E enjte, 24 prill, 2014

Lajme / SHBA

Fjalimi i Presidentit mbi gjendjen e vendit

sotu
sotu
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Obama mbajti mbrëmë fjalimin mbi gjendjen e vendit, fjalimi i parë i mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, gjatë të cilit ai preku një sërë çështjesh të rëndësishme për vendin. Fjalimi ishte jo shumë i gjatë, krahasur me fjalimet e mëparshme, por i mbushur me nisma dhe premtime, thirrje ligjvënësve për të vepruar dhe publikut për ta mbështetur atë.

Megjithëse presidenti foli për një sërë çështjesh, ashtu siç e the edhe ti, çështja kryesore, që mbizotëroi ishte ekonomia, megjithatë, presidednti theksoi vendet e punës, ligjet mbi dhunën nga armët, imigracionin, madje ai deklaroi se angazhimit amerikan në Afganistan po i vjen fundi.
 
Në fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit, presidenti u përqëndrua në çështjet që votuesit thanë se ishin të rëndësishme për ta: armët, vendet e punës dhe lufta.

“Pas një dekade lufte të rëndë, burrat dhe gratë tona të guximshme në uniformë do të kthehen në atdhe”.

Presidenti tha se 34 mijë trupa, rreth gjysma e forcës aktuale në Afganistan, do të jetë kthyer në atdhe shkurtin e vitit të ardhshëm.
Kjo bën të mundur që Shtetet e Bashkuara të përfundojnë tërheqjen e plotë nga Afganistani brënda rreth 2 vjetësh, tha presidenti, ndërsa Washingtoni do të vazhdojë ta ndihmojë qeverinë e atij vendi, duke trejtuar dhe pajisur forcat afgane.

Disa republikanë, mes tyre anëtari i Kongresit Paul Brown nga shteti i Xhorxhias, thonë se  tërheqja po zvarritet.

“Mendoj se ne duhet të tërhiqemi nga Afganistani sa më parë që të mundemi. Ne po shpenzojmë atje para që nuk i kemi dhe sinqerisht për një politikë të gabuar”.

Lidhur me vendet e punës, zoti Obama tha se bizneset amerikane kanë krijuar 6 milion vende pune, ndërsa konsumatorët po shpenzojnë përsëri.

“Është detyra e brezit tonë që të rindezim motorin e vërtetë të zhvillimit ekonomik të Amerikës, një klasë të mesme në rritje dhe të sukseshme”.

Çdo vit, anëtarë të Kongresit mbushin sallën e Dhomës së Përfaqësuesve për të dëgjuar presidentin.  Të ftuarit ulen në platformën e katit të dytë. Jeta e disa prej të ftuarve në fjalimin e mbrëmshëm ishte prekur nga dhuna e armëve. Ata që simpatizohen me këtë kauzë kishin vënë fjongo të gjelbër, ndërsa presidenti këmbënguli që viktimat presin që Kongresi të veprojë mbi reformat e ligjit për armët.

“Ata meritojnë një votim”, tha presidenti.

Ekspertët thonë se presidentët shpesh i rishkruajnë fjalimet e përvitshme gati deri në momentin e fundit. Këtë vit pati një ndryshim të rëndësishëm pasi Koreja e Veriut kreu provë bërthamore një ditë para fjalimit.

“Provokime të këtij lloji që ne përjetuam mbrëmë vetëm do të izolojë këto vende”.

Lidhur me imigracionin, presidenti u prit me duartrokitje nga të dyja partitë politike. Ai bëri thirrje për një rrugë të ligjshme drejt qytetarisë amerikane për rreth 11 milionë imigrantët pa dokumenta në vend.
“Një rrugë, që përfshin kontrollin e së kaluarës së imigrantit, pagimin e taksave, një gjobë domethënëse, mësimin e anglishtes dhe pritjen në fund të rradhës, pas personave që përpiqen të vijnë në vendin tonë ligjërisht”.

Për herë të parë, përgjigja e republikanëve ndaj fjalimit të presidentit u dha në anglisht dhe në spanjisht.

Senatori Marco Rubio nga Florida tha se reforma e imigracionit duhet të fillojë me zbatimin e ligjit.

"Ne duhet të përmbushim premtimet e shkelura të së kaluarës: të përforcojmë kufijtë tanë dhe të zbatojmë ligjet tona”.
 
Ndryshe nga vitet e mëparshme, partia republikane në opozitë dha dy përgjigje. Senatori Rand Paul dha përgjigjen jozyrtare në emër të grupimit më konservator të repulikanëve, Tea Party. Ai theksoi nevojën që Uashingtoni të miratojë një buxhet të balancuar dhe të i bëri thirrje kongresit që të miratojë edhe një amendament kushtetutor për të kufizuar taksimin dhe shpenzimet. Zoti Paul bëri gjithashtu thirrje që t’i jepet fund ndihmave të huaja për ato vende, siç u shpreh ai, që djegin flamurin tonë dhe thërrasin, 'Vdekje Amerikës' si dhe të ndalohet ndihma ushtarake për radikalët islamistë, siç u shpreh ai, në Egjipt.

Ndërkohë, vetë presidenti Obama ka në plan ta shfrytëzojë menjëherë fjalimin e mbrëmshëm në dy mënyra: Ai do të takohet me një grup ndërpartiak ligjvënësish lidhur me imigracionin si dhe do të shkojë në tre shtete, Karolinën e Veriut, për të folur pikërisht rreth çështjeve për të cilat foli mbrëmë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
13.02.2013 20:04
Presidenti Obama me politikat e tij ekonomike filloj lokomotiva amerikane te levize me shpejtesi te madhe ekonomike ku ekonomia filloj ritja ekonomike ,jane shtuar vendet e punes dhe eshte ritur konsumi i qytetareve amerikane dhe tregu i shitjes te banesave eshte i stabilizuare,tregu amerikan duhet te shtoje tregetine me Evropen..Me politiken e jashtme Presidenti Obama ka korur suksese lufta ne Afganistan eshte drejt fundit dhe largimi i trupave ne vitin 2014 ,ndersa me Sirine eshte fundi dita dites i regjimit Al Assad dhe marja e Pushtetit nga Opozita Siriane dhe nje aleance afatgjate Izrael.Palestine.Siri dhe Jordani.por boshti i djallit eshte Iran dhe Koreja e Veriut te mbeshtetura nga Rusia dhe Kina qe jane kundra Japonise,Korese te Jugut dhe interesave amerikane ne kete rajon qe eshte fucia e barutit,Lufta e trete boterore eshte Azipaqesori..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
23.04.2014
Emisioni televiziv Ditari

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Përgatitje për monanovra ushtarake SHBA-Poloni

Manovrat zhvillohen në kuadër të përpjekjeve amerikane për të demonstruar mbështetje për Evropën ndërkohë që vazhdon ballafaqimi i Perëndimit me Rusinë
Më tepër

EULEX-i ngre akuzë ndaj gazetarit Milaim Zeka

Gazetari akuzohet për publikim të identitetit të dëshmitarëve në një proces gjyqësor për krime lufte
Më tepër

Pasuria, akuza anëtarit të KLD

Inspektoriati i deklarimit të pasurive kallëzim penal ndaj gjykatësit Gjin Gjoni, dyshime për pasuritë e shumta. Gjoni: Janë të bashkëshortes të krijuara në vite. Nuk u thirra nga ILDK. Farsë politike
Më tepër

Kultivimi i bimëve mjeksore

Malësia e Madhe zë vendin e parë për sasinë e grumbiullimit të këtyre bimëve, kjo edhe për shkak të traditës së banorëve të kësaj zone
Më tepër

Histori: Çfarë ka ndodhur më 23 prill?

1616 - Në qytetin Stratford -on -Avon, Angli, vdiq Uilliam Shekspir, dramaturg - kjo është e dokumentuar. Por dita e saktë e lindjes së tij nuk dihet.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
23.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A mock protester throws a water bomb during police exercises to manage civil unrest in Manila, Philippines ahead of a visit by US President Barack Obama.
  • A man uses a net to catch fish in a stream in Bogor, West Java, Indonesia.
  • A boy dressed up as Sao Jorge, also known as Saint George, attends Sao Jorge's day celebrations in Rio de Janeiro, Brazil.
  • A woman applies lipstick while her family's concrete house is being demolished in a squatter colony in Tondo, Manila.
  • People cover their faces as strong winds blows insulation material off a building in Hami, northwest China's Xinjiang region.
  • A woman cries while praying during a candlelight vigil in Ansan, to commemorate the victims of capsized passenger ship Sewol and to wish for the safe return of missing passengers.
  • Police train their fire hose at protesters as the latter try to force their way closer to U.S. Embassy for a rally against next week's visit of U.S. President Barack Obama in Manila, Philippines.
  • People read free books on International Book Day in Bucharest, Romania.
  • A woman has lunch on a bench at Rossio Square in central Lisbon, Portugal.
  • US Secretary of Defense Chuck Hagel is briefed on the ATLAS ROBOT which is one of the most advanced humanoid robots ever built at the Pentagon by Defense Advanced Research Projects Agency(DARPA) personnel, April 22, 2014.
  • A slum dweller's pets (puppies and a cat) look on from a plastic container next to religious statues and other belongings, after a squatter colony was demolished in Tondo, Manila.
  • Atletico Madrid's Diego Costa controls the ball during their Champions League semi-final first leg soccer match against Chelsea at Vicente Celderon Stadium in Madrid, Spain, April 22, 2014.
  • A rebel fighter carries an anti-tank weapon as he heads with his fellow fighters towards their positions in the Armenian Christian town of Kasab, Syria.
  • Jackie Bradley, Jr. #25 of the Boston Red Sox jumps up for a fly ball at the center field wall but comes up missing it against the New York Yankees during the game at Fenway Park  in Boston, Massachusetts, April 22, 2014.
  • A military policemen stands in position during a violent protest in a favela next to Copacabana, Rio de Janeiro, Brazil, April 22, 2014.
  • An octopus is lowered during a pre-game ceremony in Game 3 of a first-round NHL hockey playoff series between the Detroit Red Wings and the Boston Bruins in Detroit, April 22, 2014.

Interaktive