E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Greqi, greva kundër masave të ashpra ekonomike

x
Madhësia e gërmave - +
Mësuesit grekë si dhe mjekët dhe avokatët ishin mes grevistëve, që kundërshtonin sot masat e ashpra ekonomike, që qeveria po zbaton për të siguruar vazhdimin e ndihmave nga kreditorët ndërkombëtarë. Sindikatat më të mëdha bënë thirrje për grevën, duke shkaktuar bllokimin e anijeve në porte, ndalimin e punës, si dhe pakësimin e disa shërbimeve të rëndësishme vetëm me personel emergjent. Greva e sotme 24 orëshe në kryeqytetin grek është e para për këtë vit, ndërsa punëtorët shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj shkurtimit të rrogave dhe pensioneve.
 
Sot në Athinë u zhvillua një marshim kundër masave të ashpra ekonomike, pasi sindikatat bënë thirrje për një grevë 24 orëshe kundër shkurtimeve buxhetore të qeverisë, që kanë ndikuar në vendet e punës, rrogat dhe pensionet.
Punëtorët që mbështesin Partinë Komuniste kryesuan marshimin, ndërsa mijëra vetë vërshuan nëpër kryeqytet drejt godinës së parlamentit, duke hedhur parrulla, si “rezistoni” dhe “ata po na terrorizojnë në mënyrë që ne të dorëzohemi”.

“Punëtorët po vuajnë dhe ata kanë një rrugëdalje të vetme, të kundërshtojnë sa më shumë që të jetë e mundur, përndryshe do ta gjejnë veten me shpatullat pas murit, prandaj kjo duhet shmangur”, tha në marshim udhëheqësja e Partisë Komuniste, Aleka Papariga.

Më pas marshuan punëtorët e dy sindikatave më të mëdha të sektorit shtetëror dhe publik, duke bërë që të ndërpriteshin shërbimet publike.

Qeveria e koalicionit e kryeministrit Antonis Samaras, që u krijua para 8 muajsh, është përpjekur të tregojë se po zbaton reformat që i premtoi Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat e kanë ndihmuar Athinën dy herë duke i dhënë paketa shpëtimi prej mbi 200 miliardë eurosh.

Qeveria ka marrë masa të ashpra kundër punëtorëve grevistë, duke zbatuar ligje emergjente dy herë, vetëm këtë vit për t’u dhënë urdhër marinarëve dhe punëtorëve të metrosë që të kthehen në punë pas grevave një javore që paralizuan transportin publik të Athinës dhe rrezikuan mungesën e prodhimeve në ishujt grekë.

Kryeministri Samaras është zotuar se nuk do të ketë më shkurtime të rrogave dhe pensioneve, por grekët janë të shqetësuar pas 3 raunde masash të ashpra ekonomike, si dhe ndryshimesh në pagat e punëtorëve dhe marrëveshjet e punës, që i bën ato më të favorshme për punëdhënësit dhe më të vështira për punëtorët.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
20.02.2013 19:41
Greqia eshte mberthyer nga grevat e Mesuesve,Avukatet,Mjeket per masat drastike ekonomike qe ka mberthyer Qeverine e Antonis Samaras por eshte paradoksale se Qeverite greke e sollen e cuan Greqine ne gremine ku fallsifikuan llogarite bankare per BE .dhe jane me nje borxh prej mbi 400 miliard euro dhe pasuria ndahet ne 30% e ka kisha ortodokse e cila ka fuksion te mbaje greket dhe arvanitasit bashke ndersa 40% e ka ushtria dhe 30% politikanet greke por eshte per te ardhur keq nga fondet e BE paguan pensione false shqipetareve me dekumenta fallse reth 80 milion euro ne vit ndersa organizata fantazme e vorio epirit te krijuar 99 vjet me pare ne Selanik harxhon reth 200 milion euro ne vit ku Theofan Kalivioti eshte i punesuar ne Qeverine Berisha se bashku me Ministrin Ksera jane anetare te vorio epirit pra leket e BE greket i bejne Rush e kumbulla kjo eshte Greqia me politikane te paoergjeshme kjo Greqi fundosi ne krize Francen nga binjakezimi i bankave greke me ato franceze..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Moti me stuhi të fuqishme pritet të përhapet përgjatë pjesëve të tjera të zonës së mesme perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive