E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

SHBA - Vdiq ish-Kirurgu i Përgjithshëm C. Everett Koop

Koop ka qenë një kirurg pediatrik i cili shërbeu si "mjeku i Amerikës" nga viti 1981deri më1989.

Koop
Koop
Madhësia e gërmave - +
Vdiq në moshën 96 vjeçare C. Everett Koop, ish-kirurg i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, që lartësoi profilin e zyrës së tij duke u marë me sëmundjen e re atëherë, e njohur si SIDA dhe me rreziqet e pirjes së duhanit.
 
Instituti Dartmouth Koop njoftoi se ai mbylli sytë të hënën, por pa bërë të ditur shkakun e vdekjes. Koop ka qenë një kirurg pediatrik i cili shërbeu si "mjeku i Amerikës" nga viti 1981deri më1989.
 
Emërimi i tij atëhere për postin e Kirurgut të Përgjithshëm u kundërshtua nga grupe të caktuara të interesit të cilët kishin frikë se Koop do të përdorte këtë zyrë për të nxitur pikëpamjet e tij konservatore, sidomos qëndrimin kundër abortit. Megjithatë, gjatë mandatit të tij Koop arriti të shmangë përdorimin e postit  të Kirurgut të Përgjithshëm për të promovuar ideologjinë e tij.
 
Në fakt, ai sot kujtohet më mirë për raportin e tij mbi SIDA-n në  vitin 1986 ku kërkoi përdorimin e prezervativëve dhe edukatën seksuale për fëmijët e shkollave.
 
C. Everett Koop la gjurmë gjatë kohës që shërbeu në postin e Kirurgut të Përgjithshëm, duke nisur një fushatë kundër pirjes së duhanit në Shtetet e Bashkuara, fushatë që arriti të vendosë bazat për ndalimin sot të pirjes së duhanit në vende publike në të gjithë vendin.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: shkupjani nga: east stroudsburg pa
02.03.2013 15:05
ngushllime familjes Koop. do te shfrytezoje rastin per nje verejtje,,,perkthimi nuk behet fjale per fjale,ne kete rast shqiperimi me i afert do te ishte minister i shendetsise ,si paralele qe kemi ne shtetet Evropejane,ose edhe ne vendet e tona,duhet shqiperuar e jo te duket perkthimi shume i zymte,se zoti Everret Koop nuk ka qene Kirurg

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive