E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Pentagoni përballë shkurtimeve buxhetore

x
Madhësia e gërmave - +
Barry Unger
Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ballafaqohet me kërcënimin e shkurtimeve të mëdha të buxhetit, ndërsa afron 1 marsi, data kur hyjnë në fuqi shkurtimet buxhetore. Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi nuk kanë arritur ende një marrëveshje për shmangien e shkurtimeve, që do të preknin të gjithë buxhetin federal të Shteteve të Bashkuara.
                                        
Mes shenjave të para të problemeve që do të shkaktojnë shkurtimet është njoftimi i Pentagonit për të mos dislokuar aeroplanmbajtësen Harry s.Truman në Gjirin Persik.
Koha e shkurtimeve masive është e papërshtatshme, pasi ndodh ndërkohë që po ndryshon drejtimi i Pentagonit. Largimi i Sekretarit Leon Paneta qartazi i lë pasardhësit problemin e shkurtimeve buxhetore.

“Nëse ndodhin këto shkurtime, do të ketë  përçarje të  mëdha në programet e mbrojtjes dhe një ulje drastike të gatishmërisë sonë ushtarake. Ne kemi nisur tashmë përpjekje të gjithanëshme për të patur një plan se si do të vepronim sipas një skenari të tillë, por është e qartë se nuk ka mundësi të mira për realizimin e kësaj”.

Stërvitja e trupave dhe mirëmbajtja e aeroplanmbajtëseve dhe anijeve do të shtyhet ose do të anulohet. Departamenti i Mbrojtjes përballet me shkurtimin më të madh buxhetor: 46 miliardë dollarë vetëm në shtatë muajt e ardhshëm. Zoti Panetta thotë se dëmi do të jetë  më i madh.
“Ne do të pezullojmë për një periudhë deri në 22 ditë rreth 800 mijë punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes. Ata do të përballen me 20% ulje page. Nuk mendoni se kjo do të ndikojë në ekonominë tonë?”

Shkurtimi i buxhetit vjen mbasi është përcaktuar edhe një program 10 vjeçar për shkurtimet - në total afërsisht 500 miliardë dollarë - i cili u shpall më parë por nuk ka hyrë ende në zbatim.

Pasardhësit të Leon Pannetës do t’i duhet të drejtojë një ushtri më të vogël,  me fonde të reduktuara dhe me një kërcënim në rritje- nga Lindja e Mesme në Afrikë dhe Korenë e Veriut.

Anthony Cordesman punon me qendrën për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

“Kjo është një  krasitje totale, të paktën fillimisht deri sa Kongresi ta ndalojë. Dhe pyetja që bëjmë të gjithë tani është- a do të ketë një vendim për një zgjidhje të përkohëshme të buxhetit? A do të ketë diçka për të rikthyer situatën e mëparshme?”

Koha se kur do të shmanget kërcënimi i shkurtimeve buxhetore varet nga një marrëveshje mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë. Ndërkaq, shqetësimi mes analistëve të sigurisë dhe udhëheqësve të Pentagonit është niveli i dëmit që mund t’i shkaktohet mbrojtjes kombëtare.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive