E hënë, 21 prill, 2014

Intervista

ICG: Bisedimet Kosovë – Serbi janë në një pikë vendimtare

Grupi i Krizave u propozon Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në diskutime thelbësore për çështjen e veriut të Kosovës

Madhësia e gërmave - +
Besim Abazi
Grupi Ndërkombëtar i Krizave u bëri thirrje sot Kosovës dhe Serbisë që të shfrytëzojnë bisedimet aktuale për të gjetur një zgjidhje për veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe të hapin kësisoj rrugën për integrimet evropiane të të dyja vendeve.

Në një raport të lëshuar sot mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Grupi i Krizave u propozon Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në diskutime thelbësore për këtë çështje.

Përfaqësuesi i këtij grupi në Prishtinë, Naim Rashiti i tha në një intervistë korrespondentit tonë Besim Abazi, se palët duhet të punojnë për transformimin e strukturave ekzistuese në veri dhe të ofrojnë një rajon vetë-qeverisës, që i përshtatet rendit juridik të Kosovës.



Në raportin me titull “Serbia dhe Kosova: Rruga drejt normalizimit”, të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, thuhet mes tjerash se të dyja vendet ende kanë mospajtime të mëdha. Prishtina, synon që të sigurojë pajtimin e serbëve për planin e Martti Ahtisarit, ndërsa, Beogradi synon rishikimin edhe të këtij plani.
 
Megjithatë, Grupi vlerëson se zhvillimet e fundit zgjojnë shpresa, meqë siç thuhet, rezultatet në periudhat e mëhershme të bisedimeve kanë shkrirë qasjen e të dyja palëve.
 
“Serbia së fundi kapërceu pragun, duke pranuar, të paktën në mënyrë implicite tërësinë tokësore dhe juridiksionin e Kosovës ndaj veriut, edhe pse e refuzon pavarësinë e saj. Të dy kryeqytetet duket se kanë përjashtuar përdorimin e dhunës për zgjidhjen e konfliktit politik”, thuhet në raport.
 
Grupi e vlerëson si arritje të rëndësishme hapjen e vendkalimeve kufitare nën menaxhimin e përbashkët, meqë regjimi kufitar prek në pothuajse çdo aspekt të konfliktit mes Kosovës e Serbisë, që nga  gjërat e thjeshta praktike e deri te ato thelbësore që kanë të bëjnë me statusin.
 
Megjithatë, thuhet në raport, palët ende duhet të përcaktojnë hollësitë, në veçanti në kontrollin doganor dhe policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it duhet t’u jepet liri e plotë lëvizjeje në veri.
 
Por, deri tash vendimet për marrëveshje janë bazuar në skicat e hartuara nga ekspertët dhe ka qenë e lehtë që udhëheqësit politikë të ruajnë pozicionet e tyre kundruall statusit të Kosovës. Mirëpo, Grupi thotë se kjo periudhë po përfundon.
 
Serbisë i është kërkuar që të merret me strukturat e sigurisë e të drejtësisë në veri të Kosovës në bashkëpunim me Kosovën, si kusht për të filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kjo nënkupton që të bëhet përparim në gjetjen e zgjidhjes për menaxhimin e gjykatave lokale, policisë dhe komunave, thuhet në raport.
 
“Transformimi i strukturave veriore në trupa vet-qeverisëse që përshtaten me juridiksionin e Kosovës do të hapte rrugë për t’i ofruar veriut një organizim të posaçëm si pjesë e zgjidhjes së përgjithshme. Shumë më tepër mund të arrihet duke e pranuar zbatimin fleksibil të planit Ahtsiaari sa i përket policisë, gjykatave dhe qeverisë rajonale”, thuhet në raport.
 
Por, Grupi tërheq vërejtjen se një nga parimet themelore duhet të jetë ajo e paprekshmërisë së kufijve të Kosovës, dhe që veriu të qeveriset sido që të dojë sa i përket shqetësimeve të komunitetit, por, duke mos e dëmtuar tërësinë tokësore të Kosovës.
 
“Bisedimet janë në një pikë vendimtare. Pozicionet e Beogradit dhe të Prishtinës mbi veriun e Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të afërta. Nëse mund të përfundojnë marrëveshjen për kufirin dhe të bëjnë përparim të vërtetë në bisedimet për institucionet qeverisëse dhe sundimin e ligjit në veri para takimit të Këshillit Evropian në qershor të këtij viti, Bashkimi Evropian është e gatshëm që t’i shpërblejë të dy vendet”, thuhet në raport.
 
“Por, nëse bisedimet dështojnë në muajt e ardhshëm, politikat e shteteve anëtare te Bashkimit Evropian do të diktojnë një pushim të gjatë, të cilit koalicionet e brishta në Beograd dhe Prishtinë mund të mos i mbijetojnë dhe dhuna e nivelit të ulët që është shënuar në rajon në fillim të vitit 2013 mund të përkeqësohet. Një mundësi e tillë kaq premtuese mund të mos vijë pastaj shpejt, apo mund të mos vijë fare”, shkruan Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
21.02.2013 00:50
Europa kote e fton KOSOVEN.
E veme nen kurth
Atje nuk ka bisedime
Por Sebeve europe te heqin
Jo struktura paralel por
s h t e t i n paralel te SERBISE:
ne MITROVICE
Ju i thoni atij qe esht shtrire per toke sillu mire qe te leshojn mundesi.
Kto jane bisedime te kota.
E vetmja shpres esht se tani po merrin pjes SHBAmerikes
Kosoves ska pse ti vihet kushte.Serbise ti vihet kushte hiq pushtetin serbe ne Kosove. Kjo esht thembra e akilit:

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
20.04.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Të drejtat e grave në Pakistan dhe Afganistan

Dhuna dhe konflikti cungojnë të drejtat e grave në Pakistan dhe Afganistan
Më tepër

Drejt një tjetër Lufte të Ftohtë?

Marrëdhëniet SHBA - Rusi kanë arritur një pikë të ulët, që kur Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë
Më tepër

Incidenti në Ukrainë vë në pikëpyetje marrëveshjen

Disa ligjvënës amerikanë po i bëjnë thirrje administratës të marrë masa për t’i bërë presion Rusisë
Më tepër

Sulmohen dhe vriten dhjetëra ushtarë algjerianë

Militantët islamikë dyshohen si autorë të sulmit
Më tepër

Në Pakistan plagoset një gazetar i njohur

Valë sulmesh kundër njerëzve të medias në këtë vend
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
18.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Tourists, one holding some flowers she picked, take pictures in a field of tulips near Lisse, western Netherlands. Tourism peaks around the Easter weekend with thousands flocking to the fields to admire field of tulips left to blossom to harvest the bulbs later.
  • Students at Danwon High School in Ansan hold messages for missing schoolchildren who are among the unaccounted for passengers trapped in a South Korean capsized ferry.
  • A parked car suffered damage when a adobe wall collapsed on it after a strong earthquake shook Chilpancingo, Mexico.
  • Pope Francis lies on the floor as he prays during the Celebration of the Lord’s Passion on Good Friday at St Peter's Basilica at the Vatican.
  • A flag in the colors of the Ribbon of Saint George, which has become a symbol of pro-Russian sentiment, flutters as pro-Russian supporters gather outside the mayor's office in Slaviansk, Ukraine.
  • Christian worshippers carry a cross during a procession along the Via Dolorosa on Good Friday during Holy Week in Jerusalem's Old City.
  • Six-week-old Ewan Bingham, takes a look at his dad, Lt. Chris Bingham, of Cranford, New Jersey, after Chris disembarked from the USS Harry S. Truman in Norfolk, Virginia. The carrier strike group is returning from a nine-month deployment. There were 171 babies born to sailors aboard the ship during the deployment.
  • Indian Hindu devotees walk through a dust storm after taking a holy dip at the Sangam, the confluence of the rivers Ganges, Yamuna and mythical Saraswati, in Allahabad.
  • Brazilian soccer fan Anderson poses in front of the media after picking up his 2014 World Cup tickets in Rio de Janeiro. FIFA venue ticketing centers were opened in the World Cup host cities.
  • A man reads a newspaper with front page headlines about the death of Nobel laureate Gabriel Garcia Marquez, in Aracataca, the town were he was born in Colombia's Caribbean coast. Garcia Marquez died in Mexico City on Thursday.
  • Wearing ghilli suits, Iranian army troops march in a parade as one of them hold up his weapon, marking National Army Day in front of the mausoleum of the late revolutionary founder Ayatollah Khomeini just outside Tehran.
  • A visitor takes a picture in one of the greenhouses of the Royal Palace in Laeken, near Brussels, Belgium. The Royal Greenhouses open once a year to the public for a blooming extravaganza of 5,000 plants including giant ferns and exotic trees, some 250 years old.
  • Penitents from "Los Dolores" brotherhood gather prior to a Holy Week procession in Cordoba, southern Spain. Hundreds of processions take place throughout Spain during the Easter Holy Week.
  • Fog surrounds the mountains in Goncalves, in the state of Minas Gerais in southwestern Brazil.

Interaktive