E enjte, 11 shkurt, 2016

    Lajme / Ballkani

    PS, Çardaku kriminel

    x
    Në Shqipëri partia socialiste reagoi sot ashpër pas publikimit të faktit se eksperti i institutit të policisë shkencore Ndoc Çardaku akuzohet të ketë manipuluar provat në procesin për vrasjet manifestuesve të opozitës gjatë protestave të dhunshme të 21 janarit të vitit 2011.
     
    Drejtuesi i partisë socialiste për Tiranën Saimir Tahiri, tha sot se sipas tij eksperti Cardaku  “është një kriminel që ka guxuar të manipulojë provat njëlloj si ata të tjerët që urdhëruan dhe ekzekutuan vrasjen e manifestuesve” më 21 janar dhe se për këtë ai duhet të arrestohet.

    Ishte prokuroria e cila dje në apelimin e vendimit të Gjykatës për pafajësinë e dy drejtuesve të Gardës shkruante ndër të tjera për “veprimin e qëllimshëm” të Cardakut. Sipas saj ai “është filmuar, dhe video është paraqitur në gjykatë, ndërsa shtyn me gisht një ashkël për në vrimën e hyrjes në këmishën e të ndjerit dhe e ngjesh aty dhe më vonë, kërkon një vegël për ta hequr atë e për ta administruar si prove”.

    Ekspertiza e Cardakut, për plumbi që goditi për vdekje manifestuesin Ziver Veizi, ishte ajo që u mor për bazë nga gjykata në vendimin e saj, duke lënë mënjane vlerësimet e një eksperti tjetër apo dhe ato të FBI-së amerikane të cilat hidhnin poshte hipotezën që plumbi të kishte bërë rikoshet.

    Ndonëse faktet janë dhënë nga vetë prokuroria nuk ka ndonjë njoftim zyrtar që ajo të ketë nisur hetim ndaj ekspertit. Vetëm sot, pas zhurmës që provokoi publikimi I akuzës për manipulim provash, disa gazeta I referoheshin burimeve të prokurorisë sipas së cilave pritet që ndaj Cardakut të kërkohet ndjekje penale.

    Nga ana e saj sot pasdite ministria e Brendshme hodhi poshtë akuzat ndaj ekspertit Çardaku duke folur për shpifje banale ndaj punës profesionale dhe tërësisht transparente të ekspertëve të thirrur nga vetë prokuroria, tha zëdhënësi Leonard Olli. Sipas tij partia socialiste po sulmon politikisht një proces që i përket drejtësisë, për ngjarje, për të cilat sipas tij, përgjegjësit kryesorë janë drejtuesit e partisë socialiste.
    Ky forum është mbyllur
    Përzgjedhja e komenteve
    Komente
         
    nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
    17.02.2013 12:40
    Mendoj se eshte fatkeqesi e madhe ku ne krye te forcave politike vijne persona kaq te rinj dhe kaq ngarkesa negative. Do ti vuaj shoqeria keto persona sepse ato kane rolin e tyre.
    Sinqerisht na vjen keq per viktimat ndersa per personat qe kane inicuar keto viktima per te shkaterruar shtetin, per te djegur institucionin e Kryeministrise kerkoj te vihen para drejtesise. Edi Rama puth femijet e ketyre viktimave mendoj jo se i dhimsen keto femije por te fituar kredbele politike. Te mendohet se eksperti ka marre nje ashkel dhe e ka ngjitur ne predhe ose ne rroba eshte e paimagjinueshme teknikisht. Neqoftese prokuroret e kane ngritur kete moment ne ankim pa prova ato menjehere duhet te procedohen per shperdorim detyre sepse nuk mund te shkruajne cfar u lind ne mend dhe te paraqitet ne ankim. Kam bindjen se ekpertet duke e njohur mire kete profesion nuk manipulojne prova sidomos ne kete ceshtje. Prokuroria nuk e ka kryer detyren nuk ka perfshire ne procedimin penal te saj se kush ishin nxitesit, kush ishin ekzekutoret e goditjes se shtetit, pasoja qe erdhi. Jane mjaftuar me akuzen e vrasjes me paramendim sikur Prendi dhe dikush tjeter kane privatisht per te vrare. Institucioni i Prokurorise mendoj se eshte i fundit nga radha ne perfshirje ne reforma. Nga pervoja ime por te mos tregohet e "njeanshme" gjykata ne favor te prokurorise pak ceshtje penale provon kjo prokurori. Shumica e ceshtjeve degjenerojne per afate proceduriale etj etj.
    Mendimi im eshte se hetimi i 21 janarit tregoj nje nivel te ulet profesional te ketij institucioni. U filmuan persona me arme nga demostruesit. asgje ne hetim. U godit me makine porta e Kryeministrise perseri asgje. Sherbimi sekret edhe sot duhet te verifikoje menyren e organizimit per shembej ne pushtetit me dhune. Armatimi qe thuhej se ishin ne godinat perballe Kryeministise. Ne qoftese nuk jane te verteta te thuhet publikisht sepse qytetaret dyshojne se kishte organizim. Hetimi i plote i kesaj ngjarje do te kete efekte pozitive ku qytetaret do te rrisin besimi te strukturat e shtetit si prokurori sherbimet sektrete etj.
    Edhe per ato qe akuzohen neqoftese do te kishte shperdorim detyre te pergjigjen para ligjit.


    nga: Anonim
    17.02.2013 09:25
    EKSPERTI CARDAKU PER FALLSIFIKIM TE PROVAVE ME DASHJE TE MERET I PANDEHUR NGA PROKURORIA DHE TE TREGOJE URDHER DHENESIN DHE PARET E MARE PER TE BERE KETE FALLSIFIKIM DUKE ULUR EKSPERTIZEN E FBI AMERIKANE DHE AMBASADEN AMERIKANE NE TIRANE..VEPRO TANI.

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    10.02.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Largohet ministri i jashtëm francez Fabius

    Laurant Fabius pritet të bëhet president i Këshillit Kushtetues, gjykata më e lartë e vendit që shqyrton përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën
    Më tepër

    Gjykata për Kosovën, intervistë me Dr. Rudina Jasini

    Ekspertja flet mbi ndikimin që pritet të ketë Gjykata e Posaçme mbi drejtësinë dhe demokracinë në Kosovë
    Më tepër

    Fuqitë botërore kërkojnë ndryshim të qëndrimit rus në Siri

    Takimi në Mynih i grupit ndërkombëtar për Sirinë
    Më tepër

    Imigrantët në kufirin mes Francës dhe Britanisë

    Kriza e imigrantëve ndez debatin mbi të ardhmen e Britanisë në Bashkimin Evropian
    Më tepër

    Ndryshime në Twitter

    Twitteri, po e ndryshon mënyrën e paraqitjes së mesazheve. Formati i ri synon ta gjallërojë shërbimin Twitter, i cili përballet me vështirësi për të tërhequr përdorues
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Fireworks explode over the Victoria Harbor of Hong Kong to celebrate the Lunar New Year of the Monkey.
    • A performer from the Mangueira samba school parades during carnival celebrations at the Sambadrome in Rio de Janeiro, Brazil.
    • An unidentified injured man is escorted by riot police at Mongkok in Hong Kong. Riot police used batons and pepper spray to quell fights after authorities tried to move illegal street vendors from a working-class Hong Kong district, the worst street clashes since pro-democracy protests in late 2014. It is not known whether the injured man is a protester.
    • An aerial view shows firefighters and emergency doctors working at the site of a train accident near Bad Aibling, southern Germany. Two Meridian commuter trains operated by Transdev collided head-on near Bad Aibling, around 60 kilometers (40 miles) southeast of Munich, killing at least eight people and injuring around 100, police said. The cause of the accident was not immediately clear.
    • Handout picture released by the European Space Agency of a photo composition taken by ESA’s Proba-V minisatellite showing as the second largest lake in Bolivia gradually dried up. Lake Poopo was declared fully evaporated in 2015. The three 100-m resolution Proba-V images shown here were taken on 27 April 2014, 20 July 2015 and 22 January 2016 respectively.
    • A man tries to extinguish a fire at an illegal garbage dump after residents decided to set fire to it to prevent the spread of the mosquito-borne Zika virus, in a slum of San Jose, Costa Rica, Feb. 8, 2016.
    • A participant takes part in the annual Great Spitalfields Pancake Race in aid of London's Air Ambulance in London, Britain.
    • An Afghan laborer uses machinery to fluff raw cotton of a bale in making pillows and mattresses, at his traditional shop in Kabul.
    • Revelers participate in a flour fight during the "O Entroido" festival in Laza village, Spain, Feb. 8, 2016.
    • Children watch their classmate pour cold water on herself, under the watch of fitness coach Oksana Kabotko (not pictured), as part of a health and fitness program at a local kindergarten in Krasnoyarsk, Siberia, in subzero temperatures.
    • A man feeds seagulls on a beach along the Arabian Sea in Mumbai, India.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.