E hënë, 06 korrik, 2015

Lajme / SHBA

SHBA, vrasjet me objektiv të dyshuarit për terrorizëm

Kritikët vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj presidentit Obama lidhur me politikën e sulmeve kundër shtetasve amerikanë që dyshohen për aktivitet terrorist jashtë vendit

capitol
capitol
Presidenti Obama u zotua në fjalimin e tij të përvitshëm drejtuar vendit se do të zhvillojë një politikë të përcaktuar mirë për operacionet amerikane kundër terrorizmit, përfshirë sulmet me avionë të telekomanduar kundër shtetasve amerikanë që dyshohen për aktivitet terrorist jashtë vendit. Por ky premtim i Presidentit nuk i ka kënaqur kritikët.

Zoti Obama i zgjodhi me kujdes  fjalët kur ju referua metodave që administrata e tij përdor në luftën kundër terrorizmit, përfshirë përdorimin e sulmet me avionë të telekomanduar kundër shtetasve amerikanë që dyshohen për aktivitet terrorist jashtë vendit.
 
Pa përdorur termin “avionë pa pilot”, ai the se kundër terroristëve do të përdoren “një numër mjetesh të sofistikuara”. Presidenti e shfrytëzoi fjalimin e tij të përvitshëm për të prekur disa nga shqetësimet që kanë shprehur anëtarët e Kongresit.

“Në demokracinë tonë, askush nuk duhet të bazohet tek fjala ime, se jemi duke bërë atë që duhet dhe siç duhet. Prandaj, në muajt ardhshëm, unë do të vazhdoj të angazhohem me Kongresin, për t’u siguruar që jo vetëm sulmet, ndalimet, apo proceset gjyqësore ndaj terroristëve të mbeten të vazhdueshme, në përputhje me ligjet tona dhe me sistemet e kontrollit dhe balancave, por që përpjekjet tona të jenë edhe më transparente ndaj popullit amerikan dhe ndaj botës."

 Presidenti foli për nevojën e një “politike të qëndrueshme ligjore” për operacionet e antiterrorizmit. Ka patur medime kundërthënëse lidhur me justifimet ligjore për vrasjet me sulme të telekomanduara të personave të dyshuar për aktivitet terrorist, pas një rrjedhjeje informacioni nga një raport i Departamentit të Drejtësisë.
 
Në të thuhet se amerikanët që punojnë jashtë vendit për Al Kaidën, apo një organizatë tjetër terroriste mund të vihen në objektiv të sulmeve, në se një zyrtar amerikan i nivelit të lartë vendos se ata përbëjnë rrezik të menjëhershëm për sulme me dhunë ndaj SHBA.
 
Ky dokument shkaktoi mjaft kritika në Kongres. Ligjvënësit, përfshirë Kryetaren e Komisionit të Zbulimit në Senat, Dianne Feinstein, kërkuan që Shtëpia e Bardhë të paraqesë opinionet ligjore të marra me këtë rast.
Organizata të të drejtave të njeriut dhe të lirive civile, vazhdojnë të ushtrojnë presion për më tepër transparencë nga administrata Obama.

Zeke Johnson, drejtor i fushatës për sigurinë dhe të drejtat e njeriut në SHBA në organizatën  Amnesty International, thotë se në fjalmin e tij drejtuar vendit, Presidenti Obama nuk dha hollësitë e nevojshme lidhur me këto politika.

“Ai duhet të kishte qartësuar se qeveria amerikane do të ndjekë detyrimet e veta ndaj të drejtave ndërkombëtare të njeriut, kur është fjala për vrasjet, burgosjet, apo përdorimin e torturave. Me ligj, ka shumë detyrime, për zbatimin e të cilave qeveria amerikane dhe Presidenti Obama duhet të përkushtohen për t’i zbatuar.”

Shtëpia e Bardhë thotë se janë duke vazhduar bisedimet me Kongresin për ndërtimin e një arkitekture ligjore për këtë çështje.
 
Hina Shamsi, drejtor i Projektit të Sigurisë Kombëtare Amerikane dhe Lirive Civile, ngre pikëpyetje për ligjin e përdorur nga administrata dhe të miratuar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, lidhur sulmet ndaj Al Kaidës, për justifikimin e vrasjeve me objektiv personat që dyshohen për terrorizëm.  

“Ky ligj përdor një terminologji jashtëzakonisht të gjerë, të cilën administrata është duke e interpretuar për ta lejuar të kryejë vrasjet e personave të dyshuar për terrorizëm, larg Afganistanit dhe jashtë konflikteve të armatosura. Prandaj, ne nuk mendojmë që Autorizimi i Përdorimit të Forcës Ushtarake justifikon autoritetin për të cilin flet administrata”.

Kërkesa e Kongresit që Shtëpia e Bardhë të dorëzojë  të gjitha dokumentet sekrete me opinionet ligjore mbi vrasjet me objektiv terroristët e dyshuar, ka vonuar votimin përfundimtar në Komisionin e Zbulimit të Senatit për kandidaturën e Presidentit Obama për postin e Drejtorit të CIA-s, John Brennon. Ai tha komisionit se vrasjet me objektiv personat që dyshohen për terrorizëm janë “mjeti i fundit” që do të përdorej për të shpëtuar jetë njerëzish, kur nuk ka alternativë tjetër, por shtoi se programi duhet të jetë “edhe më transparent për popullin amerikan dhe për mbarë botën.”
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
05.07.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Dorëhiqet ministri i Financave Varoufakis

Vendimi: “Po largohem për të ndihmuar kryeministrin në bisedime. Disa anëtarë të Eurogrupit kanë preferuar mungesën time në takime”
Më tepër

Greqi, referendumi, fiton "Jo" e Tsiprasit

Rezutati përfundimtar: 61.3 përqind e grekëve votuan kundër marrëveshjes së propozuar nga kreditorët.
Më tepër

Kerry: Përparim në bisedimet me Iranin

Duke folur me gazetarët të dielën, zoti Kerry theksoi se "nuk jemi ende atje ku duhet."
Më tepër

Agjencia e energjisë atomike dhe bisedimet me Iranin

Vizita e drejtorit të agjencisë atomike në Iran, faktor kyç për arritjen e një marrëveshjeje
Më tepër

Sulmet e koalicionit në Siri

Sulmet arjore të koalicionit amerikan në lindje të Sirisë vranë në fundjavë të paktën 23 militantë të Shtetit Islamik dhe plagosën disa të tjerë
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A boy practices Mallakhamb, a traditional Indian gymnastic sport, on a vertical wooden pole ahead of upcoming chariot festival of Lord Jagannath in Ahmadabad.
  • Britain's Kate the Duchess of Cambridge carries Princess Charlotte after taking her out of a pram as they arrive for Charlotte's Christening at St. Mary Magdalene Church in Sandringham, England.
  • A Muslim man prepares food for an Iftar (breaking of fast) meal inside a mosque during the holy month of Ramadan in Ahmedabad, India.
  • Filipinos take cover from the rain underneath a container van as Tropical Storm Linfa enhanced the southwest monsoon in Manila, the Philippines.
  • A man wearing a Tour de France best climber's jersey practices flyboarding before the start of the 166-km (103.15 miles) second stage of the 102nd Tour de France cycling race from Utrecht to Zeeland, the Netherlands.
  • A reveler takes part in the annual Christopher Street Day gay parade (CSD) with a huge home-made coat-hanger costume in front of the Cologne Cathedral, western Germany.
  • Fireworks explode over the East River in front of the Manhattan skyline as seen from Brooklyn borough of New York during the Macy's Fourth of July fireworks show, July 4, 2015.
  • A model poses during the annual World Bodypainting Festival in Poertschach, Austria. The event takes place from July 3 to 5 at lake in Austria's southern Carinthia province.
  • An aerial view shows people relaxing on a floating platform on Silbersee lake on a hot summer day in Haltern, Germany, July 4, 2015.
  • Teams gesture towards spectators ahead of the race at the Hong Kong Dragon Boat Carnival.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.