E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA - Domethënia e fjalimeve mbi gjendjen e vendit

Në thelb, fjalimi mbi gjendjen e vendit kapërcen politikën dhe artin qeverisës.

Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barak Obama shkon sonte në Kongres për të raportuar para ligjvënësve, në prani të diplomatëve dhe të ftuarve të tjerë të shquar, mbi gjendjen e vendit dhe planin e tij për të çuar vendin përpara. Në këtë mënyrë, ai ecën në gjurmët e presidentëve të tjerë, të cilët e kanë përdorur një rast të tillë, të kërkuar nga Kushtetuta amerikane, në përpjekje për të bërë histori.
 
George Washington përhapi mesazhin e parë vjetor ekzekutiv në Kongres më 8 janar 1790. Neni i II-të i Kushtetutës Amerikane paraqet kompetencat dhe përgjegjësitë e kryeshefit ekzekutiv (presidentit) , dhe kjo përcakton që presidenti "nga koha në kohë duhet t'i japë informacion Kongresit mbi gjendjen e vendit dhe të rekomandojë masa që ai i gjykon të nevojshme dhe të përshtatshme". Shumica e pasardhësve të George Uashingtonit, raportet e tyre i kanë paraqitur me shkrim për t'u lexuar me zë të lartë nga një nëpunës i kongresit. Por me retë e luftës në Evropë që kërcënonin paqen në botë në vitin 1913, Presidenti Woodrow Wilson shkoi në Kongres për të ofruar personalisht mendimet dhe shqetësimet e tij.
 
Të gjithë presidentët që atëherë kanë ndjekur këtë shembull, dhe çka filloi si një mesazh nga një dege e qeverisë për një tjetër është kthyer në komunikim mes presidentit, popullit të Shteteve të Bashkuara dhe gjithë botës.
 
Presidenti James Monroe e përdori fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit më 1823 për të paralajmëruar vendet e Evropës ndaj synimeve koloniale dhe kundër ndërhyrjes në punët e kontinentit  amerikan -  kjo njihet si Doktrina Monroe. Abraham Lincoln i tha kombit në vitin 1862 se ai donte t'i jepte fund skllavërisë. Dhe në vitin 1941, Franklin Roosevelt shpalosi katër liritë themelore që njerëzit kudo në botë duhet të gëzojnë - Liria e fjalës; Liria e besimit; Liria nga varfëria; Liria nga frika.
 
Në thelb, megjithatë, fjalimi mbi gjendjen e vendit kapërcen politikën dhe artin e qeverisjes. Hartuesit e Kushtetutës e përfshinë mbajtjen e një fjalimi të tillë për të nxitur transparencën dhe llogaridhënien në qeveri. Sepse presidenti ka qasje në informata të shumta në punën komplekse të qeverisë, dhe është i detyruar të japë një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së përgjithshme të vendit dhe të marrëdhënieve të vendit me botën. Fjalimi gjithashtu flet për ndarjen e pushteteve në qeveri; ndërsa presidenti e përdor fjalimin për të të propozuar programe dhe nisma të reja, është Kongresi që vendos se si të veprohet. Dhe në fund të fundit, të dy degët janë të përgjegjshme për audiencën më të madhe të fjalës, që është populli amerikan.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Robert Hand: Për zgjedhje të rregullta, duhen veprime të shpejta

Këshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit Robert Hand, shpreh keqardhjen për ato që i quan lojra politike dhe për polarizimin në vend
Më tepër

SHBA, përpjekje për konferencë paqeje për Sirinë

Sekretari i Shtetit John Kerry shkon në Lindjen e Mesme dhe do të bisedojë për këtë çështje me zyrtarët rusë
Më tepër

Zyrtarët të shqetësuar nga abuzimi seksual në radhët e ushtrisë

Viktimat e këtij abuzimi janë kryesisht femrat, por edhe homoseksualët, gra e burra, kanë raportuar raste ofenduese
Më tepër

SHBA, lotaria e vizave mund të mbyllet

Lotaria e vizave mund të eliminohet nëse Kongresi miraton versionin e tanishëm të planit dy partiak të reformës së immigracionit.
Më tepër

Shtohet dhuna sektare në Irak

Makina bombë shpërthyen në zonat e banuara nga shiitët në kryeqytetin irakian dhe në Basra duke vrarë të paktën 31 persona dhe duke plagosur dhjetra të tjerë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive