E shtunë, 01 nëntor, 2014

Lajme / Kulturë

Argo merr Oscar si filmi më i mirë

Hollivudi nderoi mbrëmë arrijet e vitit për filmat dhe rolet më të mirë të vitit. Si çdo vit, kjo ceremoni madhështore pati të papriturat e saj dhe jo vetëm në ndarjen e vetë çmimeve, ndërkohë që u ndoq në televizion nga gati një miliardë njerëz në gjithë botën.
 
Filmi i Ben Affleck, "Argo," historia se si Hollywoodi, Kanadaja dhe CIA u bënë bashkë për të shpëtuar 6 amerikanë gjatë krizës së pengjeve në Iran fitoi çmimin e filmit më të mirë.

Nga Shtëpia e Bardhë, Zonja e Parë, Michelle Obama bashkë aktorin e njohur Jack Nicholson paraqitën çmimin final.

Ben Affleck, regjisor, producent dhe aktor në këtë film, falenderoi të gjithë artistët, në skenë dhe pas saj për realizimin e këtij suksesi.
Me mendimin që këto çmime të ndaheshin mes sa më shumë artistëve, votuesit i shpërndanë ato mes disa filmave: Filmi "Argo" fitoi 3 statuja, ndërkohë që "Life of Pi" kryesoi me 4 çmime.

Ang Lee habiti një numër të madh njerzish, duke fituar kategorinë e regjisorit më të mirë në filmin "Life of Pi". Pritej gjerësisht që regjisori Steven Spielberg, ta fitonte këtë çmim për filmin "Lincoln".

Aktori britanik, Daniel Day-Lewis u bë personi i parë që fiton 3 çmime Oscars në kategorinë e aktorit më të mirë, duke fituar për rolin e presidentit të 16-të amerikan, Abraham Lincoln të luftës civile amerikane "Lincoln". Dy çmimet e mëparshme ai i ka fituar për rolet në filmat "My Left Foot" dhe "There Will Be Blood".
Ai është gjithashtu mes 6 aktorëve që kanë fituar 3 Oscars ose më shumë, që janë Meryl Streep, Jack Nicholson, Ingrid Bergman dhe Walter Brennan. Vetëm Katharine Hepburn ka fituar 4 çmime Oscar.

Dhe kategorinë e aktores më të mirë e fitoi Jennifer Lawrence për rolin e saj në filmin "Silver Linings Playbook".
Jennifer u rrëzua nëpër shkallë, ndërsa ngjitej në skenë për të marrë çmimin.
"Ju jeni ngritur sepse ndjeheni keq për mua që u rrëzova", u tha ajo të pranishmëve në sallë.

Në moshën 22 vjeçare, Jennifer është femra e dytë më e re që fiton këtë çmim, pas Marlee Matlin, e cila fitoi në moshën 21 vjeçare për filmin "Children of a Lesser God".

Aktori austriak Christoph Waltz fitoi për herë të dytë çmimin Oscar në rolin e aktorit suportues në filmin "Django Unchained".

Anne Hathaway është artistja e tretë në një muzikal që fiton kategorinë e aktores në rol të dytë gjatë ringjalljes së këtij zhanri në 10 vjetët e fundit. Ajo e fitoi këtë çmim për rolin e një nëne e kthyer në prostitutë në filmin "Les Miserables".

Ceremonia, që zgjati 3 orë, u shoqërua me interpretimin e artistëve dhe këngëtarëve më të mirë të Amerikës.

Një montazh për nder të 50 vjetorit të filmave të dedektivit britanik, James Bond, 007, u pasua nga interpretimi i këngës së filmit më të fundit 007, Skyfall, nga këngëtarja Adele, me të cilën ajo fitoi edhe çmimin Oscar në kategorinë e këngës origjinale.
Ceremonia madhështore u ndoq në televizion nga shumica e vendeve të botës nga gati një miliardë njerëz.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

“Reporterët pa kufij” kritikojnë EULEX-in

Organizata shfaqi shqetësimin për trysninë e EULEX-it ndaj gazetarit që publikoi dokumente që hedhin dyshime për korrupsion në radhët e këtij misioni
Më tepër

Raport i OKB për rrezikun nga ISIS

Sipas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gati 15 mijë luftëtarë nga e gjithë bota kanë lënë vendin e tyre për t’u bashkuar me grupet ekstremiste që operojnë në Irak dhe Siri
Më tepër

Zgjedhjet e separatistëve në Ukrainë

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Ukrainës i bënë thirrje presidentit Putin të injorojë rezultatet e zgjedhjeve të separatistëve që do të zhvillohen të djelën në Ukrainën lindore
Më tepër

Në Tiranë selia e Fondit për Ballkanin

Vendet e rajonit ngrejnë një strukturë të përbashkët për nxitjen e procesit të integrimit europian, mbështetur në modelin e Grupit të Vishegradit.
Më tepër

Kodheli: Modernizimi i ushtrisë shqiptare, një proces i gjatë, me ndihmën amerikane

Intervistë me Ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë, Mimi Kodheli
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Children wearing Halloween costumes recite the Pledge of Allegiance after becoming US citizens during a naturalization ceremony at the United States Citizenship and Immigration Services in Baltimore, Maryland.
  • A crowd gathers in front of army headquarters in Ouagadougou, demanding that the army take over following the resignation of the president. Burkina Faso's army chief Navere Honore Traore said he was taking power on October 31 as head of state.
  • Military rescue workers recover the body of a woman, who was buried alive with scores of others in the October 29 mudslide, at a tea plantation in the central Sri Lankan area of Koslanda.
  • A Palestinian protestor throws a burning tire during clashes with Israeli security forces at the Qalandia checkpoint between Ramallah and Jerusalem City following a rally by supporters of the Hamas movement against the restrictions on the Al-Aqsa mosque compound.
  • A Palestinian protester tries to throw back a tear gas canister fired by Israeli security forces during clashes at the Aida refugee camp near the West Bank city of Bethlehem.

  • Vietnamese-born model and global fashion show organizer Jessica Minh Anh presents a creation during a fashion she organized, on a catwalk set up on the first floor of the Eiffel Tower in Paris.
  • Howard, a 35-year-old Australian Chinese musician and lookalike of North Korean leader Kim Jong Un, gestures in front of a wall with messages of support to pro-democracy protesters in part of Hong Kong's financial central district they are occupying.
  • Children dressed for Halloween prepare to trick-or-treat in a housing compound in South Jakarta district in Jakarta, Indonesia.
  • A hippopotamus catches a pumpkin during Halloween celebrations in the Tiergarten Schoenbrunn zoo in Vienna, Austria. Once a year the animals in the zoo are fed pumpkins to celebrate Halloween.
  • A tourist looks at a Thai woman dressed in a ghost costume for Halloween buying coconut in Bangkok, Thailand.
  • Conchita Wurst (C), the bearded transgender winner of the Eurovision Song Contest, performs in the number "True Love?" on stage with topless dancers during a rehearsal for the show "Desirs" at the Crazy Horse cabaret in Paris, Oct. 30, 2014.
  • Residents relax on Lido beach along the Indian Ocean's coastal city of Mogadishu, Somalia. Lido Beach has become a popular spot over the weekend, with hundreds of people gathering to enjoy the sea and sand.
  • A man surfs on the Eisbach river at the English Garden during a sunny autumn day in downtown Munich, Germany.
  • A man walks along the Indian Ocean as the tide goes out at Coco Beach in Dar es Salaam, Tanzania.
  • An Indian Hindu devotee crawls underneath a sacred cow on the eve of Gopastami in Hyderabad. The Gopastami festival, which commemorates Hindu Lord Krishna becoming a cow-herder, brings devotees preparing food and offering religious rituals to cows.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.