E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / SHBA

Shtëpia e Bardhë harton plan për imigrantët

x
Madhësia e gërmave - +
Një gazetë e shquar amerikane thotë se Shtëpia e Bardhë po harton një plan për imigracionin që do të lejojë imigrantët e paligjshëm të bëhen shtetas të përhershëm të ligjshëm brenda tetë vjetësh.  
 
USA Today njoftoi dje se sipas propozimit, 11 milion imigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojnë për një vizë të re që do të quhet Imigrant me Prespektivë të Ligjshme. Në se aprovohen, ata mund të aplikojnë për të njëjtin status ligjor të përkohshëm për bashkëshortët dhe fëmijët e tyre që jetojnë jashtë vendit. 
 
Gazeta thotë se sipas planit të hartuar nga Shtëpia e Bardhë, imigrantët e paligjshëm duhet të kalojnë një kontroll të së kaluarës së tyre, të paraqesin të dhëna biometrike dhe të paguajnë një shumë të ardhurash për t’u  kualifikuar për vizën e re. Në se miratohen, ata do të lejohen të jetojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara për katër vjet, të punojnë dhe të mund të largohen nga vendi vetëm për periudha të shkurtra kohore. Pas katër vjetësh ata mund të aplikojnë për ta zgjatur vizën.
 
Imigrantët mund të aplikojnë për banim të përhershëm brenda tetë vjetësh në se kanë mësuar anglisht, historinë amerikane dhe kanë paguar taksat.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive