E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme

Gary Peters: Jam krenar që jam mik i shqiptarëve

Congressman Gary PetersCongressman Gary Peters
x
Congressman Gary Peters
Congressman Gary Peters
Madhësia e gërmave - +
Në një deklaratë për mediat me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Gary Peters, thotë se kjo pavarësi është njohur nga 98 vende dhe ai është i bindur se ky numër do të vazhdojë të rritet.
 
Zoti Peters thotë se me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë, ai do të festojë bashkë me shqiptarët në shtetin e tij Miçigan. Gjatë historisë së tyre të vështirë, thotë kongresmeni Peters, njerëzit në Kosovë nuk u thyen dhe sot ata kanë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.
 
Zoti Peters, i cili ka vizituar Shqipërinë dhe Kosovën, thotë se ka parë atje shumë shtëpi ku valëvitej jo vetëm flamuri shqiptar, por edhe flamuri amerikan krahas tij.
 
Ligjvënësi Gary Peters është anëtar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan. Ai thotë se është krenar që është mik i popullit shqiptar dhe udhëheqës aktiv i këtij grupi të Kongresit.
 
Zoti Peters shprehet se do të vazhdojë të mbështesë lidhjet e pandërprera midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe do të punojë për të forcuar sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: arsim nga: kosove
18.02.2013 16:04
zoti e bekoft popullin amerikan dhe juve zr.kongresmen se pa ndihmen tuaj ne shqiptaret e kosoves vone do ta shijonim lirin.
edhe ne jemi krenar qe kemi nje vend mik me demokracin me te larte ne bote. Jam krenar qe kam sherbyr per ushtrin amerikane ne irak, rrnoft populli amerikan dhe shqiptar per jete .


nga: Bashkim Pitarka nga: Florida
15.02.2013 23:23
Qofte i bekuar kongressmeni Peters per keto njenja aq miqesore qe tregon ndaj Shqiperise,Kosoves dhe gjithe shqiptareve.Ai i jep nder popullit te madh mik amerikan,te cilit shqiptaret i jane e do t'i mbeten kurdohere mirenjohes per ndihmen dhe perkrahjen e tyre.Na takon ne shqiptareve te bejme maksimumin e perpjekjeve qe kete miqesi e bashkepunim ta forcojme e ta cojme me tej ne te mire te zhvillimit tone te gjithaneshem,te paqes e sigurise ne Ballkan.T'i ruajme si syte e ballit kete miqesi e bashkepunim te frutshem.Kontributi me i madh per forcimin e kesaj miqesie nga ana jone eshte forcimi i vazhdueshem i demokracise dhe ekonomise ne Shqiperi e Kosove dhe luajtja e nje roli te shendoshe te paqes e stabilitetit ne rajon,qe fatmiresisht perputhet edhe me deshirat dhe perpjekjet e aleatit tone te madh,SHBA.


nga: nuri nga: shkoder
15.02.2013 22:08
Faleminderit ,sepse pa ndimen tuaj nuk do gezonim keto dite me kosoven e lire dhe te pa varur .Edhe nje here faleminderit Amerike .

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive