E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme

SHBA feston Ditën e Presidentëve

Fillimisht kjo ditë u shpall festë federale në vitin 1879

presidents daypresidents day
x
presidents day
presidents day
Madhësia e gërmave - +
Miliona amerikanë në mbarë vendin po shijojnë sot një ditë pushimi si pjesë e festimeve kombëtare me rastin e Ditës së Presidentëve.
         Fillimisht kjo ditë u shpall festë federale në vitin 1879 për të kremtuar 22 shkurtin, ditëlindjen e George Washingtonit, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara. Afro një shekull më vonë, në vitin 1968, Kongresi miratoi një ligj që shpallte se disa festa do të kremtoheshin jo në datën e tyre të saktë por të hënave, në mënyrë që njerëzit të mund të bëjnë tri ditë rrjesht pushim.
         Shitësit shfytëzojnë Ditën e Presidentëve, që festohet çdo vit të hënën e tretë të shkurtit për shtuar blerjet duke ulur çmimet. 
         Megjithëse kjo ditë ende njihet zyrtarisht si ditëlindja e George Washingtonit, ajo është kthyer sot në Ditën e Presidentëve, për të festuar ditëlidjet e Washingtonit dhe Abraham Lincolnit, presidenti i 16 amerikan, ditëlindja e të cilit është më 12 shkurt. Ditëlindja e Lincolnit asnjëherë nuk ka qënë një ditë zyrtare pushimi, pavarësisht se shumë shtete e kanë festuar atë gjithmonë. Sot, Dita e Presidentëve shihet gjerësisht si ditë për të nderuar të gjithë presidentët që nga themelimi i Shteteve të Bashkuara. 
         Presidenti Barak Obama, e kaloi fundjavën në Florida duke luajtur golf me numrin dy të botës në golf, Tiger Woods, fitues i 14 titujve sportivë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

SHBA: A i dëmton shpendët energjia e erës?

Turbinat me erë thuhet se janë shkaktare të vrasjes aksidentale të 500 mijë shpendëve në vit
Më tepër

Një austriak mjeshtër i ecjes mbi litar sensacion në Vjenë

Waldner ka bërë më parë edhe ecje të tjera të ngjashme mes ndërtesash të larta, por ai tha se ky ishte ishte akti i tij më i guximshëm
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive