E dielë, 19 prill, 2015

Lajme / Ballkani

Engel, pesë vjet Kosovë e pavarur

x
Ligjvenësi amerikan Eliot Engel, zyrtari i dytë më i lartë  i Komisionit të Dhomës së Përfaqësueve për Marrëdhëniet me Jashtë dhe mbështetës i çështjes shqiptare për një kohë mjaft të gjatë, thotë në një deklaratë me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës se ai vend dhe populli i tij "kanë shumë arsye përse të jetë krenar. Në vetëm pesë vjet si shtet i pavarur, Kosova është njohur nga gati 100 vende të botës, është anëtare e Bankës Botërore, FMN-së dhe BERZH-it. Sovraniteti i Kosovës është më i fuqishëm se kur më parë me përfundimin e “pavarësisë së mbikqyrur”, ndërsa marrëdhëniet ndër-etnike po bëjnë përparim të dukshëm dhe të qëndrueshëm. Banka Botërore afirmoi arritjet e Kosovës me raportin e fundit të rëndësishëm “Të Bërit Biznes 2012” ku thotë se asnjë vend tjetër nuk pati përmirësim aq të ndjeshëm sa Kosova" thekson në deklaratën e tij të përshëndetjes kongresmeni nga Nju Jorku.

"Ka qënë një nder dhe kënaqësi të qëndrosh përkrah popullit të Kosovës ndërsa ata kaluan nga tragjedia në triumf gjatë 20 vjetëve të fundit", vazhdon më tej deklarara, "por beteja nuk ka mbaruar. Kosova ende pengohet nga mungesa e vullnetit të disa vendeve për ta njohur kombin e ri, ndërsa vende të tjera ende e bllokojnë Kosovën të bëhet anëtare e OKB-së dhe të përparojë normalisht drejt një të ardhme euro-atlantike".

Kongresisti Engel vë në dukje përparimin e bërë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si një lajm të mirë. "Takimet mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç, si dhe ai mes presidentëve Jahjaga dhe Nikoliç", thotë më tej ai, "janë inkurajues për një rajon që ka aq nevojë për dhënien fund të konfliktit dhe për njerëzit që kërkojnë të jetojnë në paqe dhe begati.  Angazhimi personal dhe udhëheqja e Sekretares së Shtetit Klinton dhe Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kethrin Eshtën kanë qënë me shumë rëndësi në përparimin e arritur.  Por ne nuk duhet të ndalemi këtu. Ka ardhur koha për të shkuar më tej marrëveshjeve të vogla, më pak të rëndësishme, drejt atyre që mund t’i japin fund konfliktit afatgjatë", thotë zoti Engel. 

"Me Xhon Kerrin në postin e Sekretarit të Shtetit, është jetike që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë ta vendosin në listën e prioriteteve rajonin dhe të sigurojnë që dialogu nuk do të degradojë në bisedime thjesht për hatër të bisedimeve, pasi në Ballkan, ne e dimë nga përvoja se stanjacioni sjell zhgënjim dhe konflikt.  Vazhdimi i përparimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjithë Ballkanit shoqërohet gjithmonë me vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në një nivel të lartë", theksoi zoti Engel. 

"Së bashku me dialogun, përparimi i Kosovës drejt strukturave kryesore Euro-Atlantike, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, duhet të jenë një prioritet për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë. Brukseli po punon me Prishtinën për ta çuar Kosovën drejt Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe drejt liberalizimit të vizave që kosovarët të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm në Evropë si qytetarët e vendeve të tjera ballkanike" thotë më tej anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, "por fatkeqësisht, përparimi ka ndalur dhe është ngadalësuar, dhe ndryshe nga fqinjët, çdo hap i vogël në përparimin e Kosovës me Brukselin mund të përballet me veton e një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Ndërsa kjo e bën rrugën edhe më të vështirë, i bën arritjet e Kosovës edhe më të rëndësishme. Në fund të fundit, ne duhet të jemi të qartë se Kosova duhet të përfshihet në Evropë së bashku me fqinjët e saj, pasi në të kundërt do të krijonim një gropë të re të zezë në Ballkan ku shqetësimet më të këqija për krimin dhe korrupsionin mund të bëhen realitet".

"Rruga e Kosovës drejt NATO-s është e të njëjtës rëndësi", thekson kongresisti amerikan.  "Së bashku me vendet e tjera në rajon, antarësimi i Kosovës në NATO do të çimentojë prespektivën e saj Perendimore ndërsa do të shtojë një tjetër vend të fuqishëm pro-amerikan në aleancë. Sigurisht, anëtarësimi në Nato kërkon që Kosova të zhvillojë një ushtri, dhe unë jam i kënaqur që ne mund të shohim hapat e parë në këtë drejtim më vonë këtë vit nëpërmjet planifikimit të një ushtrie profesionale dhe mbrojtëse. Si një republikë sovrane dhe e pavarur, Kosova ka çdo të drejtë të ndërtojë forcën e saj të armatosur dhe është një arritje e mirë për një vend që ka në plan të punojë nga afër me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë për kohën dhe organizimin e forcës së saj mbrojtëse. Ne nuk duhet të dëgjojmë shqetësimet iracionale të disave që shprehin dyshime të pabaza rreth një ushtrie të mundshme të Kosovës duke pasur parasysh garancinë se ajo do të jetë e vogël dhe me synimin mbrojtës.  Pavarësisht, unë mezi pres ditën kur trupat e Kosovës do të qëndrojnë krah për krah me ushtarët amerikanë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar", thotë zoti Engel.  

Ai vë gjithashtu në dukje edhe sfidat që duhet të zgjidhë vendi. "Papunësia është e lartë, korrupsioni vazhdon të jetë pengesë për ekonominë dhe marrëdhëniet ndër-etnike duhet të vazhdojnë të forcohen. Në të njëjtën kohë, marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zbatohen plotësisht dhe strukturat paralele në veri duhet ose të eliminohen plotësisht ose të bëhen pjesë transparente e një shteti Kosovar të unifikuar në mënyrë që pakicat, kudo që ndodhen, të trajtohen drejtësisht"

"Shtete e Bashkuara kanë qënë dhe do të vazhdojnë të jenë miqtë më të mirë të Republikës së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të nxisim zhvillimin e Kosovës, respektin për sovranitetin e saj dhe zgjerimin e numrit të vendeve që e njohin atë. Me miqësinë në rritje mes dy vendeve dhe popujve tanë, kam shpresë se pesë vjetët e ardhshme do të jenë edhe më të mira sesa këto pesë vjet të para të pavarësisë", përfundon deklarata e ligjvenësit amerikan Eliot Engel, numri dy i Komisionit të Dhomës së Përfaqësueve të Kongresit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
17.02.2013 12:11
z.Engel, ka nje kontribut te jashtezakonshem per Kosoven. Njeri nga personalitetet qe solli lirine ne Kosove, po kontribuon per formimin dhe forcimin e shtetit, po kontribuon qe Kosova te anetaresohet ne organizma prestigioz, po kontribuon qe kosovaret te ndjehen te barabarte ndermjet te barabarteve. Kam besim se shqiptaret ashtu si deri tani do ti jene mirnjohes z. Engel dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.


nga: Anonim
16.02.2013 18:54
Bashkimi Europjan po ben nji plitik te gabuar kunder Kosoves po shperblen Serbin dhe ka izoluar Kosoven.Bashkimi Europjan asht ne ndikim te disa vendeve problematike te Bashkimit Europjan qe nuk e kan njohur Kosoven dhe jan shtete lojale qe mbeshtesin Serbin e Rusin dhe ato mbijetojn te mvarura nga Bashkimi Europjan.Ashton ka fuqi qe ti bind edhe keto shtete qe ta njohin Kosoven si shumica e shteteve te Bashkimit Europjan si Amaerika e cila luftoj dhe e krijoj shtetin e Kosoves.Dialogu teknik ka mbaruar ka deshtuar.Dialogu politik do ta destabilizoj Kosoven dhe do te ndez nji konflikt te ri shqipetaro serbe i cili do te shrihet ne ter Ballkanin.


nga: Sokol nga: USA
16.02.2013 17:44
Faleminderit Z. Engel per mbeshtetjen tuaj per çeshtjen Shqiptare. Urime KOSOVES me ratin e 5-vjetorit te Pavaresise!!! Dëshiroj gjithashtu qe qeverite ne Kosove dhe Shqiperi te emancipohen dhe te pastrohen nga semundjet qe vetem me zgjedhje te lira e demokratike (pavjedhje votash). Ja se si duhet te jene qeverite demokratike qe pretendojne t'i bashkohen Komunitetit Europian - ju lutem vizitoni faqen: shtetiweb.org

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
18.04.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Ateistët në Turqi

Ateistët përballen me kërcënime për vdekje në vendin me shumicë myslimane
Më tepër

Tiranë: Analistët komentojnë zgjedhjet vendore

Emrat e kandidatëve u ndryshuan deri në ditën e fundit dhe ende nuk ka dalë në publik asnjë projekt i qeverisjes vendore.
Më tepër

Vuçiç: Me Thaçin – sipas ligjit

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia do të zbatojë ligjin nëse zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosë të shkojë në Beograd
Më tepër

Hoti:Kosova drejt finalizimit të negociatave për termocentralin e ri

Intervistë me Avdullah Hotin, Ministër i Financave të Kosovës
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Candles are placed in the Cologne Cathedral in Cologne, western Germany, for a tribute ceremony for the 150 victims of the Germanwings plane crash last month in the French Alps.
  • A Yemeni girl holds a baby in a temporary shelter after fleeing violence in Yemen, at the port town Bosasso in Somalia's Puntland. U.N. Secretary-General Ban Ki-moon on Thursday called for an immediate halt to fighting in Yemen, the first time he has made such an appeal since Saudi-led airstrikes against Iranian-backed Houthi rebels began three weeks ago.
  • A woman cries in front of the skulls and bones of more than 8,000 victims of the Khmer Rouge regime during a Buddhist ceremony at Choeung Ek, a "Killing Fields" site located on the outskirts of Phnom Penh, Cambodia. Hundreds of Cambodians and monks gathered at the site to commemorate the 40th anniversary of the Khmer Rouge reign.
  • A placard of Nobel Prize-winning novelist Gabriel Garcia Marquez is surrounded by yellow butterfly cutouts with messages, placed there by fans, at a bookstore in Mexico City. Marquez fans are commemorating the first anniversary of his death. In 'Gabo's renowned novel "100 Years of Solitude," clouds of yellow butterflies precede a forbidden lover’s arrival.
  • Zulu protesters demonstrate against foreign migrants outside their hostel in the Jeppestown district of Johannesburg. South Africa is seeking diplomatic support from countries across the continent to defeat the "demon" of anti-immigrant violence in which at least four people have been killed over the past few weeks.
  • Displaced Sunnis, who fled the violence in the city of Ramadi, arrive at the outskirts of Baghdad, Iraq. Iraqi security forces fought Islamic State militants at the gates of the western city on Friday, and local authorities warned it was in danger of falling unless reinforcements arrived soon.
  • Members of the Kosovo Security Force (KSF) carry the coffins containing the remains of 21 Kosovo Albanians allegedly killed by Serbian security forces during the 1998-1999 Kosovo war, during a funeral ceremony in the village of Qikatove. The remains were identified after being exhumed from a mass grave in Serbia.
  • The greenhouses are seen on the grounds of the Belgian royal family residence of Laeken in Brussels. The royal family opens its interlocking greenhouses with their wide array of flowers to the public every year, for a duration of three weeks.
  • A woman looks at photos taken by Doan Cong Tinh during the Vietnam war, at a photo exhibition titled "Reporters de guerre," ("War Reporters") at the French cultural house in Hanoi. The exhibition showcases more than 40 photos taken by four Vietnamese photographers Doan Cong Tinh, Chu Chi Thanh, Mai Nam and Hua Kiem. Vietnam marks the 40th anniversary of the fall of Saigon on April 30.
  • Bosnian chefs cook in a Guinness Book of World Records attempt for the largest chicken broth, in a central square of the Bosnian capital of Sarajevo. "Bey's Broth," the Bosnian meat and vegetable specialty weighing 4,124 kilograms, includes one ton of poultry, 350 kilograms of various vegetables, 120 liters of oil, 100 kilograms of flour, 50 kilograms of butter and also milk, eggs and milk cream.
  • A competitor gets sprayed with fake tan paint before the Mr. Thailand 2015 bodybuilding competition in Bangkok. The three-day competition attracts more than 400 bodybuilding enthusiasts across the country.
  • Members of the PC-7 flight team of the Swiss Air Force perform in their Pilatus PC-7 planes during a media day of the Swiss Air Force at the airbase in the central Swiss town of Emmen.
  • A dancer jumps during a parade celebrating the coming of spring in Tripoli, north Lebanon, April 17, 2015.
  • A man walks past red tulips during a sunny spring day in Kalemegdan park at the Belgrade fortress, Serbia.
  • Models get ready backstage during the African Summer 2016 Ready To Wear collection during Sao Paulo Fashion Week in Sao Paulo, Brazil.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.