E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Amerikanët nderojnë presidentët e tyre

Më 18 shkurt, në Shtetet e Bashkuara është dita e Presidentëve, kur amerikanët ndalen për të nderuar udhëheqësit e vendit të tyre, duke filluar me presidentin e parë, Xhorxh Uashington.

presidents day
presidents day
Madhësia e gërmave - +
Më 18 shkurt, në Shtetet e Bashkuara është dita e Presidentëve, kur amerikanët ndalen për të nderuar udhëheqësit e vendit të tyre, duke filluar me presidentin e parë, Xhorxh Uashington.

Që nga koha e vdekjes së Uashingtonit më 1799, ditëlindja e tij, 22 shkurti, u bë jo-zyrtarisht një ditë feste dhe në vitin 1885 u shpall festë kombëtare. Me kalimin e kohës, amerikanët filluan të nderojnë një udhëheqës tjetër të madh, Abraham Lincoln, ditëlindja e  të cilit, më 12 shkurt, bie afërsisht me ditëlindjen e Uashingtonit. Në vitin 1971, dy ditëlindjet u njëjtësuan, dhe u vendos që të gjithë presidentët të nderohen të hënën e tretë të muajit shkurt.

Uashingtoni fitoi famë për udhëheqjen e amerikanëve drejt fitores në luftën për pavarësi nga Britania. Popullariteti i tij ishte i tillë sa ai mund t'a shpallte veten mbret, nëse do të zgjidhte të bëhej i tillë. Disa prej oficerëve në ushtrinë e tij, të padurueshëm me procesin demokratik, i kërkuan Uashingtonit të shpallej mbret.

"Hiqni dorë nga këto mendime", u tha Uashingtoni, dhe i qortoi ashpër ata që bënë këtë propozim. Ai urdhëroi shpërbërjen e  ushtrisë, dha dorëheqjen nga posti i komandantit dhe doli në pension duke u tërhequr në jetën private.  

Në atë kohë, Amerika ishte një konfederatë prej 13 shtetesh të lira. Gjatë 6 viteve të ardhshme, amerikanët u përpoqën për të krijuar një qeveri efektive federale, por që u linte shteteve kompetenca të rëndësishme. Shumë amerikanë nuk besonin në idenë e një qeverie qendrore dhe i frikësonte shpërdorimi i pushtetit nga zyrtarët federalë, veçanërisht presidenti.

Në këtë kohë kritike, Uashingtoni ishte një person që shumica e amerikanëve ishin të gatshëm t'a besonin. Ai ishte zgjedhja e vetme për të qenë  presidenti i parë i vendit.

Kur Uashingtoni mori detyrën, Shtetet e Bashkuara kishin një kushtetutë, por qeveria nuk ishte organizuar ende. Kur  Uashingtoni u largua, Shtetet e Bashkuara ishin njohur nga fuqitë e mëdha të botës. Uashingtoni e vuri vendin mbi një bazë të shëndoshë financiare dhe krijoi një ushtri efikase për të mbrojtur kufijtë e zgjeruar të Amerikës.
 
Në Francën revolucionare, idealet demokratike denigruan në  trazira, terror dhe shtypje. Por në Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Uashingtonit, revolucioni prodhoi qeveri të qëndrueshme, demokratike dhe të ligjshme. Duke lënë vullnetarisht postin e presidentit pas dy madanteve  katër-vjeçarë, Xhorxh Uashingtoni vendosi një precedent të rëndësishëm për të gjithë presidentët e ardhshëm. Ai gjithashtu mbikëqyri transferimin paqësor të pushtetit nga një udhëheqës i zgjedhur në një tjetër, një parim jetik për demokracinë dhe një shembull për popujt në mbarë botën.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
17.02.2013 23:48
Amerikane,gezuar diten e Presidenteve ne jete te jeteve.Zoti e bekofte SHBA-ne.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive