E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Parlamenti diskuton rezolutën për Çamërinë

x
Madhësia e gërmave - +
Në Shqipëri parlamenti nisi sot diskutimin e rezolutës për Çamërinë. Në komisionin e Jashtëm ajo u prezantua nga dy deputetët e partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet, kryetari i së cilës Shpëtim Idrizi tha se rezoluta tenton të ofrojë platformën më të plotë për zgjidhjen jo thjesht të çështjes çame, por të pabarazisë, që ekziston në marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor.
Zoti Idrizi tha se nën pretekstin e bashkëpunimit me pushtetuesit gjatë luftës së dytë botërore, popullsia çame u masakrua dhe u dëbua nga trojet e veta. Sipas rezolutës, “shteti shqiptar duhet të kërkojë njohjen e të drejtave themelore për popullsinë came dhe shfuqizimin e ligjit të luftës mes dy vendeve” që Greqia vazhdon ta mbajë në fuqi, duke bllokuar, siç tha zoti Idrizi, pronat e popullsisë çame.

Teksti i rezolutës kërkon që në frymën e Traktatit të Miqësisë 
 “të dy vendet të shqyrtojnë çështjen, të njohin përmasat e saj,  dhe të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim”. Tani mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i dy forcave kryesore në parlamentin shqiptar dhe vecanërisht shumicës për shkak të ndikimeve në marrëdhëniet me Greqinë sipas së cilës çështja çame nuk ekziston.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
21.02.2013 11:08
Ceshtja Came eshte e drejte.por PDIU E SHPETIM IDRIZIT e ben ne kete kohe per fushate elektorale dhe perfitime materiale per vehte IDRIZIN DHE MIQTE E TIJ kjo Parti eshte ne kualicion me Berishen ju shiten 300 km2 ne ujrat teritoriale te Detit Jon per llogari te Greqise dhe Shpetim Idrizi u pajtua me kete pazar tradhetie karshi kombit shqipetar ky zotri ishte Drejtor Dogane ne Qeverine Nano dhe vodhi pa mase tani pazar me Berishen..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Vëzhguesit vendor: situata e KQZ me pasoja

Publikohet raporti i tretë. Vëzhguesit: “Shqetësim edhe përdorimi i burimeve zyrtare në fushatë. Drejtësia nuk vepron”
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Integrimi i grave në misione luftarake

Zyrtarët thonë se brenda një ose dy viteve gratë mund të trajnohen për të shërbyer në njësitë elite luftarake.
Më tepër

Pres. Obama mbron programet e monitorimit

Ai tha se monitorimi i telefonatave dhe internetit ka shpëuar jetë njerëzish.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive