dhe 18 njerëz janë akuzuar.  Kjo është një nga skemat më të mëdha mashtruse me karta krediti e zbuluar ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara.
 
Prokurori federal Paul Fishman tha dje se për shkak të lakmisë dhe arrogancës së të dyshuarve, konsumatorët mund të paguajnë tarifa dhe norma më të larta interesi.
 
18 personat janë akuzuar për fabrikim identiteti për të marrë karta kreditit dhe për manipulimin e raporteve të kreditit në mënyrë që të tërhiqnin dhe shpenzonin sa më shumë para. Prokurorët thonë se të dyshuarit nuk synonin për t'i shlyer borxhet e tyre.

 
Thuhet se të dyshuarit i përdornin paratë për të blerë makina luksoze, rroba e trajtime sportive, dhe kishin transferuar miliona dollarë në vende të tilla si Kinë, Pakistan, Rumani, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA

Presidenti Thien Sein e filloi vizitën e tij në Uashington, me pjesëmarrjen në një takim të hapur të Zërit të Amerikës
Më tepër

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dieni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive