Lidhje

Martesat e homoseksualëve në Francë


france gay
france gay

Një francez në të dyja anët e debatit mbi martesat e homoseksualëve

Franca do të pasojë së shpejti më shumë se gjashtë vende evropiane që kanë legalizuar martesën e homoseksualëve. Dhoma e ulët e parlamentit e miratoi legjislacionin më 12 shkurt. Miratimi i ligjit nga Senati pritet të bëhet pa vështirësi, pasi socialistët në pushtet, të cilët janë pro martesave të homoseksualëve, kontrollojnë parlamentin. Por çështja ka nxitur çuditërisht përçarje të thellë në këtë vend katolik - por me qëndrim të fuqishëm laik.

Elie Geffray është në të dyja anët e debatit për martesat e homoseksualëve në Francë. Si prift katolik në pension, i cili ende drejton mesha dhe ceremoni të tjera fetare, ai respekton kishën e tij që e kundërshton këtë bashkim.

Por Geffray është gjithashtu kryetar i bashkisë në Ereac, një fshat i thellë në zemër të Bretanjës. Dhe, kur martesat e homoseksualëve dhe birësimet të bëhen të ligjshmë këtu, siç presin shumë njerëz, ai do të jetë i gatshëm të drejtojë ceremonitë për çiftet…. megjithëse jo në kishë.

Geffray thotë se do të zbatojë ligjet e të dy institucioneve ku bën pjesë – Republikës Franceze dhe Kishës Katolike. Por ai beson gjithashtu se ka ardhur koha të njihen të drejtat e homoseksualëve.

Martesat e homoseksualëve e kanë ndarë thellësisht Francën. Betejat pro dhe kundër martesave të tyre janë demonstruar në rrugë dhe në politikë. Anketat tregojnë se shumica e francezëve i mbështesin ato.

Por javët e fundit, dhjetra mijëra kundërshtarë – si 19 vjecarja Elenore Demacebu – kanë marrë pjesë në protesta në Paris.

"Jam këtu, pasi mendoj se është shumë e rëndësishme të mbrohet martesa mes një burri dhe një gruaje. Kjo është absolutisht e nevojshme për fëmijët, sepse ata kanë nevojë për një baba dhe një nënë." ((END A

Bisedat në baret e fshatit kanë të bëjnë më shumë me kohën dhe të mbjellat – e jo me martesat e homoseksualëve. Pak njerëz këtu shkojnë në kishë. Por pikëpamjet e zotit Geffray dhe roli i tij i dyfishtë si kryetar i bashkisë dhe si prift, kanë tërhequr vëmendje. Personi që shumë njerëz këtu e thërrasin thjesht "Elie" është bërë një figurë me popullaritet.

32 vjecari Philippe Landais, punëtor fabrike është fqinj i zotit Geffray.

Landais thotë se e respekton zotin Geffray. Ai mendon se njerëzit këtu do ta pranojnë më në fund idenë e martesave të së njëjtës gjini.

Por pronarja e barit Cecile Gastine thotë se Ereac është një komunitet konservator.

"Jemi në fshat dhe ata nuk dinë… s’kanë takuar ndonjëherë homoseksualë. Në qytetet e mëdha është normale, por jo në fshat."

Geffray thotë se shumica e banorëve nuk flasin shumë me të për martesat e homoseksualëve… ndoshta pasi e dinë se ai është kundër tyre. Por ai ka marrë shumë letra nga njerëz që e mbështesin në mbarë Francën – ashtu si edhe letra negative. Ai u përgjigjet kritikëve që janë të hapur për diskutim – përfshi peshkopin e fshatit për të shpjeguar pikëpamjet e tij.

Geffray thotë, nëse martesat e homoseksualëve sanksionohen, kjo do të thotë se shteti francez është më i hapur ndaj homoseksualëve sesa ndaj kishës. Dhe kjo e shqetëson atë. Me kishën Katolike që po kërkon zëvendësuesin e Benediktit XVI, ky qëndrim mund të ndryshojë. Tani për tani, çiftet e homoseksualëve që kërkojnë një ceremoni civile mund të shkojnë dhe ta bëjnë atë në Ereac.
XS
SM
MD
LG