E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Bota

Rreziqet e piraterisë në internet

x
Madhësia e gërmave - +
Carolyn Presutti
Tri gazeta të mëdha amerikane, New York Times, Wall Street Journal dhe Washington Post, thonë se piratët kinezë të internetit kanë hyrë në kompjurat e kompanive të tyre për të zbuluar informacione që lidhen me mbulimin e Kinës nga këto gazeta. Disa ekspertë thonë se ky problem vazhdon prej më shumë se pesë vjetësh. Këto sulme në internet janë të ndryshme nga pirateria e zakonshme kibernetike, për shkak të rreziqeve që paraqesin për individët.
 
Galeria në muzeun e medias në Uashington,Newseum, flet për lidhjet mes teknologjisë dhe lajmit.
 
Por përhapja e mediave të reja mund t'u krijojë kushte të favorshme piratëve të internetit që kërkojnë të dinë se çfarë mbulojnë gazetarët dhe kush ua jep atyre informacionin.
 
Nuk bëhet fjalë vetëm për gazetat. Ekspertët mendojnë se të gjitha mediat janë sulmuar nga piratët, por ose nuk e dinë ose nuk e thonë. Piratët sulmojnë edhe Zërin e Amerikës.
 
Shërbimi tibetian i Zërit të Amerikës ka 4 emisione televizive në javë dhe pesë emisione radioje në ditë. Shefi i Shërbimit, Losang Gyatso thotë se ata ndeshen me piratët çdo ditë.  
 
"Ne kurrë nuk i mbajmë në kompjuter kontaktet dhe burimet tona. Jemi shumë të kujdesshëm. Në kompjutera kemi të instaluar filtra të ndryshëm."
 
Zoti Gyatso thotë se ashtu si edhe në rastin e gazetave amerikane, kjo pirateri vjen nga Kina.
 
Alan Paller ka trajnuar 145,000 ekspertë të sigurisë në internet në shumë vende të botës. Sipas tij, në këtë lloj spiunazhi janë përfshirë më tepër se 100 shtete.
 
"Kina bën më shumë zhurmë, domethënë teknikat e tyre zbulohen më lehtë, ata kapen më shpesh. Por edhe rusët janë po aq aktivë dhe shumë më të fshehtë."
 
Paller thotë se masat mbrojtëse, si programet kundër viruseve, nuk mjaftojnë.
 
"Megjithëse mund të ngresh mure të lartë, ata ndërtojnë shkallë të gjata, pra duhet t'ua kalosh atyre. Kjo nuk bëhet me mjete por me aftësi profesionale dhe tani për tani mediat nuk i kanë kushtuar rëndësi këtyre lloj aftësive. Ata mendojnë se mund ta luftojnë këtë pasi të ketë ndodhur."
 
Në Newseum ka një përmendore kushtuar gazetarëve të rënë në detyrë. Shumë prej tyre janë vrarë nga njerëz që kanë qenë kundër informacionit që ata jepnin. Patty Rhule, e cila bën pjesë në komisionin që shqyrton emrat e këtyre gazetarëve, thotë se nuk dihet se ku mund të çojë pirateria në internet.
 
"Nëse ata janë në gjendje t'i bëjnë këto gjëra fshehurazi, atëhere nuk dihet kurrë se kush po e gjurmon gazetarin nga pas."
 
Ekspertët thonë se zgjidhja është ta bësh kompjuterin aq të padepërtueshëm saqë pirati të mos hyjë dot por të shkojë te një viktimë më e lehtë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
06.02.2013 18:06
Pirateria Kineze ,Ruse dhe Iraniane jane bere rezik per te mare infirmacione per materiale si maresin ashtu dhe per derguesin si po behet me gazetat Amerikane si New York Times Wall Street Journal , Washington Post dhe Zerin e Amerikes.,kur gjykohet se ka nje material qe gjykohet sekret mbahet ne konfencialitet te plote,Azia dhe lindja e mesme eshte nje fuci baruti qe kerkon te plase nga dita ne dite ku Kina ka probleme me vendet e rajonit me Detin e Kines Jugore ka probleme me Iranin ku mer 40% te naftes dhe shkembime tregetare duke thyer embargon ,ka probleme me Korene e Veriut e cila thyen embargon dhe ben tregeti ne te gjitha fushat ku e vene Korene e Veriut te beje proven e trete berthamore dhe eshte kercenim per korene e jugut dhe Japonine..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive