E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Ish-kryetari i PD-së Selami, "i gatshëm për t'u rikthyer nëse e ftojnë"

Në intervistën e tij në emisionin Opinion zoti Selami u shfaq me një qasje tjetër ndaj partisë demokratike dhe udhëheqjes së saj

selami
selami
Madhësia e gërmave - +
Në Shqipëri ish kryetari i partisë demokratike dhe një prej ish themeluesve të saj Eduard Selami i cili prej 15 vitesh jeton tanimë në Shtetet e Bashkuara tha mbrëmë se ai është i gatshëm të rikthehet në radhët e partisë demokratike nëse do të ketë një ftesë për t’u përfshirë në garën elektorale. Në një intervistë në emisionin Opinion në televizionin Klan, ai tha se për këtë kishte patur kontakte edhe me drejtues të PD. Në ndryshim nga qëndrimet e tij kritike në të kaluarën për zhvillimet në vend dhe në partinë demokratike, këtë herë zoti Selami foli me tone pozitive duke vlerësuar arritjet dhe sukseset që sipas tij mund t’I japin partisë demokratike fitoren për një mandate të tretë në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm
 
Ashtu si shumë nga figura të larta të Partisë demokratike që në vite ishin shkëputur prej saj, por u rikthyen në prag të zgjedhjeve të 2005, edhe ish kryetari Eduard Selami deklaron se është I gatshëm ti bashkohet sërish forcës nga e cila u nda në mesin e viteve ‘90 përmes polemikave jo të pakta. “Nëse Partia demokratike do të kërkojë të më kandidojë unë me kënaqësi do t’I përgjigjesha".

Në intervistën e tij në emisionin Opinion zoti Selami u shfaq me një qasje tjetër ndaj partisë demokratike dhe udhëheqjes së saj, ndryshe nga kritikat e tij publike të viteve të fundit kur ai kishte folur per mungesën e demokracisë së brendshme në këtë parti apo kur ishte shprehur për një demokraci jofunksionale në vend: “Mendoj se është një forcë progressive, tërësisht integruese, e cila akoma ka potencila për të kontribuar dhe ka një bilanc mjaft pozitiv në zhvillimin dhe progresin e Shqipërisë”
 
Zoti Selami tha se në zgjedhjet e ardhshme të qershorit partia demokratike ka arsye pse të kërkoj një mandate të tretë. Ndërsa ka vlerësuar se shfaqja në skenë e Frymës së re demokratike të ish presidentit Bamir Topi nuk rrezikon t’I krijojë probleme demokratëve, ai ka vlerësuar pozitivisht aleancën në 2009 me Lëvizjen socialiste për integrim. “Mendoj se i ka shërbyer Shqipërisë sepse ka bërë hapa më progressive në këto atër vjet, dhe ka futur një element të ri në kulturën politike shqiptare. Ka të tjerë që mendojnë se kjo është në kufijtë e pazareve politike, por unë e shikoj si shenjë maturie nga ana e partisë demokratike”

Zoti Selami ka vlerësuar pozitivisht mënyrën se si qeveria e kryeministrit Berisha përballoi krizën ekonomike: “Një nga të mirat e Partisë demokratike është që politikën e saj ekonomike, fiskale dhe financiare gjithmonë ka qenë productive. Eshtë identifikuar me biznesin me ekonominë dhe ka një politikë shumë të suksesshme ekonomike”.

Zoti Selami tha se ai vazhdon të jetë kritik rreth disa zhvillimeve, porse tani nuk ishte koha e duhur duke qenë se vendi ëhtë afër zgjedhjeve të ardhshme:“Kur vjen fushata elektorale, nëse unë dukem pak më blu është se unë i përkas PD. Në fushata elektorale, edhe në SHBA e vende të tjera, mbyllet kapitulli i kandidimit brenda, dhe dilet në një formacion. Përderisa ardhja ime ka përkuar më këtë nuk është vendi për kritika”.

Se cili do të jetë fati i ardhshëm i ish kryetarit demokrat, kjo i takon javëve që do të vijnë. Zoti Selami e bëri hapin e tij, Mbetet për t’u parë nëse vetëm kaq mjafton për t’i hapur atij rrugën e rikthimit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Vasel Malaj nga: SHBA
14.02.2013 01:43
jepni komentet, ato gjera qe shkruajmejane shume te verteta. Le te kene 100 vjet shkolle askush nuk i njef me mire se neve keta te sigurimit te Shqiperise dhe veprimtarine e tyre , pasi kemi nje bagazh te gjate rreth 50 vjeçare, qe i kemi studiuar dhe pergjuar veprimtarine e tyre. Personalishte kame qene 7 vjeç kur i kame njohur Operativet e Sigurimit dhe Spiunet e tyre dhe e dime me mire se çdo kush ne bote se si punojne dhe si veprojne.


nga: D.
14.02.2013 00:37
Selami nje dhaskal marksizmi qe ka harxhuar mjaft kohe te studioje mendimin estetik te Enver Hoxhes ne disertacionin e tij po kupton se nuk ka asnje vlere ne USA. Nuk e kuptoj ke njeh ne VOA qe vazhdon te duket. Teknicienet inxhinjeret, informaticienet bene perpara ne Amerike, ky enderron per nje benz ne Tirane se ketu eshte i pavlere. Lutju Saliut e Selam se nuk ke rruge tjeter. Mbase ta hedh nje kocke pasi ti kerkosh falje.


nga: Anonim
13.02.2013 12:16
Z Eduard Selami ne rastese se Sali Berisha largohet nga politika sepse mosha ka te beje ku ndjen lodhje dhe mos perqendrim ne detyrat e tij karshi shtetit si katraurat qe i ka bere kombit shqipetar dhe merni detyren e Kryetarit te Partise Demokratike Z Eduart Selami je mireseardhur ne Shqiperi per nje Parti Demokratike te vlerave te integrohen ish te perndjekurit politike sepse PD eshte e mbushur me komunista,ordinere,sigurimca,utbashe dhe lloj takemesh..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

SHBA: Klimë intolerance fetare në botë vitin e kaluar

Departamenti i Shtetit thotë se zyrtarëve qeveritarë shpesh u lejohet të veprojnë pa u ndëshkuar duke shkelur të drejtat fetare të bashkatdhetarëve të tyre
Më tepër

Kosova fillon javën e tolerancës dhe pajtimit

Në Muzeun e Kosovës, sot u vendos Guri për Paqe, një gjest simbolik i përcjellë nga njerëzit e Hiroshimës së Japonisë në gjithë botën.
Më tepër

SHBA sqarojnë se Serbia s'ka juridiksion mbi pasuritë e Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se afaristëve nga SHBA-të u është sqaruar se Kosova është shtet sovran dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi minierat e Trepçës
Më tepër

Westerwele nxit Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë marrëveshjen

Shefi i politikës së jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwele, tha se proceset integruese të Serbisë dhe Kosovës varen nga përparimi në terren
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive