E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Medalja Presidenciale e Meritave për Dr. Elez Biberaj

x
Madhësia e gërmave - +
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dekoroi sot me Medaljen Presidenciale të Meritave, drejtorin e Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj.

Në vendimin e presidentes Jahjaga thuhet se zoti Biberaj është dekoruar për veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e çështjes së Kosovës.

Medalja Presidenciale e Meritave, u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, shërbim civil etj.

Medalja u nda sot në një ceremoni të posaçme me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, me ç’rast janë dekoruar shumë emra nga e kaluara historike e Kosovës si dhe veprimtarë vendas e ndërkombëtarë që kanë luajtur rol në proceset politike në Kosovë dhe rreth saj.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
17.02.2013 12:06
Shpreh kenaqesine time per kete vleresim per personalitetin e letrave, gazetarin e te vertetes, antikomunistin dhe perfaqesuesin e Shqiperise ne VOA, z. Biberaj. Kontributi i Tij eshte jashtezakonshem eshte jo vetem ne Kosove por dhe ne Shqiperi.
Falenderojme Presidentetn Jahjaga per kete vleresim dhe njekohesisht i urojme z. Biberaj, suksese dhe zoti ju bekofte.


nga: Bashkim Ngjeci nga: Qarku Kukes
17.02.2013 00:05
Mirenjohje dhe vleresime nder me te arrira dhe sincerta per Presidenten Zj. Jahjaga per;
vemendjen qe ka treguar per akordimin e Medaljes Presidenciale te Meritave "Për veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e çështjes së Kosovës" dhene Z. Elez Biberaj Qytetar Nderi i Qarkut Kukes.
Kontributi dhe perkushtimi i Z. Biberaj ne shembjen e komunizmit ne trojet shqiptare e nepermjet saj lirine e shqiptareve ne ballkan perfshire dhe konsolidimin e demokracise funksionale e shtetit ligjor mbeten indikatore te paperseritshem dhe modeli i orientimit per cdo shqiptar.
Urime dhe suksese ne jete e kudo per Z. Biberaj!


nga: Anonim
16.02.2013 18:59
Urime Z Elez Biberaj per kete dekorate nga Presidentja e Kosoves Atifte Jahjaga.Ju kini nje kontribut te cmuar per demokracine ne Shqiperi.Urime dhe Suksese..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive