E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Sfidat e jetimëve në Shqipëri

orphansorphans
x
orphans
orphans
Madhësia e gërmave - +
Në Shqipërisë fëmijët e mbetur jetimë përballen me vështirësi të mëdha. Shumë nga ata mbeten pa strehë dhe pa punë, pasi largohen nga qendrat shtetërore.
 
Organizatat joqeveritare pohojnë se ligjet janë të pamjaftueshme, dhe se në Shqipëri ka shumë më tepër fëmijë jetimë se sa ata që njihen si të tillë me ligj.
 
Dramat e shumta që sollën gjatë tranzicionit emigrimet massive, dhuna në familje dhe vdekjet jo të pakta të prindërve në mosha të reja e kanë rritur mjaft numrin e jetimëve socialë në Shqipëri, për të cilët mungojnë studime të detajuara. Sipas të dhënave më të fundit, vetëm 20 për qind e jetimëve biologjikë strehohen në qendra rezidenciale, ndërsa 80 për qind trajtohen si fëmijë në nevojë, të cilët i kanë prindërit të paaftë, ose të divorcuar, të emigruar, ose kanë prindër që u është hequr e drejta prindërore. Një pjesë e këtyre konsiderohen si fëmijë të rrugës, dhe po bëhen përpjekje të trajtohen në qendra rezidenciale.
 
Statusin e jetimit biologjik e kanë sipas ligjit vetëm 1 mijë e 465 jetimë nga 0-25 vjeç. Shqipëria ka 28 qendra të tilla rezidenciale, një pjesë shtetërore dhe një pjesë joshtetërore, që administrhen nga qendra fetare, ngo, nisma private. Nga këto 11 janë qendra shtetërore që strehojnë jetimë nga 0-3 vjeç, 3-6 vjeç dhe 6-15. Por numri i tyre i vërtetë është shumë më i madh.
 
Drejtuesi i Institutit Kombëtar për Integrimin e Jetimëve, Ilir Çumani, thotë se ligjet shqiptare në këtë fushë janë të mangëta, sepse quajnë jetim vetëm fëmijët me prindër të vdekur, por jo edhe ata që kanë prindër të paaftë, pra jetimët socialë.
 
Sociologët mendojnë se kujdesi i pamjaftueshëm për fëmijët jetimë është një çështje komplekse dhe një plagë e thellë sociale, sepse problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare kanë viktimizuar së pari këtë pjesë të pambrojtur të popullatës. Ata mendojnë se pushteti vendor mund dhe duhet të trajtojë jetimët socialë me një kujdes më të madh, qysh nga zbulimi i tyre, duke studiuar familjet në nevojë dhe të evdidentojë se kush prej fëmijëve rrezikohet nga dhuna. Përveç kësaj një sfidë e vërtetë është strehimi dhe punësimi tyre.
 
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: MEHDI nga: SHQIPERI
24.02.2013 21:56
Mendoj se eshte nje problem social i veshtire,ligjet ekzistojne,por duhet ZEMER PER TI ZBATUAR.

Plus kjo shifer eshte rritur shume shume.Biznesi mundet te beje me shume,por duke pasur edhe mbeshtetjen e shtetit ne kete drejtim

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive